OFL i bllokon makinat e blinduara Durim Bamit dhe Saimir Taullaut – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

OFL i bllokon makinat e blinduara Durim Bamit dhe Saimir Taullaut

11:23 | 08/02/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Policia e shtetit njofton se në vijim të operacionit “Forca e Ligjit” tre “të fortëve” Dashamir Gjokës , Saimir Taullaut dhe Durim Bamit u janë sekuestruar makinat e blinduara.

Ndërkohë dje u mësua se Dashamir Gjoka është ndaluar dhe pasi është marrë në pyetje është lënë i lirë.

Në vijim të Operacionit Forca e Ligjit, në zbatim të ligjit special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu në bazë të nenit 19 të Aktit Normativ nr. 1, datë 31.01.2020, nxorri urdhrat e sekuestrimit në kushtet e emergjencës për disa automjete të blinduara, të cilat u sekuestruan gjatë operacionit.

Read more

Zbulohet projekti fitues i Shkëlqim Beshirit për Pallatin e Kongreseve, kullë deri në 255 metra të lartë –

Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok

Shqipëria është e jona. Ju jeni hajdutë! –

Investimet strategjike në turizëm janë një mundësi historike për zhvillimin e Shqipërisë –

Automjetet e sekuestruara janë në pronësi të shtetasve:

  1. Saimir Taullau, banues në Lushnjë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;
  2. Dashamir  Gjoka, banues në Durrës, i dënuar në Itali për trafik të qenieve njerëzore;
  3. Durim Bami, banues në Krujë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”;

Operacioni vijon dhe OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

Kush është Saimir Taullau

50 vjeçari nga Lushnja njihet si biznesmen në zonë, ndërkohë që i ka shpëtuar për mrekulli disa atentateve. Më i fundit iu bë në nëntor të vitit 2018 ku ndaj lokalit të tij u qëllua me breshëri automatiku duke mos shkaktuar dëme në njerëz.

Ai është i skeduar nga policia për aktivitete të jashtëligjshme brenda dhe jashtë vendit.

Saimir Taullau është vëllai i Baki Taullaut, të vrarë në vitin 2005 nga banda e Aldo Bares. Baki Taullau u ekzekutua nga Leonard Prifti, i njohur edhe si “Ccibuku” në verën e vitit 2005 pasi kishte shkuar për të festuar kthimin në pushtet të Partisë Demokratike. Shoqëruesit e Baki Taullaut hapën zjarr duke e vrarë në vend “Çibukun”, i cili ishte një ndër killerat më të frikshëm të Aldo Bares.

Në dëshminë pas vrasjes së vëllait, Saimir Taullau deklaroi se i kishin paguar disa herë gjoba grupit të Aldo Bares.

Konflikti ka nisur në vitin 1997, kur banda e Aldo Bares rriti influencën në Lushnje. Familja Taullau kishte në pronësi një pikë karburanti dhe disa biznese. Bare kërkoi të rekrutonte në grup Saimir Taullaun, i cili refuzoi. Nga ky moment, banda nisi të vendosë gjoba për familjen, duke përfunduar në vrasjen e Baki Taullaut.

Familja e tij, ka patur gjithnjë përplasje me grupin e Aldo Bares, për shkak të një gjobe të vendosur gati 2 dekada më parë me vlerë 500 mijë euro, ngjarje ende nuk është zbardhur.

Kush është Dashamir Gjoka

Dashamir Gjoka është akuzuar për një numër të madh veprash penale kryesisht në Itali. Në gusht të vitit 2017 atij iu bë atentat tek “Katër Rrugët e Shijakut” teksa ishte duke drejtuar automjetin me vajzën brenda. Makina ishte e blinduar dhe ai i shpëtoi atentatit.
Në vitin 2015 Prokuroria e Krimeve të Rënda ka vendosur sekuestro për 11 mijë m2 truall dhe ndërtime, dhe 15.300 m2 tokë arë, të regjistruar në emër të tij.

Sipas dokumenteve të mbërritura në organin e akuzës nga autoritetet italiane, Gjoka ishte dënuar me 7 vjet e 6 muaj për veprat penale organizatës kriminale dhe shfrytëzim të prostitucionit”.

