Opozita i “dogji” mandatet, “Rilindja” është duke e “djegur” Shqipërinë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Opozita i “dogji” mandatet, “Rilindja” është duke e “djegur” Shqipërinë

20:30 | 14/07/2019
në Kryesore, Shqiperi
0

Nga Kim Mehmeti

Nuk janë të pakuptimta, përbuzëse dhe çmendurake vetëm thëniet e Kryeministrit të Shqipërisë se vendi shkon përpara duke u kthyer në shtet njëpartiak, por edhe ato të “intelektualeve të pavarur”  që pohojnë se nuk e përkrahin qeverinë e sotme pse ajo është më e mirë se e mëparshmja, por pse “ata” të opozitës e mbollën farën e bimës së keqe dhe janë edhe më të këqij se “Rilindja”!? Me çka pohojnë diçka që u ka hije debatuesve nëpër kafenetë e fshatit,  por jo edhe atyre që pretendojnë ta ngrenë më lartë vetëdijen e votuesve: se nuk është demokraci kur e zgjedhë të mirën më të madhe, por të keqen më të vogël? l Dhe e promovojnë mendësinë politike se hajduti i partisë tënde, që i vjedh të tjerët, por të jep edhe ty, është më i mirë se ai i partisë kundërshtare, që e punëson të vetin, e të lë ty pa punë.

Është e pritshme që  Kryeministri i Shqipërisë, me prirje të diktatorit, zgjedhjet njëpartiake t’i mbrojë me qëndrimin se “djegia” e mandateve është e pandodhur,  që mund ta dëmtojë rëndë demokracinë mbarëbotërore, por është e dhimbshme kur e sheh se edhe disa “opinionistë” mendjendritur nuk e vërejnë se opozita i dogji mandatet, por “Rilindja” është duke e “djegur” Shqipërinë.  Çka tregon se jo vetëm shumica e votuesve të rëndomtë, por edhe njerëz me nam e nishan, e mësuan si mbrohet pushteti dhe i pushtetshmi, por jo edhe shteti dhe shqiptaria. Pra e kuptuan se je më i mbrojtur, më i sigurt, e më i pëlqyer, kur mbanë anën e të pushtetshmin dhe kur ke mik të fortin, të pasurin e të famshmin, por duke harruar se, miqësia e mbështetur vetëm mbi themelet e frikës dhe interesit personal, është pasqyrë ku shihet dobësia e individit dhe se, kanë qenë, e do mbeten të fortë e të njerëzishëm, vetëm ata që e mbrojnë, e ndihmojnë dhe janë në anën e të dobëtit, të dëmtuarit dhe skamnorit.

Read more

Spiropali u shkarkua pas përplasjeve me Belindën –

Prençi: Balluku ka ende tentakulat e saj në 2 ministri! Alibeaj: Spiropali u shkarkua pas përplasjeve me Belindën

Këngë e mrekullueshme, e pamundur të mos fitosh! –

Mesazhi për Ballukun, zbardhen detaje, çfarë tha Rama në mbledhjen e PS –

Nga një Kryeministër si ky i Shqipërisë së sotme, është e natyrshme të presësh të lëvdohet edhe me dukuri të turpshme për gjithë shqiptarinë, siç ishin votimet njëpartiake të 30 qershorit. Por është e pabesueshme verbëria e  alamet “intelektualëve jopartiak”, verbëri  që nuk u lejon atyre të shohin se njësoj si  Envreri dikur, edhe Kryeministri i sotëm i Shqipërisë, e forcon “Rilindjen” e vet duke shkatërruar vendin. Dhe e promovon mendësinë e vet, të cilën siç duket e ka trashëgimi gjenetike, se s’ka ç’të duhet Shqipëria e fortë, me një parti të dobët!  Me çka edhe e bëri vendin shtet ku ke protestues që e mbrojnë dhe vdesin për partinë, por jo edhe për Shqipërinë!

Dhe është e kuptueshme që  një piktor i bërë politikan, të besojë se brekushet e tij dhe daljet cullak nëpër plazhe, janë vlera tradicionale shqiptare, me të cilat duhet të mburremi para botës, por është e neveritshme se si edhe njerëz të dijes, të dalin të thonë vetëm atë që duan ta dëgjojnë perëndimorët, por jo edhe atë që duhet treguar shqiptarëve. Me çka e ndihmuan piktorin që ta bëjë Shqipërinë vend me drejtësi të reformuar, por pa gjykata dhe që të gjithë kundërshtarët e vet politik t’i shpallë si dashamirës të shtetit me gjykata, por pa drejtësi. Dhe e ndau popullin në “ne” opozitarët perëndimorë që duam drejtësi pa shtet,  dhe “haxhiqamilët” opozitarë që duan shtet pa drejtësi.  Pra duke e “deshqiptarizuar” shqiptarinë dhe duke e bërë Shqipërinë mëmë nga djep i patriotizmi shqiptarë, në vendbanim të turpit kombëtarë.

Po pra, është e vërtetë se gjatë tri dekadave të kaluara, shumë politikanë e burrështetas që e drejtuan Shqipërinë, u bënë hajdutë dhe është e pritshme që këtë të vërtetë, piktori Kryeministër ta përdor si jorgan për ta mbuluar vetveten si njeri të pushtetshëm më shumë se dy dekada me radhë. Por është trishtuese heshtja e alamet personaliteteve me emër e mbiemër, të përfshirë edhe nëpër enciklopeditë shqiptare, të cilët u shtirën që nuk e shohin se gjatë sundimit të “Rilindjes” ndodhi diçka edhe më tragjike: shumë hajdutë e kriminelë, u bënë politikanë dhe morën në duar vendin.  Me çka Shqipërisë thuajse iu pamundësua që pa një “revolucion” të dhembshëm, t’i shlyejë nga “biografia” e saj emrat e politikanëve që i janë ngjitur  si shushunja, që asaj ia thithin gjakun e freskët rinorë, e popullit ardhmërinë.

