“Nostalgia canaglia” dhe marketingu i shëmtuar i “kohës së xhaxhit” – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Nostalgia canaglia” dhe marketingu i shëmtuar i “kohës së xhaxhit”

15:32 | 12/12/2019
në Kryesore, Shqiperi
0

Nga Iva Tico

“Nostalgia, nostalgia Canaglia” është një këngë, për të cilën ka nostalgji ai brez që ende kur nis të flasë një gjuhë të huaj, i shkon goja natyrshëm tek italishtja.

Është brezi im, që kaluam fëmijërinë në vitet tetëdhjetë, ndoca breza poshtë meje, ca më të mëdhenj akoma, apo prindërit tanë që kujtojnë ende me nostalgji atë koncert të Al Banos dhe Rominës në Tiranën e fundviteve ’80 që ishte një rreze shprese, se gjërat do të nisnin të ndryshonin për mirë në këtë vend.

Read more

Aston Villa gjunjëzon Liverpool dhe siguron pjesëmarrjen në Champions League –

“Shkrihet” Komisariati i Sarandës/ Kush janë oficerët që arrestoi Agjencia e Mbikëqyrjes Policore –

Ndërtimet pa leje në Ksamil, arrestohet shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë dhe 2 oficerë –

Elbit Systems vendoset në Tiranë, roli i ministrit Nufi në kontratën miliardere të armëve –

Me një milion gjërat që nuk shkojnë ashtu siç duhet në kohën e sotme, me një milion vështirësitë, hallet, dramat, luftën për mbijetesë, problemet sociale, tranzicionin që vijon të zgjasë pafund e që vijon të na japë idenë që brezat tanë qenkan të destinuar të mos qetësohen asnjëherë, por të vijojnë të jetojnë e të punojnë si në një varkë pa timon që lëkundet në mes të detit, të gjithë ata që kanë nostalgji për atë këngë e dinë gjithashtu se gjërat  ndryshuar për mirë. Sepse, sido që të jetë ajo kohë me këtë të sotmen nuk ka të krahasuar së paku për dy gjëra madhore: lirinë për të zgjedhur se çfarë do të bësh në jetë dhe mundësinë për të mbushur barkun. Kjo e fundit, në kuptimin e parë të fjalës.

Por, “nostalgia, nostalgia canaglia”. Nostalgjia është faqezezë. Na i ndryshon kujtimet. Zgjedh më të mirat, ruan aroma, shije, ndjesi… Ngjan me lumturinë. Me fëmijërinë. Me pafajësinë. Të bën të të duket e bukur karroca me kuzhineta, të të duket lumturi çasti kur godisje me gur gozhdën që shkonte shtrembër dhe në vend të saj i bije gishtit. Të bën të të duket kënaqësi e paparë, kur kujton se si bashkë me shoqet e lagjes luaje me peta ose me litar përpara dyqanit të ushqimores, mishit, bulmetit, ndërsa të gjitha bashkë prisnit të blinit ca ushqime qelbësirë me tollon. Kujtimet e shkollës me mësuesen që të kontrollonte kokën për thërriza ditën e hënë dhe “një kaç“ i ngulur tek buka me sheqer e me vaj e shoqes… “nostalgia canaglia” t’i bën të të duken të ëmbla shumë.

Është nostalgjia që të bën të kujtosh gati-gati me mall nervozimin e vazhdueshëm i gjithë atij brezi prindërish shqiptarë, që zgjoheshin me natë për radhën e qumështit që nuk ishte e sigurtë që e merrnin, që pastaj mundoheshin të gjenin me mik ku një copë sallam e ku një pako gjalpë më shumë, që rropateshin sa “në punën e shtetit” tek gjetja e druve të zjarrit, rregullimi i fitilave të furnelës së vajgurit, rregullimi i rezistencës së dushit, tharja e teshave të dielën në mbrëmje, te tubat e sobës së lyer me varak, ndërsa poshtë tyre zien tenxherja me fasulet për drekën e së hënës…. Të gjithë këto kjo nostalgjia faqezezë na i ka kthyer në atë që ne të gjithë e quajmë “fëmijëri të lumtur”.

