Organizata Botërore e Shëndetit i ka bërë një tjetër thirrje të rëndësishme Evropës duke i kërkuar shteteve që të shtojnë përpjekjet për të vënë në kontroll pandeminë duke u vënë në dukje shifrat në ulje në Kinë.
Më shembullin e Kinës, OBSH përcolli mesazhin që me masa të rrepta mund të reduktohet përhapja e pandemisë.
Hans Kluge, drejtori rajonal për Evropën pranë OBSH u shpreh të mërkurën se vendet evropiane duhet që t’i trefishojnë masat që kanë marrë deri më tani nëse duan që të ngadalësojnë përhapjen e Covid-19.
Reagimi i Kluge:
Ja kaq është, shumë e thjeshtë, një realitet i ri. Çdo vend, pa asnjë përjashtim, duhet që të marrin masat më të guximshme të mundshme për të ndaluar apo ngadalësuar kërcënimin që vjen nga virusi. Masat e rrepta duhet të përfshijnë aksion komunitar: Të mendosh se ky nuk është problemi im nuk është opsion.
Kompanitë europiane nuk kthyen përgjigje –
Ish-zv.komandanti i Forcës detare, Artur Meçollari foli për çështjen e Porto Romanos, duke thënë se nuk ka studim fizibiliteti. Gjatë...