Po, është e pritshme që një diktator qesharak si Kryeministri i sotëm i Shqipërisë, ta përdorë gjithë aftësinë e tij folëse dhe atë pakë imagjinatë krijuese që ka, për ta fshehur të vërtetën se më shumë e do pushtetin se sa shtetin e popullin e vet, si dhe për ta mbuluar atë që shihet qartë: se di ta sundojë vendin, por jo edhe vetveten. Por është shumë e panatyrshme që këtë të mos e kenë vërejtur ata që duhej të parët të alarmonin se Shqipëria është duke shkuar rrugës të ketë pushtet, por jo edhe shtet dhe ku, sa më e fortë bëhet “Rilindja”, sa më të pasur bëhen “rilindësit”, aq më i dobët bëhet shtet dhe aq më shumë varfërohet populli.

Andaj edhe mund te thuhet se Kryeministri që e pikturoi Shqipërinë njëpartiake, nuk është fajtori i vetëm pse shteti zhbëhet e “Rilindja” forcohet, por mëkatarë janë edhe ata që këtë e dinin dhe kishin mundësi ta thoshin, por shkaku i interesit personal heshtën dhe, popullit kurrë nuk i treguan se burrështetasit e tij hajdut bërtisnin – kapeni hajnin dhe se, jeton në një shtet ku politikanëve kriminelë u falet krimi, e mëkatarët hallexhinj e të papushtetshëm, i mbushnin burgjet..

 

Etiketa: "dogji" mandatetKim MehmetiopozitaRilindjaShqiperia

Të Lidhura

Prençi: Balluku ka ende tentakulat e saj në 2 ministri! Alibeaj: Spiropali u shkarkua pas përplasjeve me Belindën

Spiropali u shkarkua pas përplasjeve me Belindën –

nga 27
23:47 | 26/02/2026
0

Në Report TV, u diskutua për ndryshimet e fundit në Qeveri. Gjatë fjalës së tij, Alibeaj tha se mendonte se...

Prençi: Balluku ka ende tentakulat e saj në 2 ministri! Alibeaj: Spiropali u shkarkua pas përplasjeve me Belindën

Prençi: Balluku ka ende tentakulat e saj në 2 ministri! Alibeaj: Spiropali u shkarkua pas përplasjeve me Belindën

nga 27
23:41 | 26/02/2026
0

Pra sipas Alibeajt, Balluku është ende me një peshë shumë të madhe në Qeveri, pavarësisht se nuk është më zv.kryeministre...

Këngë e mrekullueshme, e pamundur të mos fitosh! –

Këngë e mrekullueshme, e pamundur të mos fitosh! –

nga 27
22:41 | 26/02/2026
0

Ermal Meta duket se është në rrugë të mbarë në garën e tij në Sanremo. Artisti shqiptar është vlerësuar nga...

Mesazhi për Ballukun, zbardhen detaje, çfarë tha Rama në mbledhjen e PS –

Mesazhi për Ballukun, zbardhen detaje, çfarë tha Rama në mbledhjen e PS –

nga 27
22:27 | 26/02/2026
0

Detaje nga mbledhja e PS në Pallatin e Brigadave, që u përmbyll me 7 ndryshime në qeveri. Burime bëjnë me...

Para
Vrasja e shqiptarit në Greqi/ Dalin detaje të reja

Vrasja e shqiptarit në Greqi/ Dalin detaje të reja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Prençi: Balluku ka ende tentakulat e saj në 2 ministri! Alibeaj: Spiropali u shkarkua pas përplasjeve me Belindën

Spiropali u shkarkua pas përplasjeve me Belindën –

23:47 | 26/02/2026
Prençi: Balluku ka ende tentakulat e saj në 2 ministri! Alibeaj: Spiropali u shkarkua pas përplasjeve me Belindën

Prençi: Balluku ka ende tentakulat e saj në 2 ministri! Alibeaj: Spiropali u shkarkua pas përplasjeve me Belindën

23:41 | 26/02/2026
Këngë e mrekullueshme, e pamundur të mos fitosh! –

Këngë e mrekullueshme, e pamundur të mos fitosh! –

22:41 | 26/02/2026
Mesazhi për Ballukun, zbardhen detaje, çfarë tha Rama në mbledhjen e PS –

Mesazhi për Ballukun, zbardhen detaje, çfarë tha Rama në mbledhjen e PS –

22:27 | 26/02/2026
Mesazhi për Ballukun, zbardhen detaje, çfarë tha Rama në mbledhjen e PS –

Mesazhi për Ballukun, zbardhen detaje, çfarë tha Rama në mbledhjen e PS –

22:25 | 26/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Spiropali u shkarkua pas përplasjeve me Belindën –
  • Prençi: Balluku ka ende tentakulat e saj në 2 ministri! Alibeaj: Spiropali u shkarkua pas përplasjeve me Belindën
  • Këngë e mrekullueshme, e pamundur të mos fitosh! –
  • Mesazhi për Ballukun, zbardhen detaje, çfarë tha Rama në mbledhjen e PS –
  • Mesazhi për Ballukun, zbardhen detaje, çfarë tha Rama në mbledhjen e PS –
  • Ikën Balluku, por ia lë postin ushtarit të saj, që doli në pah pas zbythjes së Ardian Çelës –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Spiropali u shkarkua pas përplasjeve me Belindën –
  • Prençi: Balluku ka ende tentakulat e saj në 2 ministri! Alibeaj: Spiropali u shkarkua pas përplasjeve me Belindën

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com