Teksa Putin po i shton kërcënimet e tij çdo ditë për Perëndimin, të gjithë aludojnë se rreziku i Luftës së Tretë Botërore është shumë afër. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres ka deklaruar se Kombet e Bashkuara nuk do të dorëzohen dhe se ai dëshiron paqen në Ukrainë, në përputhje me kartën e OKB-së. “Ukraina ka nevojë dhe meriton angazhimin dhe mbështetjen e plotë”, është shprehur ai.
Rusia vazhdon të paralajmërojë Perëndimin se po provokon një luftë Botërore duke i ofruar Ukrainës pajisje ushtarake. I pyetur për një Luftë të Tretë Botërore Guterres u shpreh se një “luftë e tillë është e paimagjinueshme. Ne duhet të bëjmë gjithçka që është e mundur për ta bërë të pamundur shpërthimin e Luftës së Tretë Bërthamore”, tha ai. Ndërsa shpesh herë flitet edhe për rrezikun që i kanoset Ballkanit Perëndimor nga Putin.