“Oooo ne kemi pasur fëmijëri të lumtur, ju jeni brez koti!”, u themi këtyre të sotmeve, që nuk e dinë se çdo të thotë pako e Vitit të Ri, me dy portokalle, një mollë, ndonjë karamele dhe arrë brenda, dhurata klasike që ne fëmijët e rritur në vitet ’80 merrnim nga gjyshërit. Nëse ishim me fat edhe ndonjë 30 lekëshe ose 50 lekëshe, të cilat në shumë raste na i merrnin prindërit “për t’i ruajtur”.

Në atë kohë ne udhëheqësit i thërrisnim “xhaxhi”. Na shfaqej i qeshur, në 1 maj sidomos. Nuk dyshonim fare në dashurinë për të. Kështu na mësonin. Ai dhe partia, edhe pse këtë të fundit nuk e dinim se çfarë ishte, thuhej se duheshin më shumë sesa prindërit, recitonim vjersha se si ata ishin gjëja jonë më e shtrenjtë. Nuk kishte se si ta dinim që ai xhaxhi dhe ajo partia ishin shkaktarë të gjithë skamjes dhe mizerjes sonë. Me atë të tonën besonim se ishim fëmijët më të lumtur në botë.

Nuk di sesi vijojmë i themi xhaxhi atij njeriu edhe sot e kësaj dite. Nostalgjia sado faqezezë qoftë, nuk besoj se shkon deri këtu. Kujtesa jonë e shkurtër dhe mungesa e thellësisë për të nxjerrë mësime nga e shkuara ndoshta na bëjnë të ndryshëm nga gjithë vendet normale të botës ne shqiptarëve. Sepse, ndryshe nuk shpjegohet që të zgjedhim si “Uncle Sam” të kombit jo ndonjë figurë patriotike, por liderin e një prej diktaturave më të egra në botë.

Imagjinoj tani të gatuaj të dielën për ndonjë mikun tim të huaj paketën e re të qofteve shqiptare, që lexon mbi ambalazh “qofte si në kohën e xhaxhit”. Ç‘t’i them? Që në kohën e xhaxhit ne ushqeheshim më mirë sesa sot dhe se ishim vërtet fëmijët më të lumtur në botë? Apo se “xhaxhi” ynë, që është për kombin e vet është siç janë Hitleri, Stalini, Pinoceti e Fideli me shokë për kombet e veta, por ndryshe nga ata ne ia kemi harruar të këqijat. Sepse, ne jemi nostalgjikë. Apo ne jemi romantikët e të fundit në botë.

Nuk ka asnjë gjasë t’ia shpjegoj dikujt. Gjithë ç’kam lexuar ditët e fundit, gjithë justifikimet se në kohën e Enverit ushqimet ishin jo po bio, jo po pa konservantë, jo po të sigurta e kështu gjërash janë budallalliqe me brirë. Eshtë njëlloj si t’i thuash nje vajze hebreje se gjyshja e saj (lum ajo!) me siguri nuk kishte celulit në kampin e përqendrimit, sepse ushqimi ishte i shëndetshëm dhe pa yndyrna të shtuara…

Ndaj nuk do e shpjegoj hiç. Ose do e quaj budallallikun shqiptar të radhës që përpiqet të bëjë reklamë duke u mbështetur tek nostalgjia. Në fund të fundit shumë kush e ha. Sepse, “nostalgia nostalgia canaglia” ende na mbush sytë me lot sapo e kujtojmë me zërin e Al Banos dhe Rominës.

*Nostalgia nostalgia canahlia/ che ti prende proproi quando non vuoi/ ti ritrovi con un cuore di paglia, e un incendio che non spiegi mai…

/TiranaPost/

Etiketa: “Nostalgia canaglia”faqezezëiva ticoNostalgjianostalgjia faqezezëUncle Samxhaxhi

Të Lidhura

Aston Villa gjunjëzon Liverpool dhe siguron pjesëmarrjen në Champions League –

Aston Villa gjunjëzon Liverpool dhe siguron pjesëmarrjen në Champions League –

nga 27
23:26 | 15/05/2026
0

Aston Villa mori një fitore të rëndësishme në javën e 37 të Premier League teksa mposhti Liverpool duke siguruar matematikisht...

