Nuk ekziston “Çështja e minoritetit grek” në Shqipëri – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nuk ekziston “Çështja e minoritetit grek” në Shqipëri

12:28 | 17/09/2018
në Uncategorized
0

Nga Shaban Murati

Në të ashtuquajturën paketë të bisedimeve diplomatike, që po zhvillohen prej afro një viti midis Shqipërisë dhe Greqisë, ku me miratimin e të dy palëve është përjashtuar çeshtja çame, figuron edhe një temë e quajtur “çeshtja e minoritetit grek ne Shqipëri”. Përfshirjen e saj ne axhendën e bisedimeve diplomatike dypalëshe e konfirmoi personalisht kryeministri grek, Aleksis Cipras, në 9 shtator. Madje ai specifikoi se kjo çeshtje është një nga kushtet, që Greqia i vendos Shqipërisë për t’i dhënë votën për hapjen e bisedimeve të pranimit në BE.

Pyetni kë të doni nga kryeministrat dhe ministrat e jashtëm shqiptarë të periudhës së tranzicionit: Çfarë është kjo “çeshtje e minoritetit grek” në Shqipëri, që figuron si çeshtje e pazgjidhur në marrëdhëniet e tanishme midis dy vendeve tona? Asnjeri nuk do të dijë të përgjigjet, por kanë pranuar verbërisht ekzistencën e një “çeshtje të minoritetit grek” në marrëdhëniet dypalëshe. Nuk do të dijnë të përgjigjigjen, ndonëse kjo çështje ka 30 vjet, që shërben si litari grek rreth qafës së diplomacisë shqiptare për ta sjellë vërdallë si ariu në cirk dhe për të plotësuar kërkesat dhe hapat e një strategjie të rafinuar të Athinës për vendosjen e kontrollit në Shqipëri. Nuk do të dijnë të përgjigjen, sepse realisht nuk ka dhe nuk ekziston “çeshtja e minoritetit grek” në Shqipëri.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Ka minoritet grek, por nuk ka çeshtje të tij, sepse qeveritë shqiptare me gjenerozitetin dhe me kompleksin e inferioritetit klasik i kanë zgjidhur dhe plotësuar të gjitha kërkesat, kushtet dhe trillet e Athinës, të etiketuara prej saj si “çeshtja e minoritetit grek”.

A nuk e bënë minoritetin grek nga ardhës në Shqipëri në pronar të tokave shqiptare me ligjin antishqiptar 7501 në vitin 1991 të dy partitë kryesore politike PS dhe PD? A nuk kanë zgjedhur aforfe në parlament në çdo legjislaturë partinë e minoritetit grek, duke i darovitur votat socialiste dhe demokrate, që ajo të plotësonte pragun elektoral? A nuk kanë emëruar në çdo qeveri shqiptare gjatë 30 viteve disa ministra të minoritetit grek nga partia e minoritetit dhe nga dy partitë kryesore politike, vetëm që t’i bënin qejfin Athinës, në një kohë që qeveritë shqiptare të tranzicionit në 30 vjet përshembull nuk patën njëherë një ministër nga Durrësi, qyteti më i vjetër i Shqipërisë dhe i dyti më i madh pas Tiranës? A nuk ka gjithmonë në parlament disa deputetë grekë nga partitë politike shqiptare? Minoriteti grek në Shqipëri ka gëzuar dhe gëzon të gjitha të drejtat, që i takojnë sipas Kushtetutës së Shqipërisë dhe konventave ndërkombëtare për minoritetet. Ai minoritet ka gëzuar të drejtat mbi mesataren kombëtare edhe në kohën e regjimit komunist dhe ka qenë disa herë më i privilegjuar se sa komunitetet shqiptare të çamëve apo të kosovarëve në Shqipëri. Kjo është kaq e vërtetë, saqë edhe vetë Athina, vetë kryeministrat apo ministrat e jashtëm grekë nuk janë kurrë në gjendje të thonë publikisht se çfarë e drejte u mungon minoritetit grek, sepse nuk u mungon asgjë.

Athina e mban vetëm si gozhda e Nastradinit në shtëpinë tonë të ashtuquajturën çeshtje të minoritetit grek, sepse ajo i shërben strategjisë së saj permanente të ndikimit në Shqipëri. Nga pikëpamja diplomatike dhe juridike del pyetja : Çfarë qenka kjo “çeshtje e pazgjidhur e minoritetit grek” në Shqipëri, që u dashka futur në axhendën e bisedimeve dhe që qenka kusht i Athinës ndaj qeverisë së Shqipërisë edhe në vitin 2018? Mirë Athina luan dhe nuk don ta heqë kularin rreth qafës së diplomacisë shqiptare, po Tirana si e pranon me dëshirë këtë kular? Dhe ia e ka ngulur diplomacisë sonë çeshtjen artificiale të të drejtave të minoritetit grek shteti fqinj, që nuk njeh asnjë minoritet në territorin e vet, as minoritetin shqiptar, as atë turk, as atë maqedonas, as atë vllah, as atë rom, as atë bullgar, as atë egjiptian, etj.

Nuk ekziston “çeshtja e minoritetit grek” në Shqipëri. Ekziston një minoritet grek, i cili gëzon të gjtha të drejtat njësoj, në mos më shumë se sa vetë shqiptarët. Dhe derisa nuk ekziston, nuk mund të jetë çeshtje e bisedimeve diplomatike midis dy vendeve, sepse është artificiale dhe ka një prapavijë. Ju paralajmëroj se strategjia greke në këtë çeshtje është binjake me strategjinë serbe të Mitrovicës!

Etiketa: Çeshtja çameGreqiashaban murati

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
“M’ke mbajt me shpresa”, me lot në sy fansi i propozon Greta Koçit: Je mirë nga trutë ti (film)

"M'ke mbajt me shpresa", me lot në sy fansi i propozon Greta Koçit: Je mirë nga trutë ti (film)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë –

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë –

23:04 | 11/01/2026
Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin –

Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin –

22:38 | 11/01/2026
ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre –

ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre –

22:08 | 11/01/2026
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët –

S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra –

21:54 | 11/01/2026
Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë –

Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë –

21:48 | 11/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë –
  • Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin –
  • ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre –
  • S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra –
  • Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë –
  • Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë –
  • Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com