“Nuk është respektuar Kodi i Punës”/ Eksperti Fatjon Softa shpjegon tragjedinë në Lushnjë: Rreziku vazhdon – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Nuk është respektuar Kodi i Punës”/ Eksperti Fatjon Softa shpjegon tragjedinë në Lushnjë: Rreziku vazhdon –

14:48 | 02/03/2024
në Aktualitet, Kryesore
0

Pasditen e së premtes, 1 mars 2024, në Lushnje në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Plastmasit” u regjistrua një shpërthim i fuqishëm që la pas dy viktima dhe 8 të plagosur. Personat që humbën jetën janë Elidion dhe Roland Hoxha babë e bir, teksa në mesin e 7 të plagosurve është edhe deputeti i PS, Bujar Çela.

Shpërthimi ka shënuar një tragjedi, ndërsa është ndjerë edhe nga banorët që jetojnë pranë zonës industriale të qytetit të Lushnjës. Dëme të mëdha janë bërë edhe në bizneset pranë vendit ku ndodhi shpërthimi, teksa disa banorë e krahasojnë shpërthimin me atë të 15 marsit 2008 në Gërdec.

Për të hedhur dritë mbi rrethanat e ngjarjes si dhe gabimet që janë bërë dhe sollën këtë tragjedi, Gijotina.com ka kontaktuar me ekspertin i sigurisë Fatjon Softa. Ai e shprehet se këto ngjarje të rënda vijnë për shkak se nuk ka siguri në kantieret e punës, duke na treguar se ndodh rëndom që ambientet e kantiereve të punës të jenë poshtë shtyllave të tensionit. Në këto raste ai shpjegon se sa herë bëhen punime afër këtyre objekteve duhet të kërkohet ndërprerja e transmetimit të energjisë. Eksperti thekson që rreptësishtë duhet të ndalohen punimet afër shtyllave të tensionit të lartë.

Softa shpjegon se është për t’u shqetësuar, edhe duhen marrë masa për ato zona ku edhe shtëpitë e banimit ndodhen afër shtyllave të tensionit.

“Ngjarja e rëndë, ka sjellë pasoja, dy humbje jetë  dhe te plagosur, ndërmjet tyre dhe një deputet që mbikëqyrte punimet në pronën e tij. Banoret e krahasojnë me Gërdecin, kjo për shkak te frikës nga shpërthimi që është dëgjuar disa km larg zonës. Siguria në punë, siguria ne kantieret, janë shkaqet kryesore.

Shtyllat e tensionit të lartë janë nga 3 deri ne 7 m nga toka, në varësi te tensionit të rrymës që transmetojnë. Kur kryen punime nën telat e tensionit të lartë, kërkohet ndërprerja e transmetimit të energjisë elektrike, sepse takimi i tyre me sende apo mjete të punës është një rrezik serioz. Ndalohen ne afërsi te kabinave elektrike, transmetues të energjisë elektrike përdoromini pajisjeve si saldatrice, bombola gazi, bombola oksigjeni, lëndë te djegshme.

Përreth transmetuesit krijohet atmosfere shpërthyese që mund te jetë pluhuri, gazrat, tymi, lagështia, etj qe mund të krijojnë premisa për shpërthim. Nën telat e transmetueseve të tensionit të lartë ka ndërtime, banime, që edhe shtesa në lartësi kane bërë dhe të gjitha janë burime te tragjedive. Mos respektimi i i ligjit për sigurinë në punë, mbrojtja nga zjarri, sistemet e certifikuara të pajisjeve apo instalimeve, mbikëqyrja nga institucionet dhe toleranca, sjellin pasoja fatale”, sqaroi eksperti.

Më tutje Softa tregon për Gijotina.com se ka dy pista hetimi për ngjarjen. Në pistën e parë dyshohet se krahu i vinçit është ngritur në mënyrë të pakontrolluar, pasi nuk ka patur aty një drejtues teknik të kualifikuar dhe si pasojë kabllot kanë rënë mbi bombolat e oksigjenit çka ka sjellë shpërthim.

Ndërsa pista e dytë konsiston në dyshimin që bombola është transmetuar me vinç ka prekur telat dhe menjëherë ka shpërthyer.

Sipas Softës, shkak për incidente të tilla bëhet edhe për faktin se punonjësit nuk pajisen me mjetet dhe veshjet e duhura.

“Ka dy pista hetimi, prekja e telave nga eskavatori, apo vinçi, që do të thotë ngritja e krahut të tij në mënyrë të pakontrolluar dhe pa një mbikëqyrës punimesh (drejtues teknik) dhe më pas  rënia e kabllove në një bombol oksigjeni dhe pista e dytë që bombola është transportuar nga vinçi dhe ka prekur telat. Te gjitha rastet janë flagrante, sepse ka rregulla për ruajtjen, mbajtjen dhe transportimin e enëve nën presion, gaz, oksigjen etj. pasi janë burime të shpërthimeve.

 Mos mbajtja e veshjeve të përshtatshme si kokore, rripa lidhës ne punimet nën lartësi, rrethimi zonës me shirit dhe tabela paralajmëruese si kantier punimi, ndalohet kalimi, distancat qe parashikon ligji, punonjës të kualifikuar, instruktuar, dhe te pajisur me dëshmi aftësie. Në çdo ndërmarrje duhet të ketë një punonjës te certifikuar nga Kryqi i kuq qe njeh rregullat dhe di te japë ndihmën e parë nga 0 dhe infinit,  punonjës etj”, theksoi eksperti.

