• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nuk është me inat, por me takat

13:09 | 12/02/2016
në Opinion
0

Nga Lorenc Vangjeli

Nëse një i huaj vjen për herë të parë në Tiranë ditën e enjte dhe “Guida turistike” i shërben punimet e Kuvendit si “një atraksion turistik”, me siguri do të kuptonte pak gjëra dhe do të keqkuptonte shumë më shumë sesa do të kuptonte. Nuk do të mësonte për shembull se pse ka kaq tension në sallë me kamera ndezur dhe pse një mur përtej, aty ku xhirojnë vetëm kamerat me qark të shkurtër të Kuvendit, në kafe, mbizotëron një paqe idilike si në letërsinë romantike të mesjetës. Ai nuk do të pranonte si të vërtetë të vërtetën e thjeshtë se pse me kamera ndezur të gjithë godasin të gjithë dhe për gjithçka dhe me kamera të fikura televizive, shumëkush mund të pyesë shumëkënd dhe me habi se cili ishte sebepi i rradhës së sherrit të rradhës.

Lexo edhe

Tony Blinken po krijon krizë në Kosovë –

Celibashi “vulosi” vrasjen e zgjedhjeve

Zoti të ruajtë Znj.Kim dhe suksese në jetë!

Turisti i huaj, njëlloj si një UFO në Tiranë, duke pranuar ndoshta se kjo mënyrë sjelljeje është zakon e traditë e vendit, do të priste me durim sesi dy snaiperët kryesorë të Kuvendit, do të dilnin në oborr dhe do të bënin duelin e fundit me pistoleta përballë njëri-tjetrit. Domethënë nga e majta Rama dhe nga e djathta Berisha dhe anash tyre një turmë bipartizane e majtë dhe e djathtë që brohoret njërin dhe mallkon tjetrin. Si Pushkini dikur me rusin tjetër përballë. Si dy pika që i bashkon vetëm një plumb.

Dhe e gjitha kjo për të enjten, kur sipas zakonit, pati arrati e lebeti që nga kokat e prera dhe flokët që shërbenin si mjet për t’u mbajtur pezull koka e prerë e deri tek varka që vinte vërdallë në liqenin e Ohrit për të pritur çastin kur një grua do të ndente në breg teshat e lara.

Doktori foli për paraardhësit e tij duke kujtuar se ata mbanin një krifë të gjatë flokësh që armiku nëse “u priste kokën si kozakëve dikur” të kishte ku t’i mbante varur.

Rama e pikturoi Doktorin më ëmbël dhe me më shumë dashuri se ç’bëri Kolodi me Pinokun, kur e thërriste pambarim gënjeshtar që mbante dikur veshin tek zemrat që rrihnin në kraharorët e udhëheqësve pashpirtë komunistë.

Mes tyre shkëmbenin batare dhe të tjerë duke hedhur poshtë aksiomën e vjetër se “…opi ka ngrënë më shumë kokë se topi!”; topat politikë në Shqipëri kanë ngrënë edhe çfarë refuzon vetë morti.

Nga Shpiragu ku kërkoheshin derrat e të shkuarës deri tek kokëderrat që qeverisin të sotmen e Tiranës, absurdi e bëri det me gëzhoja urrejtjeje dyshemenë e sallës së seancës parlamentare.

Po diskutohej ngritja e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Turisti i huaj, i ardhur për herë të parë në Tiranë, nuk do të arrinte ta kuptonte se çfarë ishte një Byro-Byro që nuk kishte të bënte me Byronë e komunistëve dikur. E sigurt do të ishte që ai do të donte t’i rikthehej sërish ekzotikës së papërballueshme të asaj salle. Për të parë se çfarë do të ndodhë jo me Byronë, por kush do të fitojë në duelin e zhurmshëm politik në vend. Nëse do të bënte ndryshe, do të ishte vetëm një UFO në Tiranë, si Sting-u dikur në Nju Jork.

Të enjten e Doktorit, media raportonte mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së, mbajtur një ditë më parë. Të paktën dy të përditshme serioze shkruanin se meqë kryetari i partisë kishte një angazhim tjetër, e la mbledhjen përgjysëm dhe i kërkoi nënkryetarit që të vazhdonte drejtimin e saj.