Në vitin 2017 janë sekuestruar disa prona të tjera. Të sekuestruara ishin kompleksi Gjoka në Durrës, një arë me sipërfaqe 4639 m2, truall me sipërfaqe 1247 m2 dhe 230 m2. Gjithashtu dhe një ndërtesë me sipërfaqe 710 m2.

Një tjetër sipërfaqe trualli prej 928 m2 dhe ndërtesë dy kate me sipërfaqe 229 m2 u konfiskuan, si dhe shoqëria “Gjoka” sh.p.k me gjithë asetet e saj.

Etiketa: “Forca e ligjit”Dashamir GjokaDurim BamiOperacioni Forca e Ligjit (OFL)Saimir Taullau

Të Lidhura

Zbulohet projekti fitues i Shkëlqim Beshirit për Pallatin e Kongreseve, kullë deri në 255 metra të lartë –

Zbulohet projekti fitues i Shkëlqim Beshirit për Pallatin e Kongreseve, kullë deri në 255 metra të lartë –

nga 27
21:29 | 02/06/2026
0

Pallati i Kongreseve do të transformohet sipas projektit fitues të konkursit ndërkombëtar, i cili parashikon edhe ndërtimin e një kulle...

Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok

Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok

nga 27
20:41 | 02/06/2026
0

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Laç–Patok, duke i marrë jetën një 37-vjeçari dhe duke çuar në arrestimin e...

Shqipëria është e jona. Ju jeni hajdutë! –

Shqipëria është e jona. Ju jeni hajdutë! –

nga 27
19:22 | 02/06/2026
0

Sot po mbahet dita e tretë e protestës për Zvërnecin. Qytetarët janë mbledhur përpara Kryeministrisë, të cilët kanë mbajtur fjalime...

Investimet strategjike në turizëm janë një mundësi historike për zhvillimin e Shqipërisë –

Investimet strategjike në turizëm janë një mundësi historike për zhvillimin e Shqipërisë –

nga 27
19:08 | 02/06/2026
0

Kryetari i Unionit Turistik Shqiptar, Rrahman Kasa, ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me kundërshtimet dhe protestat e organizuara ndaj...

Para
Marrëveshja e dyshimtë/ Nafta e Visokës iu transferua kompanisë serbe me pronar rus

Marrëveshja e dyshimtë/ Nafta e Visokës iu transferua kompanisë serbe me pronar rus

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Zbulohet projekti fitues i Shkëlqim Beshirit për Pallatin e Kongreseve, kullë deri në 255 metra të lartë –

Zbulohet projekti fitues i Shkëlqim Beshirit për Pallatin e Kongreseve, kullë deri në 255 metra të lartë –

21:29 | 02/06/2026
Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok

Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok

20:41 | 02/06/2026
Shqipëria është e jona. Ju jeni hajdutë! –

Shqipëria është e jona. Ju jeni hajdutë! –

19:22 | 02/06/2026
Investimet strategjike në turizëm janë një mundësi historike për zhvillimin e Shqipërisë –

Investimet strategjike në turizëm janë një mundësi historike për zhvillimin e Shqipërisë –

19:08 | 02/06/2026
Mblidhuni jo më shumë se 20 vetë dhe bujrum! –

Mblidhuni jo më shumë se 20 vetë dhe bujrum! –

17:42 | 02/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Zbulohet projekti fitues i Shkëlqim Beshirit për Pallatin e Kongreseve, kullë deri në 255 metra të lartë –
  • Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok
  • Shqipëria është e jona. Ju jeni hajdutë! –
  • Investimet strategjike në turizëm janë një mundësi historike për zhvillimin e Shqipërisë –
  • Mblidhuni jo më shumë se 20 vetë dhe bujrum! –
  • Detaje nga grabitja në bankë, autori ndoqi qytetaren deri te arka, si ia rrëmbeu paratë nga dora –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Zbulohet projekti fitues i Shkëlqim Beshirit për Pallatin e Kongreseve, kullë deri në 255 metra të lartë –
  • Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com