OFL i kërkon të deklarojë pasurinë “Sheikut” të Shkodrës, në 2018 iu sekuestrua pallati 2 milion euro

Lexo edhe

OFL i kërkon të deklarojë pasurinë Bardhok Planaj, i njohur si “Sheiku” i Shkodrës ai u arrestua në vitin 2018 për shkak të një pallati 10- katësh me vlerë 2 milion euro pasi po u konstatua se po e ndërtonte atë pa leje.

Më pas doli se Planaj po e ndërtonte me para të cilat ridhnin nga aktiviteti i tij kriminal i mëparshëm pasi “Sheiku” sipas Policisë është dënuar më parë në Gjermani në fushën e narkotikëve. Po në 2019 Planajt iu sekuestruan edhe 20 pasuri prona, apartamente, biznese, troje, makina etj kryesisht në Dobrac të Shkodrës.

Kujtojmë se emri i Planajt do të lakohej për herë të parë në vitin 2014, gjatë operacionit policor “Laguna e Vilunit”, ku u sekuestruan gati një ton hashash. Shtatë persona u arrestuan, por Planaj arriti t’i shmangej kapjes.
Më tetor të 2019 Planaj i cili ishte në arrest shtëpie theu masën e sigurisë por u arrestua më pas në Lushnje.

Të Lidhura

Para

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *