Të enjten e fundit në parlament u rikthye nëpërmjet akuzave të forta diskutimi mbi pagesat që partitë dhe liderët shqiptarë bëjnë në SHBA për të përfituar takime apo foto me eksponentë të niveleve të larta deri me presidentin e SHBA-ve, duke shpresuar që të sigurojnë mbështetje të madhe politike, por dhe të bëjnë show në vendin e tyre.
Kryeministri Rama është akuzuar për një foto me ish-presidentin Obama në vitin 2012, ku në një takim për donacion ose mbledhje fondesh për fushatën, ish-kreu i opozitës në atë kohë Edi Rama, sot kryeministër, kishte mundur që të siguronte një foto me presidentin e SHBA-ve në atë kohë, Barack Obama.
Për foton, ku u pretendua se Rama ishte paraqitur në hyrje të aktivitetit si bashkëshortja e Bilal Shehut, i cili kishte paguar shumën prej 80 milion dollarësh si donacion.
Historia e Bilalit në atë kohë bëri shumë bujë, të njëjtën zhurmë po bën sot edhe pagesa prej rreth 700 mijë dollarë të paguar nga Lulzim Basha për lobim në SHBA gjatë kohës së çadrës dhe në prag të fushatës kur doli në fotografi me presidentin Trump.
Pse nuk ndryshojnë fotot e Ramës me Obamën dhe e Lulit me Trump?
Bilali ishte “sekseri” që gjeti Edi Rama për të paguar përmes tij hyrjen në një ceremoni të Obamës, me këtë rast për të bërë dhe një foto me të.
Historinë e Bilalit, Luli e kreu para fushate, kur pagoi për të hyrë në një aktivitet si donator i një senatori amerikan, në Milwakee, Wisconsin. Pra bleu si biznesmen një foto, 20 mijë USD me Trump, si Rama me Bilalin dikur.
Rama përdori Bilalin, Basha ishte vetë Bilali. Ndërkohë që historia e cila sot po bën xhiron e lajmeve nëpër botë, e vendos Partinë Demokratike në mënyrë të pamerituar në qendër të një skandali i cili lidhet me përdorimin e parave të pista në fushatë.
Për herë të parë në historinë e lobimeve që bëjnë partitë politike në Shqipëri, Lulzim Basha njollos PD-në me akuza për pastrim parash.
Akuzat ndaj Bashës për pastrim parash dhe pagesat nga offshore
Në rastin e mësipërm kemi foto të Ramës duke shfrytëzuar Bilalin për Obamën dhe Lulin që konsumon në të njëjtën mënyrë, por bëhet “Bilal” vetë për të bërë një foto me Trump.
Fotot janë e njëjta gjë, kurse faktet dhe akuzat për pagesa lobimi nga offshore janë krejt ndryshe dhe diçka tjetër, dhe skanë asnjë lidhje me historitë e fotove.
BINIATTA TRADE LP është një kompani offshore, guackë, që nuk ka asnjë aktivitet, asnjë bilanc financiar, por që paguan 675 mijë USD kompanisë lobuese të fushatës së Bashës-“Stronington Strategies”.
Fillimisht Basha e mohoi, më pas u mundua ta shpjegojë duke gënjyer shumëfish.
Sot Basha nuk na thotë dot:
Pse nuk ka dorëzuar kontratat e firmave lobuese në KQZ?
Pse këto kontrata nuk përputhen me shifrat e dorëzuara në raportin financiar në KQZ?
Pse nuk përputhen shifrat e dorëzuara në raportin financiar në KQZ?
Kush i merr vendimet per shpenzimet financiare ne PD dhe kush nga PD ka dijeni për këtë transaksion të pisët?
Nga dolën 675 mijë USD që paguhen për lobim për fushatë?
Pse nuk bën transparencë se kush fshihet pas BINIATTA TRADE LP dhe çfarë e lidh me PD këtë kompani offshore?!
Tani që Basha jo vetëm që nuk fitoi, por duhet të kthejë rreth 140 milion lekë në KQZ, e kujt ështe fatura e 675 mijë USD?!
Këto pyetje janë vetëm disa në hijen e një skandali që Basha po kërkon ta kalojë duke përfituar nga heshtja e tij tashmë për çështjen Tahiri, apo duke bërë sikur me situatën aktuale të përmbytjeve.
Në fakt edhe mazhoranca po e sulmon herë pas herë për ta bërë Bashën të heshtë dhe për ta çuar atë në një pazar politik, por skandali i pagesave nga offshore, i publikuar në shumë media prestigjoze europiane dhe botërore nuk mund të kalohet me një Pazar politik të Lulit, i cili mund të shpëtojë nga “dashuria” e Ramës dhe marrëveshja e 18 majit.
Daily Mail ka raportuar me 30 nëntor 2017 se Prokuroria e Tiranës ka filluar një hetim mbi paratë që Partia Demokratike e qendrës së djathtë shqiptare, e cila ka përdorur për lobim në Shtetet e Bashkuara.
Ne një deklaratë te marrë ditën e enjte u tha se prokurorët kanë kërkuar nga demokratët dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të shpjegojnë dhe tregojnë nëse një deklaratë e dyshuar informale prej $ 675,000 (570,000 euro) përmes kompanive të regjistruara offshore është shpallur nga partia.”
Lulzim Basha duhet të mbajë përgjegjësi para demokratëve, ne veçanti para shqiptarëve, që tashmë e ka njollosur PD-në me akuza për pastrim parash.
A janë këto para të pista, të fituara nga Lulzim Basha gjatë kohës kur ka qënë kryebashkiak dhe ministër, të cilat i ka vendosur në offshore dhe tani po i përdor për të përfituar mbështetje politike?
A fshihet dikush tjetër pas tij, apo së bashku me segmente të rrethit të tij familjar, Lulzim Basha ka përdorur offshoret për të fshehur pasuritë dhe tani atop o dalin si fonde për lobime?
Në fakt ka shumë pyetje për Lulzim Bashën, edhe sikur ai të pretendojë se kjo është furtunë në gotë, seose përpara kemi cështjen tahiri dhe dy ditët e fundit kemi përmbytjet, Tahiri duhet të mbajë përgjegjësi për akuzat ndaj tij, qeveria për përmbytjet, dhe Lulzim Basha për pagesat nga offshore dhe akuzat për pastrim parash.
Të treja janë çështje të ndryshme dhe Luli nuk mund të shpëtojë, duke u fshehur pas Saimir Tahirit, apo shirat që sjell Zoti dhe paaftësia e qeverisë për menaxhimin e situatës.
Ne do të jemi këtu çdo ditë për t’ja kujtuar dhe për ta zbardhur deri në fund këtë skandal, bashkë me çdo çështje tjetër të cilën Luli e përdor si justifikim.
Ndoshta Edi Rama mund të përpiqet ta shpëtojë, por njolla tashmë ka ngelë, faktet janë publikuar.
Ashtu siç u zhyt brenda me përgjigjet e tij sapo dolën akuzat, ashtu do zhytet edhe më tej kur të thellohen hetimet të cilat do të nxjerrin në fund përgjegjësinë jo vetëm politike, por dhe penale të Lulzim Bashës.
http://www.citynews.al/2017/12/pagesat-e-bashes-nga-offshore-dhe-bilali-i-rames-disa-pyetje-qe-gjunjezojne-kryetarin-e-pd-se/1