Drejtuesja e ONM-së Genoveva Ruiz Calavera deklaroi se Reforma në Drejtësi është kyçe për integrimin e Shqipërisë në BE.
Në një intervistë për European Western Balkan, Calavera tha se Bordi Drejtues i ONM-së është ngritur si një organ administrativ për të ndihmuar realizimin e aktiviteteve të cilat Kushtetuta e Shqipërisë ia ka besuar këtij organizmi.
Më tej ajo sqaroi se në fazën tjetër, gjatë vetë procesit të verifikimit, vëzhguesit ndërkombëtarë do të kryejnë detyrat e tyre të monitorimit, ndërsa lidhur drejtpërdrejt në organet e verifikimit. Por shefja e ONM-së theksoi se në të gjitha rastet, autoritetet shqiptare duhet të mbajnë përgjegjësinë përfundimtare për procesin e verifikimit.