Nuk është problemi te 430 miliardë €! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nuk është problemi te 430 miliardë €!

20:06 | 26/02/2022
në Opinion
0

Nga Lutfi Dervishi

Nëse debati për rezultatet e komisionit hetimor parlamentar përqendrohet tek “fakti” që janë shpërdoruar 430 milionë € apo 43 €, ka rrezik t’i ngjajmë njeriut që merr shatin dhe prashit në det!

Ka një dallim mes hetimit administrativ, hetimit të prokurorisë dhe hetimit të Parlamentit. Hetimi i Prokurorisë do të gjejë dëmin e bërë, personat e përfshirë dhe gjykata do të vendosë për fajësinë apo jo të personave të përfshirë. Është hetimi që do të përcaktojë nëse kemi përgjegjësi individuale apo kemi të bëjmë me bashkëpunimin në grup?

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Duket fjala “hetimor” krijon keqkuptim. Kjo është arsyeja që disa deputet “imitonin” prokurorin dhe disa të tjerë avokatin mbrojtës.

Nuk është detyrë e komisionit hetimor parlamentar të na tregojë “dëmin” e kryer. Ka bërë dhe po bën një hetim media. Po heton prokuroria dhe ndoshta edhe vetë qeveria ka nisur ndonjë hetim administrativ për të kuptuar pse mbërriti në këtë ditë. Edhe opinionin publik e ka bërë ndërkohë një hetim dhe gjykim.

Nga hetimet parlamentare më shumë se hetimin e problemit presim të sqarohet mekanizmi që ka pjellë problemin. Presim rekomandime cilësore! Çfarë ndërhyrjesh ligjore duhen bërë përshembull në ligjin për koncesionet?

Kaq e vështirë është që te ligj për koncesionet të jetë e qartë se nuk mund të marrë koncesion një kompani që nuk provon se ka para për të bërë investimin?

Kaq e vështirë është që kompania që fiton koncesionin të mos lejohet shesë aksionet, e të tjetërsojë pronësinë?

Kaq e vështirë është që nëse ka hetim penal, të pezullohet pagesa për kompanitë?

Kaq e vështirë është që të ndalosh me ligj koncesione apo PPP me kompanitë offshore?

A duhet të ketë një debat për faktin se tashmë PPP përbëjnë 11% të Prodhimit të Brendshëm?

Për inceneratorët ende ka më shumë pyetje se përgjigje.

Nga komisioni hetimor presim rekomandime dhe ndërhyrje që të mos përsëritet më historia që tre njerëz me duar në xhepa, fusin duart në xhepat e gjithsecilit dhe prezantohen si investitorë çudibërës!

Më shumë se te gjejmë sa miliona kemi humbur na duhet të shkatërrojmë mekanizmin që ka prodhuar guximin për të abuzuar me miliona!

 

Etiketa: Lutfi DervishimiliardeOpinionproblemi

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Edhe Gjermania mbështet heqjen e Rusisë nga sistemi Swift

Edhe Gjermania mbështet heqjen e Rusisë nga sistemi Swift

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Zbulohet arsyeja shokuese pse Kristi Lamaj u përjashtua nga “Big Brother VIP” –

Zbulohet arsyeja shokuese pse Kristi Lamaj u përjashtua nga “Big Brother VIP” –

22:56 | 21/02/2026
“Thirrjet për dhunë janë vepra penale” –

“Thirrjet për dhunë janë vepra penale” –

22:28 | 21/02/2026
Aksident në rrugën Vlorë-Novosel, plagosen 2 persona

Çmenduri/ Paralizohet Shqipëria, çfarë po ndodh?!

21:04 | 21/02/2026
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj –

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj –

20:24 | 21/02/2026
ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët –

ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët –

19:54 | 21/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Zbulohet arsyeja shokuese pse Kristi Lamaj u përjashtua nga “Big Brother VIP” –
  • “Thirrjet për dhunë janë vepra penale” –
  • Çmenduri/ Paralizohet Shqipëria, çfarë po ndodh?!
  • Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj –
  • ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët –
  • Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Zbulohet arsyeja shokuese pse Kristi Lamaj u përjashtua nga “Big Brother VIP” –
  • “Thirrjet për dhunë janë vepra penale” –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com