“Shkrihet” Komisariati i Sarandës/ Kush janë oficerët që arrestoi Agjencia e Mbikëqyrjes Policore –

“Shkrihet” Komisariati i Sarandës/ Kush janë oficerët që arrestoi Agjencia e Mbikëqyrjes Policore –

nga 27
23:12 | 15/05/2026
0

Një ndërtim pa leje në një hapësirë plazhi, në lagjen nr. 1, Sarandë, ku në një objekt (i përbërë nga...

Ndërtimet pa leje në Ksamil, arrestohet shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë dhe 2 oficerë –

Ndërtimet pa leje në Ksamil, arrestohet shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë dhe 2 oficerë –

nga 27
22:06 | 15/05/2026
0

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka zhvilluar një aksion në zonën e Sarandës dhe Ksamilit për lidhjet e policisë me raste...

Elbit Systems vendoset në Tiranë, roli i ministrit Nufi në kontratën miliardere të armëve –

Elbit Systems vendoset në Tiranë, roli i ministrit Nufi në kontratën miliardere të armëve –

nga 27
22:00 | 15/05/2026
0

Elbit System, një nga kompanitë më të mëdha të prodhimit të armëve në botë, me bazë në Izrael, ka hapur...

Para
Meta publikon shkeljet e Dvoranit: Mbrojtja e integritetit të Gjykatës Kushtetuese, detyrë mbi detyrat! (film)

Meta publikon shkeljet e Dvoranit: Mbrojtja e integritetit të Gjykatës Kushtetuese, detyrë mbi detyrat! (film)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Aston Villa gjunjëzon Liverpool dhe siguron pjesëmarrjen në Champions League –

Aston Villa gjunjëzon Liverpool dhe siguron pjesëmarrjen në Champions League –

23:26 | 15/05/2026
“Shkrihet” Komisariati i Sarandës/ Kush janë oficerët që arrestoi Agjencia e Mbikëqyrjes Policore –

“Shkrihet” Komisariati i Sarandës/ Kush janë oficerët që arrestoi Agjencia e Mbikëqyrjes Policore –

23:12 | 15/05/2026
Ndërtimet pa leje në Ksamil, arrestohet shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë dhe 2 oficerë –

Ndërtimet pa leje në Ksamil, arrestohet shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë dhe 2 oficerë –

22:06 | 15/05/2026
Elbit Systems vendoset në Tiranë, roli i ministrit Nufi në kontratën miliardere të armëve –

Elbit Systems vendoset në Tiranë, roli i ministrit Nufi në kontratën miliardere të armëve –

22:00 | 15/05/2026
“TIMS përfundoi në duart e Troplinëve”/ Berisha me akuza ndaj Ramës –

“TIMS përfundoi në duart e Troplinëve”/ Berisha me akuza ndaj Ramës –

20:58 | 15/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Aston Villa gjunjëzon Liverpool dhe siguron pjesëmarrjen në Champions League –
  • “Shkrihet” Komisariati i Sarandës/ Kush janë oficerët që arrestoi Agjencia e Mbikëqyrjes Policore –
  • Ndërtimet pa leje në Ksamil, arrestohet shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë dhe 2 oficerë –
  • Elbit Systems vendoset në Tiranë, roli i ministrit Nufi në kontratën miliardere të armëve –
  • “TIMS përfundoi në duart e Troplinëve”/ Berisha me akuza ndaj Ramës –
  • Trafik heroine në Danimarkë, të përfshirë dy vëllezër fierakë, një në pranga –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Aston Villa gjunjëzon Liverpool dhe siguron pjesëmarrjen në Champions League –
  • “Shkrihet” Komisariati i Sarandës/ Kush janë oficerët që arrestoi Agjencia e Mbikëqyrjes Policore –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com