Nuk ka ikur Agron Tufa, por ju të gjithë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nuk ka ikur Agron Tufa, por ju të gjithë

15:17 | 06/12/2019
në Kryesore, Shqiperi
0

Nga Artan Gjyzel Hasani

Ikja e Agron Tufës është me e rëndë se ikja e Kadaresë, në kohën kur diktatura numëronte ditët e fundit të saj dhe e kishte marrë rrugën e varrit.
Nëse ikja e Kadaresë rrëzoi fasadën e fundit të demokracisë proletare shqiptare, ikja e Tufës rrëzoi fasadën e mbetur të demokracisë së pretenduar shqiptare.
Të Demonkracisë dhe Demokraturës shqiptare 30 vjet pas rrëzimit de jure të rregjimit komunist në Shqipëri.
Ikja e Kadarese ishte akuzë ndaj atyre që ushtruan diktaturën, ndërsa ikja e Tufës në të njëjtën masë është edhe për të gjithë shoqërinë shqiptare, stanin që prodhon bulmetin e thartuar në tridhjetë vjet rresht.

Nuk ka ikur Agron Tufa. Ka ikur shkrimtari, publicisti, pedagogu, dhe së fundmi edhe drejtuesi i institucionit më antidiktaturë në Shqipëri. Nuk ka ikur një individ, por ka ikur shkrimtari që shihte çdo ditë batakun, në të cilin klikat uzurpatore të artit e kulturës zhysin shpirtin e një kombi.
Ka ikur publicisti i censuruar që përballej çdo herë me botuesit e shitblerë të mediave dhe me dyert e mbyllura të studiove të uzurpuara nga këlyshët dhe shërbëtorët e Klikës së Rilindjes.
Iku pedagogu që prekte çdo ditë, jo vetëm mungesën e interesit për ushqimin kulturor dhe artistik të atyre që do të jenë e ardhmja e vendit, por edhe politikat mediokre dhe klienteliste arsimore në atë vend.
Ka ikur edhe drejtuesi i atij institucioni që duhet të ishte më i shenjti dhe i paprekshmi në një vend që ka dalë nga diktatura më e egër komuniste e Europës për gjysëm shekulli.

Read more

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

“Fshehu” vilën luksoze të Belinda Ballukut në Dhërmi, biznesmeni Pandeli Carapuli thirret në SPAK –

Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –

Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –

Agron Tufa u neverit dhe u ngrit e iku nga ajo hale e madhe, kutërbimim e së cilës mësëpari e ndjejnë shqisat intelektuale dhe jo ato fizike. Iku dhe ka bërë shumë mirë. Nuk ia vlen sakrifica individuale për të ndryshuar të ardhmen e atij vendi të banuar në pjesën dërmuese nga njerëz indiferentë, apatikë dhe rehatlinj, nëse do përdorja fjalët më të buta.
Nuk ka fatkeqësi më të madhe sesa në vitin 2020 të kërcënohet me jetë nga mbetje të neveritshme të diktaturës një intelektual prominent.
Por, në një vend ku kryetar parlamenti është ish-ministri i Diktaturës, ku kupola qeverisëse përbëhet nga nipat dhe bijtë e Bllokmenëve, kur në krye të Akademisë së Shkencave është vënë një figurë politikisht e diskredituar, pritet të ndodhin gjithnjë të tilla gjëra.

Ikja e Agronit ka 30 vjet që ka filluar. Nuk ndodhi sot. Ka ndodhur ditën, kur na bënë bashkëvuajtës e bashkëfajtorë.
Atë ditë ka ikur Agroni.

Ka 30 vjet në ikje Agroni shqiptar. Për turpin e të gjithë atyre që drejtuan atë vend në këto tridhjetë vjet. Majtas e djathtas, njësoj përgjegjës për çfarë ka ndodhur pas rrëzimit të monumenteve të diktatorit e deri më sot.
Vallë, nëse nuk do të ishte tradhëtuar që në djep ëndërra jonë e dhjetorit 90-të do kishim rreth nesh sot si vendimmarrës për fatet e vendit qenie pa integritet dhe moralisht të pështira si Brahot, Brokajt e Gjinushët? Pa përmendur qindra të tjerë si ata që shfaqen herë si politikanë, oligarkë e herë si manjatë mediash, të gjithë njësoj spekulatorë të neveritshëm në një vend të mbushur me spektatorë.

