Gjatë operacioneve të kryera përgjatë kësaj jave 70 grupe të përbashkëta të policisë dhe OSHEE kanë evidentuar 21 raste të vjedhjes së energjisë elektrike.
Janë arrestuar 11 autorë, 2 janë shpallur në kërkim dhe 8 ndiqen në gjendje të lirë për këtë vepër penale.
Ndërkohë gjatë operacionit “Roja e Gjelbër” është arrestuar 1 person në flagrancë dhe 5 të tjerë ndiqen në gjendje të lirë për prerjen e paligjshme të pyjeve.