Presidenti i SHBA, Donald Trump ka kërcënuar sërish Iranin që të dakordësohet për një marrëveshje jo bërthamore, përndryshe, siç shprehet ai, nuk do të sillet më si një djalë i mirë dhe do të godasë me sulme.
Në një reagim në Truth Social, presidenti i SHBA ka ndarë një foto të tij me një peisazh pas të një mali ku ndodhin shpërthime të fuqishme.
Në të njëjtën kohë, presidenti amerikan i bën thirrje Teheranit të nxitojë dhe të vendosë “me zgjuarsi”, duke kërcënuar indirekt se nëse kjo nuk bëhet, operacionet ushtarake të SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit do të rifillojnë.
“Irani nuk po e gjen rrugën e vet. Ata nuk dinë si të nënshkruajnë një marrëveshje jo-bërthamore. Më mirë të vijnë në vete shpejt!”, shkroi ai.