Ikja e Agron Tufës nuk është kambanë alarmi, por thyerja e kësaj kambane. Ishte thyerja e kambanës e fundit që ra për veshët tuaj të shurdhët për shumë kohë, por ju e injoruat, e anatemuat, bëtë sikur nuk ishit aty, ju dukej delirant, arrivist, i ekzagjeruar.
Tashmë është vonë.
Moralisht keni ikur të gjithë nga ai vend, edhe pse fizikisht vazhdoni të frymoni aty.
Pyeteni një herë veten: A kishte nevojë Agron Tufa të kacafytej aq keq me monstrat prostatike deri sa të detyrohej të merrte në atë moshë me gjithë familjen rrugën e mërgimit? Me kapacitetin intelektual dhe artistik të dëshmuar më së miri ndër shumë vite ai mund të siguronte një jetesë të qetë e të sigurtë për veten dhe familjen.
Përse vallë zgjodhi të jetë David vetmitar përballë hordhive të Goliadhëve të kuq dhe mavi që akoma mbajnë peng Shqipërinë?
“Think about it!”, thonë këtu ku jetoj unë në raste të tilla.

Think about it!

Etiketa: Agron tufaArtan Gjyzel Hasanibashkëfajtorëbashkëvuajtësbashkëvuajtës e bashkëfajtorëIkjaIsmail KadareNuk ka ikur Agron Tufa por ju të gjithëspektatorëtë gjithë

Të Lidhura

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

nga 27
13:59 | 05/06/2026
0

Ngjarja e Zvërnecit dhe protestat që po e pasojnë atë këto ditë në Tiranë, por edhe në metropole të ndryshme...

favorizim i Eurocol në tenderin e Albcontrol –

“Fshehu” vilën luksoze të Belinda Ballukut në Dhërmi, biznesmeni Pandeli Carapuli thirret në SPAK –

nga 27
13:43 | 05/06/2026
0

Biznesmeni Pandeli Carapuli është thërritur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK). Sipermarresi Carapuli është shoqëruar nga avokati...

Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –

Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –

nga 27
13:21 | 05/06/2026
0

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha foli edhe për protestën masive të qytetarëve për Zvërnecin, ku deklaroi mbështetjen ndaj saj....

Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –

Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –

nga 27
13:02 | 05/06/2026
0

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me detajet e zbardhura së fundi të cilat tregojnë se familjarët...

Para
Ministria e Jashtme thirrje gazetarëve: Dorëzoni pasaportat e shërbimit, ose do detyrohemi të…

Ministria e Jashtme thirrje gazetarëve: Dorëzoni pasaportat e shërbimit, ose do detyrohemi të…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

13:59 | 05/06/2026
favorizim i Eurocol në tenderin e Albcontrol –

“Fshehu” vilën luksoze të Belinda Ballukut në Dhërmi, biznesmeni Pandeli Carapuli thirret në SPAK –

13:43 | 05/06/2026
Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –

Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –

13:21 | 05/06/2026
Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –

Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –

13:02 | 05/06/2026
Pas protestave të Zvërnecit qëndrojnë iranianët! –

Pas protestave të Zvërnecit qëndrojnë iranianët! –

12:42 | 05/06/2026

Më Të Lexuarat

  • A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –
  • “Fshehu” vilën luksoze të Belinda Ballukut në Dhërmi, biznesmeni Pandeli Carapuli thirret në SPAK –
  • Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –
  • Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –
  • Pas protestave të Zvërnecit qëndrojnë iranianët! –
  • E keni lënë vendin në duart e kriminelëve –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –
  • “Fshehu” vilën luksoze të Belinda Ballukut në Dhërmi, biznesmeni Pandeli Carapuli thirret në SPAK –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com