• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nuk ka vetëm prostituta në këtë vend

18:21 | 20/08/2016
në Opinion
0

Nga Mentor Kikia

Pashë një film shqiptar, një nga ato punimet e studentëve, me metrazh të shkurtër.

Lexo edhe

Celibashi “vulosi” vrasjen e zgjedhjeve

Zoti të ruajtë Znj.Kim dhe suksese në jetë!

Rrëfimi i një polici

Katër personazhe.

Prostituta, sekseri, tutori dhe klienti.

As i pari, e as i fundit.

Edhe me metrazh të gjatë, edhe nga producentë e regjisorë të njohur, edhe me më shumë para, kuptohet, e njëjta gjë.

Në mani për të bërë filma vetëm me prostituta, kriminelë, trafikantë droge, emigratë që shesin vajzat e shokëve dhe kushërirat, emigrantë që vjedhin shtëpitë e vendasve…

Eshtë e vërtetë? Patjetër që po! Por a duhet që ta hedhim doemos në “art” këtë gjë? Pse jo, është realiteti ynë.

Por, jo gjithmonë. Madje mendoj se tani jo. Tani kemi nevojë për tjetër gjë.

Jemi një shoqëri në llum, në fund të pusit, në pesimizëm total, në depresion, pa shpresë, pa dritë, pa busull se nga duhet të ecim e ku do të arrijmë.

Me një klasë politike këmbë e kokë e korruptuar. Arti e ka për detyrë t’i vijë në ndihmë shoqërisë. T’ia kurojë plagët dhe jo qelbit t’i hedhë më shumë baktere, kënetës më shumë llucë dhe zjarrit më shumë benzinë.

Shoqëria ka nevojë për optimizëm, ka nevojë për pak më shumë jetë, shpresë, ka nevojë t’i promovohen vlerat, tradita…

Shteti paguan para për t’i bërë këta filma, para që vidhen, ca nga ata që i japin, ca nga ata që i marrin dhe pak shkon për të prodhuar këto pocaqi që quhen filma.

Shteti e ka për detyrë që të financojë prodhime që i shërbejnë shoqërisë dhe sot shoqëria nuk ka nevojë për këto gjëra.

Do të thoni që arti është i lirë dhe ç’punë ka qeveria?

Patjetër, por po ju them se jo vetëm kinemaja që bëhet me paratë e qeverisë, por edhe Hollywood-i që i bën filmat me paratë e veta, i “nënshtrohet” nevojave dhe interesit të shoqërisë.

Shoqëria amerikiane doli me hundë në baltë nga Lufta e Vientamit, pasi ikën të mundur, dhe pasi kishin djegur me napalm edhe fëmijët. Por kinemaja, nën këshillat e Reganit të madh iu kthye filmave “heroikë” të tipit “Rambo”, duke i rikthyer Amerikës krenarinë.

Ne nuk kemi çfarë heroizmi të rikthejmë, por të paktën disa vlera të kësaj shoqërie mund t’i promovojmë.

Ndaj ju që shpërndani paratë për projektet e filmave, mos mendoni vetëm të zgjidhni producentët që ju lënë 30% të parave në dorë.

Etiketa: HollywoodkriminelëLufta e VientamitMentor KikianapalmprostitutaRamboRonald Regantrafikantë droge

Të Lidhura

Celibashi “vulosi” vrasjen e zgjedhjeve

Celibashi “vulosi” vrasjen e zgjedhjeve

nga 27
17:05 | 09/03/2023
0

Nga Andi Bushati – Zakonisht, në hapësirat e lirisë që mundësojnë demokracitë liberale, njerëzit që janë të detyruar të bëjnë...

Zoti të ruajtë Znj.Kim dhe suksese në jetë!

Zoti të ruajtë Znj.Kim dhe suksese në jetë!

nga 27
21:01 | 08/03/2023
0

Nga Myslym Murrizi –  E Nderuar Zj Kim! Meqenese sot mora vesh qe ke levizur “ der” me “ der”...

Rrëfimi i një polici

Rrëfimi i një polici

nga 27
21:45 | 07/03/2023
0

Nga Anila Hoxha – Ai është një nga policët më të ndershem që njoh. Për këtë arsye ky person ka...

Urim babait, shkrimtari Naum Prifti feston 91-vjetorin në Amerikë

Urim babait, shkrimtari Naum Prifti feston 91-vjetorin në Amerikë

nga 27
18:31 | 07/03/2023
0

Ditëlindja e 91-të e skenaristit të “Udha e shkronjave” Julika Prifti Befasia e një urimi Për 91 vjetorin e ditëlindjes...

Para
Morali i lapërdhisë

Është biznes, jo patriotizëm

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“Liria ka një çmim”/ Meloni justifikon planin e qeverisë –

“Liria ka një çmim”/ Meloni justifikon planin e qeverisë –

14:09 | 22/03/2023
Anulohet ndeshja e shumëpritur e boksit –

Anulohet ndeshja e shumëpritur e boksit –

14:01 | 22/03/2023
Parku kombëtar i lumit të egër në Evropë i hoqi digat –

Parku kombëtar i lumit të egër në Evropë i hoqi digat –

13:57 | 22/03/2023
Shisnin drogë në shkolla e lokale, Prokuroria reagon –

Shisnin drogë në shkolla e lokale, Prokuroria reagon –

13:41 | 22/03/2023
Subvencionet të bllokuara/ Kastrati merr 11 MLD lekë nga Krifca –

Subvencionet të bllokuara/ Kastrati merr 11 MLD lekë nga Krifca –

13:35 | 22/03/2023

Më Të Lexuarat

  • “Liria ka një çmim”/ Meloni justifikon planin e qeverisë –
  • Anulohet ndeshja e shumëpritur e boksit –
  • Parku kombëtar i lumit të egër në Evropë i hoqi digat –
  • Shisnin drogë në shkolla e lokale, Prokuroria reagon –
  • Subvencionet të bllokuara/ Kastrati merr 11 MLD lekë nga Krifca –
  • Netanyahu detyrohet të sqarojë motivet e tërheqjes nga nisma “raciste” –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • “Liria ka një çmim”/ Meloni justifikon planin e qeverisë –
  • Anulohet ndeshja e shumëpritur e boksit –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com