“Pacienti zero” në Itali një shqiptar, futbollisti që ia doli të shërohej tregon rrjedhën e historisë (Film) – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Pacienti zero” në Itali një shqiptar, futbollisti që ia doli të shërohej tregon rrjedhën e historisë (Film)

10:56 | 03/06/2020
në Kryesore
0

Në një intervistë për “ABC News” futbollisti shqiptar Xhoni Mustafaraj nga Vlora i cili jeton në Itali bashkë me familjen, ka treguar rrjedhën e historisë nga fillimi i shenjave të para të koronavirusit deri në momentin e daljes nga terapia intensive. Mustafaraj është futbollist profesionist dhe luan në kategorinë C të Italisë.

Ai ka treguar për gazetarin Enkel Demi se simptomat e para të koronavirusit i ka pasur që në 1 shkurt. Gjithashtu ai ka rrëfyer edhe se si e ka përjetuar përballjen e kësaj sfide me COVID-19.

“Ishte e shtunë dhe isha nisur për të shkuar në një ndeshje futbolli. Një ditë më parë e ndjeva që kisha temperaturë, pavarësisht kësaj unë luajta edhe mu desh të sforcohesha shumë. Pas ndeshjes u ktheva në shtëpinë, por e kisha lënë më miqtë që do të dilnim në shtëpinë e një shoku në Pavia, në darkë. Kur arrita në shtëpinë e tij, nuk mundja dot të lëvizja, kisha temperature dhe nuk merrja frymë.

Read more

A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –

Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

Në ato momente mora prindërit në telefon për të shkuar në shtëpi pasi nuk ndihesha mirë. Më morën dhe u ktheva në shtëpi, por sërish kisha probleme me frymëmarrjen. Më pas prindërit telefonuan spitalin e Lodit dhe më pas u shtrova në urgjencë. Fillimisht më bënë analizat e gjakut dhe vlerat e analizave të mia ishin shumë të larta, CpH. Vlera që kishte arritur ishte 128 mijë, dhe menjëherë pas këtyre rezultateve mjekët më çuan në terapi intensive. Në terapi qëndrova 26 ditë”, tregon Mustafaraj për “ABC News”.

Gjithashtu ai tregon se në këtë periudhë nuk flitej ende për COVID-19, por dyshimet e para ishin për probleme me qelizat muskulore. Por, sot nga testet që ka bërë rezulton se e ka kaluar koronavirusin, por edhe që ka prodhuar antikorpe.

“Edhe babai ka qenë 2 javë i shtrirë me disa prej simptomave. Për shkak të fluksit të lartë në spitale qëndroi në shtëpi”, u shpreh ai.

Gjithashtu ai ka treguar se si e ka kaluar terapinë intensive, ndërsa u shpreh se kali një nga situatat shumë të vështira.

“Ishte shumë e vështirë. Kisha maskë me oksigjen, më dilte edhe gjak. Dy javët që qëndrova në terapinë intensive kisha pranë edhe persona që vdisnin. Mjekët kishin vështirë të kuptonin se nga kush shkaktohej. Mjekët më ndërronin gjakun me dializë.

Kjo bëhej për të pastruar gjakun dhe me jepnin medikamente për temperaturë. Disa ditë i kam kaluar pa ngrënë. Kisha edhe familjarët që më vinin dhe pas dy javësh fillova të përmirësohesha dhe më çuan një repartin e Frologjisë për të zhbllokuar veshkat. Pas dy javësh kam dalë nga spitali. Nga fundi i shkurtit u shërova”, tha Mustafaraj.

Sakaq ai shtoi se jeta tashmë ka filluar normalisht, duke iu rikthyer edhe pasioneve për sportin.

“Nuk e dija që isha me koronavirus dhe ajo që ka ndikuar që unë të bëja testin ishte mamaja, pasi dyshonte se unë isha i prekur. Nga këmbëngulja e saj mora vendimin për ta bërë. Ndërsa dy javë më parë kam komunikuar me mjekët që më kuruan dhe më thanë se mund të jem rasti i parë që kanë pasur me koronë në spital”, u shpreh ai.

I pyetur nga gazetari Enkel Demi se mund të jetë përhapur infektimi, ai shpjegon se ka pasur kontakte të vazhdueshme, pasi ka vazhduar aktivitetin normalisht dhe në këtë mënyrë mendohet edhe të jetë përhapur infektimi.

“Kisha shumë kontakte, isha në shkollë. Ndërroja dy linja autobusësh. Merrja pjesë në stërvitje. Gjatë fundjavave dilnim me shokët. Para se të shkoja në spital, kisha një ditëlindjen e një shoqeje të cilën e festuam në një restorant, (diskotekë) të cilën e kanë disa qytetarë kinez. Ishim shumë të pranishëm dhe ambienti ishte i vogël. Nuk e di nga kush mund të jem infektuar, por ishim shumë njerëz bashkë”, tha ndër të tjera Mustafaraj./abcnews.al

 

Etiketa: “Pacienti zero” në ItalifutbollistiKoronavirusinjë shqiptar

Të Lidhura

A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –

A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –

nga 27
22:22 | 05/06/2026
0

Kryeministri Edi Rama, po dilte nga pallati i Kulturës ‘Labëria’ në Vlore në përfundim të takimit me banorë të Zvërnecit,...

Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

nga 27
22:10 | 05/06/2026
0

Kryeministri, Edi Rama, mori pjesë sot në aktivitetin për 35-vjetorin e Partisë Socialiste në Vlorë. Gjatë fjalës së tij, Rama,...

Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

nga 27
21:28 | 05/06/2026
0

Një “protestues” i pazakontë i është bashkuar tubimit të qytetarëve të revoltuar kundër Qeverisë, në bulevard. Ambasadori i Bashkimit Evropian...

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

nga 27
21:20 | 05/06/2026
0

Gjatë takimit me socialistë të Vlorës, kryeministri Edi Rama vijoi replikat me kundërshtarët e ndërtimit të resortit në Zvërnec, duke...

Para
COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 1 humbje jete, 25 raste të reja në 24 orët e fundit

20 të prekur me koronavirusi në 24 orë, 15 raste në Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –

A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –

22:22 | 05/06/2026
Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

22:10 | 05/06/2026
Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

21:28 | 05/06/2026
Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

21:20 | 05/06/2026
“Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –

“Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –

21:02 | 05/06/2026

Më Të Lexuarat

  • A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –
  • Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –
  • Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –
  • Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –
  • “Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –
  • Veriu është lënë pas, po ra një sëmundje… –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –
  • Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com