Në këtë kuadër Softa rekomandon që qendrat tregtare, kantieret  industriale dhe shtëpitë e banimit të ndërtohen sa më larg këtyre linjave. Pasi përveç të tjerave, çdo ditë janë të ekspozuar nga valë kancerogjene.

“Qendrat tregtare, kapanonet industriale duhet të jenë ta larguara nga qendrat e banuara në distanca të përrcaktuara dhe ndalohen punimet dhe ndërtimet nën transmetuesit e tensionit të larte duke lenë të lirë rrugë- kalimin dhe hapësirat. Ato transmetojnë vale që sipas Organizatës Botërore te Shëndetësisë janë të dyshuara kancerogjene.

Shtyllat e rrjetit të energjisë elektrike, si përçues të rrymës elektrike të tensionit të lartë, gjenerojnë fusha elektromagnetike (EMF) të tipit ELF (‘frekuencë jashtëzakonisht të ulët’), kjo për shkak të sipërfaqes më të madhe të përcjellësit. E thënë thjesht, sa më i trashë të jetë përcjellësi, aq më i ulët është efekti i koronës dhe, rrjedhimisht, zhurma”, sqaroi eksperti.

Përgatiti gazetarja: Esmeralda Hida

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Read more

AI për deputetët Si ua “hodhi” bosi i PC STORE tre kryetarëve të Kuvendit, u shiti si maqedonas djalin nga Pogradeci –

Rihapet dosja për Thoma Gëllçin, Gjykata e Lartë prish vendimin dhe e çon në Apel –

Gjykata e Lartë vulos çështjen Goro, nuk pranohet kërkesa për pafajësi –

Të Lidhura

nga 27
19:12 | 23/04/2026
0

https://www.youtube.com/watch?v=_FI1a1Wk5Pw Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, nuk do të lodhet më të zbardhë me stafin e tij sherret e deputetëve,...

Rihapet dosja për Thoma Gëllçin, Gjykata e Lartë prish vendimin dhe e çon në Apel –

Rihapet dosja për Thoma Gëllçin, Gjykata e Lartë prish vendimin dhe e çon në Apel –

nga 27
18:34 | 23/04/2026
0

Gjykara e Larte prishi vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit për ish-drejtorin e RTSH-se, Thoma Gellci, i dënuar për...

18:32 | 23/04/2026
0

Gjykara e Larte prishi vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit për ish-drejtorin e RTSH-se, Thoma Gellci, i dënuar për...

Gjykata e Lartë vulos çështjen Goro, nuk pranohet kërkesa për pafajësi –

Gjykata e Lartë vulos çështjen Goro, nuk pranohet kërkesa për pafajësi –

nga 27
18:22 | 23/04/2026
0

Gjykata e Larte nuk ka pranuar rekursin e ish-kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro, i cili kundërshtonte vendimin e Apelit të...

Para
Vinin baste me celularë, arrestohen 2 persona në Fier –

EMRI/ I dënuar me mbi 4 vite burg, kapet 37-vjeçari në Korçë -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

AI për deputetët Si ua “hodhi” bosi i PC STORE tre kryetarëve të Kuvendit, u shiti si maqedonas djalin nga Pogradeci –

AI për deputetët Si ua “hodhi” bosi i PC STORE tre kryetarëve të Kuvendit, u shiti si maqedonas djalin nga Pogradeci –

19:12 | 23/04/2026
Rihapet dosja për Thoma Gëllçin, Gjykata e Lartë prish vendimin dhe e çon në Apel –

Rihapet dosja për Thoma Gëllçin, Gjykata e Lartë prish vendimin dhe e çon në Apel –

18:34 | 23/04/2026
Rihapet dosja për Thoma Gëllçin, Gjykata e Lartë prish vendimin dhe e çon në Apel –

Rihapet dosja për Thoma Gëllçin, Gjykata e Lartë prish vendimin dhe e çon në Apel –

18:32 | 23/04/2026
Gjykata e Lartë vulos çështjen Goro, nuk pranohet kërkesa për pafajësi –

Gjykata e Lartë vulos çështjen Goro, nuk pranohet kërkesa për pafajësi –

18:22 | 23/04/2026
Ambasada Amerikane në Tiranë njofton shtrëngimin e masave për dhënien e vizave: Preken ata që… –

18:00 | 23/04/2026

Më Të Lexuarat

  • AI për deputetët Si ua “hodhi” bosi i PC STORE tre kryetarëve të Kuvendit, u shiti si maqedonas djalin nga Pogradeci –
  • Rihapet dosja për Thoma Gëllçin, Gjykata e Lartë prish vendimin dhe e çon në Apel –

  • Gjykata e Lartë vulos çështjen Goro, nuk pranohet kërkesa për pafajësi –
  • Ambasada Amerikane në Tiranë njofton shtrëngimin e masave për dhënien e vizave: Preken ata që… –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • AI për deputetët Si ua “hodhi” bosi i PC STORE tre kryetarëve të Kuvendit, u shiti si maqedonas djalin nga Pogradeci –
  • Rihapet dosja për Thoma Gëllçin, Gjykata e Lartë prish vendimin dhe e çon në Apel –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com