Nuri Zane, shqiptari nga Filati i Çamërisë që i mbijetoi tri regjimeve – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nuri Zane, shqiptari nga Filati i Çamërisë që i mbijetoi tri regjimeve

00:10 | 18/03/2017
në Uncategorized
0

Vuajtet nën genocidin grek, internimi në kampet e shfarosjes naziste në Austri e Gjermani dhe tmerri në diktaturën komuniste nën kërcënimin e jetës nga hetuesi Thanas Caku dhe shefi i degës së brendshme të asaj kohe, Shim Kolla.

Është një histori e rrallë ajo e Nuri Zanes. I ka mbijetuar tri regjimeve më të tmerrshme të shekullit të shkuar, genocidit grek ndaj Çamërisë, nazizmit gjerman si dhe diktaturës komuniste.

Nuri Zane, lindi në Filat të Çamërisë. Qysh në fëmijëri, pa me sy tmerrin e vuajtjet nën genocidin grek të Napoleon Zervës. Mbeti jetim në moshën 11-vjeçare dhe kaloi një fëmijëri të vështirë pa nënën e tij bashkë me vëllezërit e motrat. Ata patën përkushtimin e madh të babait të tyre Eminit.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Në vigjilje të Luftës së Dytë Botërore popullsia e Çamërisë u përball me dhunën çnjerëzore të bandave të Napoleon Zervës e andartëve grekë. Ishte ky genocid që i detyroi dy vëllezërit Zane, Nustretin dhe Nuriun, të cilët bashkë me babanë e tyre Eminin, të vinin e të transferonin pjesërisht kapitalet e tyre në Delvinë e Berat, ku edhe punonin në zanatin e tyre të këpucëbërësit. Më pas, shteti grek e internoi babain e tyre në Hio më 1941. Internimi erdhi, pasi familja Zane ishte pozicionuar si antifashiste. Nuk do të kalonin shumë kohë dhe në prill të vitit 1944, Nuriu u denoncua nga qarqet greke dhe komanda gjermane e arrestoi Nuri Zanen në Janinë dhe e internoi në Mat’hausen e më pas në Dakao e Munih të Gjermanisë.

“Ishte kjo një humbje për familjen që detyronte babanë e tij, Eminin dhe vëllain e madh të tij, Nustretin, të sakrifikonin shumë për mbajtjen e familjes, tre vëllezërit e tjerë dhe dy motrat. Por kjo nuk zgjati shumë se pas 27 qershorit 1944 familja do të merret rrugën e refugjatëve për në Shqipëri si shumë çamë të tjerë që gjetën strehim në vatrat e vëllezërve të tyre në Shqipëri”, thotë djali i Nuriut, Hyqmeti.

Nga ato kampe famëkeqe u internuan shumë shqiptarë të Çamërisë. Shumica e tyre nuk u kthyen më, por fati e deshi që Nuriu të kthehej gjallë dhe të gëzonte babanë, gruan e tij, Nailen, dhe 4 vëllezërit e 2 motrat e tij.

“Puna dhe mundimet bënë që familja të merrte pak veten, por një sistem dikatorial që vinte në rrezik jetën e kujtdo që fliste, për familjen Zane do të ishte një problem i madh. Personaliteti i tyre si njerëz me integritet dhe nga një familje me emër do të duhej të përballeshin edhe me problemet që krijonte jeta në një vend ku diktatura komuniste bënte të vetën”, thotë i biri Hyqmeti.

U duk se kishte nisur një jetë normale për familjen Zane. Por jo, kishin një tjetër betejë po kaq të rëndë për të hequr, përballjen me diktaturën e egër komuniste. Nuriu ishte shënjestra e tyre. Pak vite pas kthimit nga kampet e nazizmit, Nuriu do të gjendej në birucat e hetuesisë së Elbasanit nën kërcënimin e jetës nga hetuesi Thanas Caku dhe shefi i degës së brendshme të asaj kohe Shim Kolla.

Për Nuriun dhe familjen e tij do të niste një kalvar tjetër vuajtjesh dhe persekutimi. I dënuar me 6 vjet burg që pjesën më të madhe e kreu në fabrikën e çimentos në Fushë Krujë dhe më pas në Tale të Lezhës, Nuri Zane provoi kështu mbi shpinën e tij edhe persekutimin komunist. Shumë vite më vonë, pasi ai kishte ndërruar jetë, u nderua nga Presidenti Moisiu si një ndër veteranët e shquar antifashistë.

Me rastin e 50 vjetorit të fitores mbi fashizmin, më 11 shkurt 2005, Nuri Zane  u dekorua me “Medaljen e Artë të Shqiponjës” nga Presidenti Alfred Moisiu, i pari pjesëtar i komunitetit çam në Shqipëri që dekorohet si antifashist.

Etiketa: Hyqmet ZaneMat’hausenMedalja e Artë e ShqiponjësNuri ZanePresidenti Alfred MoisiuShim KollaThanas Caku

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
I ra dheu sipër teksa punonte, vdes shqiptari në Itali (FOTO)

Greqi, anarkistët sulmojnë forcat policore në qendër të Athinës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Vodhën karburant nga mjetet e punës, pezullohen 3 punonjësit e Bashkisë së Vlorës –

Vodhën karburant nga mjetet e punës, pezullohen 3 punonjësit e Bashkisë së Vlorës –

13:20 | 25/12/2025
Tiranë/ 27-vjeçari bie nga lartësia e pallatit ku banonte, dërgohet urgjent në spital –

Tiranë/ 27-vjeçari bie nga lartësia e pallatit ku banonte, dërgohet urgjent në spital –

13:06 | 25/12/2025
Firmosa nën presionin e Evis Berberit për tunelin e Llogarasë –

Firmosa nën presionin e Evis Berberit për tunelin e Llogarasë –

12:50 | 25/12/2025
Me besim dhe shpresë për Krishtilindje më të mira vitin e ardhshëm –

Me besim dhe shpresë për Krishtilindje më të mira vitin e ardhshëm –

12:18 | 25/12/2025
Krishtlindja është festë e shpresës dhe dashurisë –

Krishtlindja është festë e shpresës dhe dashurisë –

12:10 | 25/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Vodhën karburant nga mjetet e punës, pezullohen 3 punonjësit e Bashkisë së Vlorës –
  • Tiranë/ 27-vjeçari bie nga lartësia e pallatit ku banonte, dërgohet urgjent në spital –
  • Firmosa nën presionin e Evis Berberit për tunelin e Llogarasë –
  • Me besim dhe shpresë për Krishtilindje më të mira vitin e ardhshëm –
  • Krishtlindja është festë e shpresës dhe dashurisë –
  • Sherr me thika mes adoleshentëve në Kuçovë, një i plagosur –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Vodhën karburant nga mjetet e punës, pezullohen 3 punonjësit e Bashkisë së Vlorës –
  • Tiranë/ 27-vjeçari bie nga lartësia e pallatit ku banonte, dërgohet urgjent në spital –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com