Një 72-vjeçar është arrestuar nga policia e Fierit, pasi ndaj tij është bërë një kallëzim.
Mësohet se prindërit e dy vajzave të mitura kanë kallëzuar 72-vjeçarin me iniciale V. Sh., pasi sipas tyre ky i fundit ka kryer vepra të turpshme dhe ka ngacmuar seksualisht dy vajzat e mitura.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier ndaluan shtetasin V. Sh., 72 vjeç, banues në Fier, pasi ditën e djeshme, kanë bërë kallëzim në Komisariatin e Fierit, prindërit e dy shtetaseve të mitura se 72-vjeçari ka kryer vepra të turpshme dhe ka ngacmuar seksualisht vajzat e tyre”, njofton policia.