Ben Imami tha se nuk e shihte të arsyeshme të rrinte më gjatë dhe vendosi të largohet ngaqë i quante të kota diskutimet.

Jozefina Topalli, gjithmonë sipas raportimit të mediave, ish-nënkryetare e PD-së dhe ish-kryetare e Kuvendit gjithashtu tha se nuk kishte kuptim të vazhdonte mbledhja.

Doktor Berisha tha: “Jozefina, qëndro më mirë!”

Çfarë ndodhi në atë parti të mërkurën, por dhe të nesërmen në Kuvend e kushtëzon Doktori. Ishte kështu. Eshtë kështu. Dhe për t’u kuptuar Tirana nga turisti i sapoardhur në Shqipëri, do të duhej të shpjegohej Doktori. Dhe nëse kjo do të jetë mision i pamundur, siç dhe është realisht, duhej shpjeguar një aksiomë e thjeshtë: politika nuk është me inat. Eshtë me takat!

/http://javanews.al/

Etiketa: guida turistikeKolodi me PinokunLorenc VangjeliRama e pikturoi DoktorinSting-u dikur në Nju JorkTiraneUFO në Tiranë

Të Lidhura

Tony Blinken po krijon krizë në Kosovë –

Tony Blinken po krijon krizë në Kosovë –

nga 27
11:42 | 14/06/2023
0

Nga Edward P. Joseph Nëse është që mund ta kuptojë përplasjen e shëmtuar dhe të panevojshme mes Shteteve të Bashkuara...

Celibashi “vulosi” vrasjen e zgjedhjeve

Celibashi “vulosi” vrasjen e zgjedhjeve

nga 27
17:05 | 09/03/2023
0

Nga Andi Bushati – Zakonisht, në hapësirat e lirisë që mundësojnë demokracitë liberale, njerëzit që janë të detyruar të bëjnë...

Zoti të ruajtë Znj.Kim dhe suksese në jetë!

Zoti të ruajtë Znj.Kim dhe suksese në jetë!

nga 27
21:01 | 08/03/2023
0

Nga Myslym Murrizi –  E Nderuar Zj Kim! Meqenese sot mora vesh qe ke levizur “ der” me “ der”...

Rrëfimi i një polici

Rrëfimi i një polici

nga 27
21:45 | 07/03/2023
0

Nga Anila Hoxha – Ai është një nga policët më të ndershem që njoh. Për këtë arsye ky person ka...

Para
Dieta ushqimore për gratë në menopauzë

Dieta ushqimore për gratë në menopauzë

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Momenti kur terroristi hedh veten në erë (VIDEO) –

Momenti kur terroristi hedh veten në erë (VIDEO) –

13:09 | 01/10/2023
Dje u arrestuan me bujë, gjykata liron dy mjekët e QSUT –

Konfliktohen me grushta në QSUT, arrestohen dy persona –

13:03 | 01/10/2023
“Klodiana e ndjente se do ta vriste Alfredi”, ja detajet që zbulohen –

“Klodiana e ndjente se do ta vriste Alfredi”, ja detajet që zbulohen –

12:57 | 01/10/2023
E tmerrshme, djali mbyt nënën në Përmet –

Heshti ndaj abuzimit seksual të vajzës së saj, arrestohet nëna

12:55 | 01/10/2023
Përfshihet nga flakët lokali në qendër të pazarit të Korçës –

Përfshihet nga flakët lokali në qendër të pazarit të Korçës –

12:49 | 01/10/2023

Më Të Lexuarat

  • Momenti kur terroristi hedh veten në erë (VIDEO) –
  • Konfliktohen me grushta në QSUT, arrestohen dy persona –
  • “Klodiana e ndjente se do ta vriste Alfredi”, ja detajet që zbulohen –
  • Heshti ndaj abuzimit seksual të vajzës së saj, arrestohet nëna
  • Përfshihet nga flakët lokali në qendër të pazarit të Korçës –
  • Ngjarjet në veri të Kosovës, Osmani kontakton Daçiçin –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Momenti kur terroristi hedh veten në erë (VIDEO) –
  • Konfliktohen me grushta në QSUT, arrestohen dy persona –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com