Tashmë është zyrtare dhe Tierri Henri do të jetë trajneri i ardhshëm i ekipit të Aston Vilas në Angli. Për francezin do të jetë një rikthim në Angli pasi ai ka qenë edhe më parë por jo si trajner, por në rolin e lojtarit te ekipi i Arsenalit.
Ish-lojtari i Francës ka qenë prej dy vitesh në rolin e zëvendës trajnerit te ekipi i Belgjikës përkrah Roberto Martinezit. Tashmë objektivat janë të qartë për Henrin. Ai duhet me patjetër të ngrejë ekipin në elitën e futbollit anglez.