Delegacioni i OSBE në Shqipëri ka reaguar për ndarjen nga jeta të ish presidentit, Bujar Nishani i cili prej muajsh ndodhej i shtruar në një spital në Gjermani. Nëpërmjet një postimi në Twitter, përfaqësuesit e OSBE nëShqipëri, shprehen të hidhëruar për ndarjen e parakohshme nga jeta të ish presidentit Nishani.
“Jemi të hidhëruar nga humbja e parakohshme e Presidentit Bujar Nishani. Ngushëllimet tona të ndiera për familjen, të dashurit e tij dhe mbarë popullin shqiptar” – shkruhet në postimin e OSBE-s