Ornela Vorpsi më rëndë se teto Polikseni – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ornela Vorpsi më rëndë se teto Polikseni

20:00 | 12/04/2018
në Uncategorized
0

Nga Ilir Babaramo

Të gjithë portalet dhe ekranet e kontrolluara nga Edi Rama u përmbytën nga përroi psiqik i një farë Ornela Vorpsi. Askush nuk e di se me çfarë mjetesh jeton kjo emigrante e kahershme, ndërkohë që propagandistët e kryeministrisë e shitën si një shkrimtare të famshme. Kishim dëgjuar për VKM të gjithëfarsojshme, por se mund të dekretohesh shkrimtar, ca më tepër i shquar nga zyra e qeverisë, nuk na kishte shkuar mendja.
Dy gjëra më ngelën në mendje.

E para, e sipërmendura rrëfente eksitimin e saj për Edi Ramën të pashuar ende dhe pas 30 vjetësh. Gati të gjithëve ky lajm nuk mund t’u bëjë përshtypje, sepse në portalet shqiptare kërcënimi i Donald Trump që do bombardojë Sirinë fqinjëron me ngjarjen se në plazh një fanse u turr që të puthte Shpat Kasapin.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

E dyta, që më ngeli si gozhdë e ngulur në tru nga “rrëfimi” është fjalia: “Edi Rama magjepsi me artin e tij Parisin…”. Unë nuk hyj tek ata që besojnë se Rama ka jetuar si clochard diku në një cep të Rive Gauche dhe as që për të mbajtur frymën shiste vizatime pesë euro copa mes Pont neuf dhe Pont des arts. Por që të thuash “magjepsi Parisin” është më shumë se dozë elefanti, që nuk mund ta shtysh as duke pirë katër shishe verë 500 euroshe. Sepse dhe militantja më e thekur e Rilindjes e di që aktualisht Parisi nuk çuditet, jo më të magjepset nga një ekspozitë me veprat më të zgjedhura të Pikasos.
Ajo që është jo vetëm për t’u shqetësuar, por dhe për t’ia dhënë ulërimës nuk është se çfarë ndodhi, por ku ndodhi. Do ishte normale që rrëfimin e saj kjo fatkeqe ta kishte bërë në një divan psikanalisti. Por, nuk ndodhi kështu. Rrëfimin e saj ajo e bëri në selinë e qeverisë shqiptare, në ambientet e katit të parë. Fiks poshtë zyrës së kryeministrit. Kjo fatkeqe bëri këtë shfaqe para kamerave të thirrura nga zyra e PR të kryeministrisë.
Pak vetë e dinë se gjithë kati i parë i selisë së qeverisë shqiptare është ndarë në dy pjesë. Gjysma është dhënë me PPP një miku të kryeministrit që e ka kthyer në gjelltore, ndërsa gjysma tjetër në një medemek ekspozitë, e cila më shumë si e tillë ngjan me servisin e Çetit në autostradë. Kjo hapësirë shërben si vend spiritizmi si kjo e fundit apo ajo për përkujtimin e Kaso Trebeshinës. Ajo që është tronditëse është fakti se selia e kryeministrisë dhe stafi itij përdoren si dekor për një delir dhe mitomani të tillë.
PS. Rrëfimi i zonjës në fjalë më kujtoi një dokumentar të TVSH me teto Poliksenin në Korçë, e cila i tregonte gazetares: “Ja këtu rrinte Enveri, kjo është tavlla e tij e cigareve, ky është filxhan i tij i kafesë…”. Për të qenë i sinqertë deri në fund, teto Polikseni në asnjë çastë nuk tha se Enveri “magjepsi” Korçën. Prandaj, kjo e Ramës që “magjepsi Parisin” ishte një dozë elefanti për opinionin publik.

Etiketa: clochardDonald TrumpIlir BabaramoOrnela VorpsiOrnela Vorpsi më rëndë se teto PolikseniParisPont des artsPont neufShpat Kasapiteto Polikseni

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Dhuna në Kuvend, Rama: Bushati u ndëshkua, opozita krenare për shëmtitë e saj

Dhuna në Kuvend, Rama: Bushati u ndëshkua, opozita krenare për shëmtitë e saj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ja çfarë i kërkoi SPAK-ut Edi Rama –

Tjetër “shuplakë” e fuqishme për Ramën! SPAK urdhër-arreste për baxhanakun e tij dhe 3 të tjerë –

20:33 | 20/12/2025
“Shumë figura të PD-së janë konsumuar”, qytetari replikon me Berishën në Kurbin –

“Shumë figura të PD-së janë konsumuar”, qytetari replikon me Berishën në Kurbin –

20:15 | 20/12/2025
Aksident i rëndë në Tiranë/ Makina përplaset me motorin, një i vdekur dhe një e plagosur –

E rëndë në Tiranë, gjendet një trup i pajetë në një kanal uji –

19:53 | 20/12/2025
OSBE e akuzoi Ramën se ka 200 mln euro të fshehura në banka offshore –

OSBE e akuzoi Ramën se ka 200 mln euro të fshehura në banka offshore –

19:39 | 20/12/2025
Edi Rama ka shfarosur kombin, është armiku më i madh i shqiptarëve –

Edi Rama ka shfarosur kombin, është armiku më i madh i shqiptarëve –

19:27 | 20/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Tjetër “shuplakë” e fuqishme për Ramën! SPAK urdhër-arreste për baxhanakun e tij dhe 3 të tjerë –
  • “Shumë figura të PD-së janë konsumuar”, qytetari replikon me Berishën në Kurbin –
  • E rëndë në Tiranë, gjendet një trup i pajetë në një kanal uji –
  • OSBE e akuzoi Ramën se ka 200 mln euro të fshehura në banka offshore –
  • Edi Rama ka shfarosur kombin, është armiku më i madh i shqiptarëve –
  • Të marrim në dorë fatin tonë! –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Tjetër “shuplakë” e fuqishme për Ramën! SPAK urdhër-arreste për baxhanakun e tij dhe 3 të tjerë –
  • “Shumë figura të PD-së janë konsumuar”, qytetari replikon me Berishën në Kurbin –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com