Opozitë dembele që merret me bejte në Facebook – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Opozitë dembele që merret me bejte në Facebook

18:39 | 03/03/2018
në Uncategorized
0

Nga Bledar Kurti

Që nga 1 prilli, shqiptarët do paguajnë edhe taksën e banesës. Një barrë më shumë për buxhetin e familjeve shqiptare, një faturë më e rëndë e energjisë elektrike apo e ujit të pishëm. Efekti zinxhir do sjellë rritjen e çmimit të qirave si për studentët në qytetet universitare, ashtu edhe për bizneset e vogla në mbarë vendin. Dhe a u shtrua ky debat për të informuar opinionin publik? Jo. A u argumentua dhe kundër-argumentua qëllimi i kësaj takse? Jo. A u diskutua përse të mos taksohen banesat e dyta, siç praktikohet në shumicën e vendeve të tjera? Jo. A ngriti zërin dikush në emër të qytetarëve? Jo. E përse jo? Sepse, opozita është dembele e merret me bejte në facebook.

Qëllimi i çdo qeverie është të taksojë një popull sa më shumë të mundet, por janë mekanizmat demokratik ata që e frenojnë atë deri sa të gjendet një vijë e përbashkët.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Nëse qeverisë aktuale i shkrepet të taksojë edhe ajrin që thithim, nuk është çudi të miratohet pa zhurmë, pasi mekanizmat demokratikë në mbrojtje të qytetarit janë rrëzuar.

Dhe kjo është përgjegjësi e drejtëpërdrejtë e opozitës, e cila nuk le barsaletë pa thurur, nuk le thatheshem pa përgojuar, nuk le status pa reaguar, por kur bëhet fjalë për ekonominë e familjeve shqiptare, fle e dembelosur, e vetëkënaqur me fitoren ndaj mullinjve të erës. Sot, opozita nuk dikton linjën e diskursit dhe debatit publik. As edhe një debat politik nuk është inicuar nga opozita. Ajo vetëm ka reaguar ndaj mazhorancës dhe mbi të gjitha mbi deklaratat e disa gazetarëve ose analistëve në studiot televizive.

Sot, diskursin politik nuk e drejtojnë partitë kryesore të opozitës, por deklaratat ambige të tre a katër analistëve. Dhe sigurisht që shumica e lejon, madje e inkurajon këtë formulë, pasi e ka më të lehtë të merret me një numër të vogël analistësh se sa me ushtritë e partive opozitare. Duke marrë në konsideratë që disa prej tyre janë pranë mazhorancës bëhet edhe më e lehtë t’i shtosh finesë spin-it qeveritar. Nëse vëreni me kujdes, shumë prej tyre merren ende me Berishën. Kjo taktikë duket se ka funksionuar, pasi teksa ende merremi me Berishën, askush nuk merret me të tashmen e aq më pak me të ardhmen. Dhe opinioni publik është i zënë në kurth. Dhe e gjitha kjo, sepse opozita nuk po merr dot frerët e prioritizimit të nevojave të qytetarit dhe vendit.

Me dembelizmin e saj nuk merret as me gjërat e errëta e as me ato të bardha, por vetëm me ato rozë. Ndaj edhe shqiptarët do e hajnë edhe një taksë më tepër, e kushedi se sa të tjera pas saj. Nuk ka tirani më të keqe sesa të detyrosh një njeri të paguajë për atë që ai nuk dëshiron, thjesht sepse mendon se do të ishte e mirë për të. Asnjë shqiptar nuk është pyetur, nëse kjo taksë do i shërbejë atij. Dhe asnjë zë opozitar nuk e ka bërë atë pjesë të debatit publik. Zakonisht janë qeveritë ato që janë dembele e opozita e zellshme për debat e revolucion. Në Shqipëri është e kundërta. Ndaj opozitës sonë dembele e gjumashe i urojmë nga zemra: “pafsh ëndrra sa më të bukura!”

Etiketa: bejtebledar kurtidembeleFacebookopoziteqeveritaksa

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Vatikani: Murgeshat shfrytëzohen si krah i lirë pune, të mos trajtohen si shërbëtore

Vatikani: Murgeshat shfrytëzohen si krah i lirë pune, të mos trajtohen si shërbëtore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Dosja “KURUM”/ Analizat laboratorike zbuluan përmbajtjen e rrezikshme të 2800 ton mbetjeve –

Dosja “KURUM”/ Analizat laboratorike zbuluan përmbajtjen e rrezikshme të 2800 ton mbetjeve –

18:33 | 03/02/2026
Ndryshimin nuk e shmangin dot as ata që PD duan ta mjelin si lopë –

Ndryshimin nuk e shmangin dot as ata që PD duan ta mjelin si lopë –

18:27 | 03/02/2026
Kush bashkon opozitën, kandidat për kryeministër –

Kush bashkon opozitën, kandidat për kryeministër –

18:19 | 03/02/2026
Zëri i të rinjve në Fier: Besojini Ervinit, është shpresa jonë

Zëri i të rinjve në Fier: Besojini Ervinit, është shpresa jonë

18:07 | 03/02/2026
Dosja “KURUM”/ Arrestohet drejtoresha e Agjencisë së Arsimit Parauniversitar, në mes të 33 personave nën hetim –

Dosja “KURUM”/ Arrestohet drejtoresha e Agjencisë së Arsimit Parauniversitar, në mes të 33 personave nën hetim –

17:23 | 03/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Dosja “KURUM”/ Analizat laboratorike zbuluan përmbajtjen e rrezikshme të 2800 ton mbetjeve –
  • Ndryshimin nuk e shmangin dot as ata që PD duan ta mjelin si lopë –
  • Kush bashkon opozitën, kandidat për kryeministër –
  • Zëri i të rinjve në Fier: Besojini Ervinit, është shpresa jonë
  • Dosja “KURUM”/ Arrestohet drejtoresha e Agjencisë së Arsimit Parauniversitar, në mes të 33 personave nën hetim –
  • Akuzohet për 31 vjedhje banesash në Angli, policia e Kent arreston shqiptarin nga Laçi –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Dosja “KURUM”/ Analizat laboratorike zbuluan përmbajtjen e rrezikshme të 2800 ton mbetjeve –
  • Ndryshimin nuk e shmangin dot as ata që PD duan ta mjelin si lopë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com