Nuk ndalet përplasja/ BE-ja kërcënon me ndalesë eksportet e vaksinave AstraZeneca – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nuk ndalet përplasja/ BE-ja kërcënon me ndalesë eksportet e vaksinave AstraZeneca

09:17 | 21/03/2021
në Bota, Kryesore
0

Read more

Nuk e di kush e ka bërë –

U urdhërua nga Laert Haxhiu, dëshmitari rrëfen si ndodhi atentati ndaj Kujtim Metës –

Prokuroria e Sarandës sekuestron hotelin “Oasis” të Alqi Papës, vëllait të Edmond Papës –

IKMT pranon skandalin, fundosen 2 godina banimi te pallatet e ‘Alabbar-it‘ në “Durrës Marina” –

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, kërcënoi me ndalimin e eksportit të vaksinave AstraZeneca kundër COVID-19, nëse blloku nuk pranon më parë dërgesat e premtuara nga ana e kompanisë.

“Ky është mesazhi për AstraZeneca: së pari përmbushni kontratën tuaj me Evropën pastaj filloni të dërgoni në vendet e tjera”, i tha von der Leyen grupit mediatik Funke të Gjermanisë. Ky paralajmërim bëhet në kohën kur vendet Bashkimi Evropian po përpiqen të përshpejtojnë fushatën e vaksinimit. Shumë vende anëtare po përballen me rritje të numrit të të infektuarve dhe kanë rivendosur kufizimet e lëvizjes.

Von der Leyen tha se kompania farmaceutike anglo-suedeze AstraZeneca kishte shpërndarë vetëm 30 për qind të 90 milionë dozave të vaksinës që kishte premtuar për tremujorin e parë të vitit. Kompania ka fajësuar për vonesat e prodhimit uzinat e saj në BE, por zyrtarët evropianë janë të zemëruar që AstraZeneca ka qenë në gjendje të realizojë kontratën e saj në Mbretërinë e Bashkuar, ndërsa nuk ka arritur ta zbatojë me Bashkimin Evropian.

Ursula von der Leyen kishte kërcënuar edhe të mërkurën se do të kërkonte kompetenca emergjente për të bllokuar eksportet e vaksinave për të siguruar “reciprocitet” me furnizuesit e tjerë. Imunizimi kundër COVID-19 në vendet e Bashkimit Evropian ka ngecur për shkak të vonesave në shpërndarjen e vaksinave por edhe për arsye se disa vende evropiane e pezulluan përdorimin e vaksinës se Oxford-AstraZeneca kundër COVID-19, për shkak të frikës nga efektet anësore të mundshme.

Pavarësisht se rregullatori evropian i barnave tha se vaksina AstraZeneca është e sigurt dhe efektive, disa vende hezitojnë të vazhdojnë fushatat e tyre të imunizimit. Autoriteti shëndetësor i Finlandës ka njoftuar një pezullim në përdorimin e vaksinës që do të zgjasë të paktën një javë. Zyrtarët kanë thënë se kjo është një masë paraprake pasi u raportua për mpiksje të gjakut te dy pacientë që ishin injektuar me këtë vaksinë, raporton BBC.

Ndërkohë, Suedia, Danimarka dhe Norvegjia thanë të premten se u duhej më shumë kohë për të vendosur nëse do të rinisnin vaksinimet me vaksinën e AstraZeneca-s. Gjermania, Italia, Franca, Spanja dhe Holanda janë ndër vendet që kanë rifilluar fushatat e tyre të vaksinimit me AstraZeneca. Autoritetet shëndetësore në Francë kanë rekomanduar që vaksina t’u ofrohet vetëm njerëzve të moshës 55 vjeç e lart.

Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) rishikoi sigurinë e kësaj vaksine pasi 13 vende evropiane pezulluan përdorimin e saj për shkak të frikës nga një lidhje me mpiksjen e gjakut. Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) u ka kërkuar vendeve të vazhdojnë përdorimin e vaksinës AstraZeneca. Të premten, ekspertët në OBSH thanë se vaksina kishte “potencial të jashtëzakonshëm për të parandaluar infektimin dhe për të zvogëluar vdekjet në të gjithë botën”./REL

Etiketa: AstraZenecaBEeksportvaksina

Të Lidhura

Nuk e di kush e ka bërë –

Nuk e di kush e ka bërë –

nga 27
13:30 | 13/05/2026
0

Në procesin gjyqësor ndaj grupit të Laert Haxhiut, i akuzuar si kreu i një organizate kriminale për 14 krime të...

U urdhërua nga Laert Haxhiu, dëshmitari rrëfen si ndodhi atentati ndaj Kujtim Metës –

U urdhërua nga Laert Haxhiu, dëshmitari rrëfen si ndodhi atentati ndaj Kujtim Metës –

nga 27
13:24 | 13/05/2026
0

Shtetasi J.K., i cili ka qenë dëshmitar okular në tentativën për vrasje të Kujtim Metës, ka dhënë këtë të mërkurë,...

Prokuroria e Sarandës sekuestron hotelin “Oasis” të Alqi Papës, vëllait të Edmond Papës –

Prokuroria e Sarandës sekuestron hotelin “Oasis” të Alqi Papës, vëllait të Edmond Papës –

nga 27
13:10 | 13/05/2026
0

Prokuroria e Sarandës ka sekuestruar një hotel 6-katësh të quajtur “Oasis”, në pronësi të Alqi Papa. Gazetarja Klodiana Lala raporton...

IKMT pranon skandalin, fundosen 2 godina banimi te pallatet e ‘Alabbar-it‘ në “Durrës Marina” –

IKMT pranon skandalin, fundosen 2 godina banimi te pallatet e ‘Alabbar-it‘ në “Durrës Marina” –

nga 27
12:46 | 13/05/2026
0

Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit (IKMT) ka konfirmuar skandalin e raportimeve të fundit në media lidhur me fundosjen e...

Para
PD: Kulla e Sahatit, nga simbol i kryeqytetit po kthehet nga Veliaj në orë muri i oligarkëve

“Na ka hyrë betoni në tru”, Erion Kristo: E kemi shkër**yer fare këtë vend (film)

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Nuk e di kush e ka bërë –

Nuk e di kush e ka bërë –

13:30 | 13/05/2026
U urdhërua nga Laert Haxhiu, dëshmitari rrëfen si ndodhi atentati ndaj Kujtim Metës –

U urdhërua nga Laert Haxhiu, dëshmitari rrëfen si ndodhi atentati ndaj Kujtim Metës –

13:24 | 13/05/2026
Prokuroria e Sarandës sekuestron hotelin “Oasis” të Alqi Papës, vëllait të Edmond Papës –

Prokuroria e Sarandës sekuestron hotelin “Oasis” të Alqi Papës, vëllait të Edmond Papës –

13:10 | 13/05/2026
IKMT pranon skandalin, fundosen 2 godina banimi te pallatet e ‘Alabbar-it‘ në “Durrës Marina” –

IKMT pranon skandalin, fundosen 2 godina banimi te pallatet e ‘Alabbar-it‘ në “Durrës Marina” –

12:46 | 13/05/2026
Të akuzuar për shkelje barazie në tendera, shtyhet seanca për ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë –

Të akuzuar për shkelje barazie në tendera, shtyhet seanca për ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë –

12:34 | 13/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Nuk e di kush e ka bërë –
  • U urdhërua nga Laert Haxhiu, dëshmitari rrëfen si ndodhi atentati ndaj Kujtim Metës –
  • Prokuroria e Sarandës sekuestron hotelin “Oasis” të Alqi Papës, vëllait të Edmond Papës –
  • IKMT pranon skandalin, fundosen 2 godina banimi te pallatet e ‘Alabbar-it‘ në “Durrës Marina” –
  • Të akuzuar për shkelje barazie në tendera, shtyhet seanca për ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë –
  • Ka edhe kallëzime të tjera, ka abuzuar prej vitesh –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Nuk e di kush e ka bërë –
  • U urdhërua nga Laert Haxhiu, dëshmitari rrëfen si ndodhi atentati ndaj Kujtim Metës –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com