Një grua nga Elbasani, rreth 35 vjeç ka tentuar ti japë fund jetës këtë të dielë kjo pasi nuk ndalte dot dhunën e të shoqit.
Shetasi G.A., 37 vjeç, banues në Elbasan, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, në mënyrë të përsëritur dhe me dorë “më të rëndë”, ditën e djeshme.
Më pas e dhunuara ka tentuar të vetëhelmohet duke pirë detergjent.
Fatmirësisht gruaja ndodhet jashtë rrezikut për jetën, pas mjekimit të marrë në spital, ku nga atje u bë denoncimi në polici edhe ndaj të dyshuarit, i cili u vu në pranga.