“Normalizim të raporteve” me dënime gjyqësore! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Normalizim të raporteve” me dënime gjyqësore!

08:10 | 19/02/2016
në Opinion
0

 

Nga Albinot Maloku

Këto ditë një Gjykatë e Lartë në Nish të Serbisë i shpalli fajtorë dhe i dënoi me 15 vjet burg, disa ish-oficerë të UÇK-së. Logjika juridike e organeve gjyqësore të shtetit të Serbisë ndaj shqiptarëve nuk ka ndryshuar e nuk ka për të ndryshuar. Nisur nga gjendja juridike, ku Kosova konsiderohet me Kushtetutë dhe ligjet në fuqi pjesë e sistemit juridiko-ligjor të Serbisë, Gjykata në fjalë me veprimin e saj është në përputhje me ligjet e veta, dhe se shqiptarët e Kosovës brenda këtij sistemi dënohen si asgjë.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Normalizimi i raporteve mes Kosovës dhe Serbisë i nisur së prapthi, e jo siç do të duhej, nuk ka parashtruar kurrë kërkesën që Serbia ta largojë nga Kushtetuta e saj dhe mos ta konsiderojë Kosovën si pjesë të saj, ose edhe e kundërta të ndërpritet ky lloj i “normalizimit të raporteve mes vendeve tona”.

Mekanizmat ndërkombëtarë jashtë dhe brenda Kosovës nuk i kanë bërë presion asnjë herë shtetit serb që të mos luajë ndjekësin e qytetarëve të shtetit të Kosovës, siç ka ndodhur prej 2008 e këndej disa herë.

Reagimet e drejtuesve të organeve shtetërore të Kosovës kryesisht ishin pa përmbajtje dhe komplet ishin “sa për të thënë” e edhe cinike. Sipas Ministrisë së Drejtësisë të Republikës së Kosovës, “logjika juridike e organeve gjyqësore serbe, është e tejkaluar dhe i takon ish-sistemit të Republikës Federale të Jugosllavisë, e cila nuk ekziston më as si rregullim shtetëror, as si formë e regjimit shtetëror, por as si sistem juridik nuk mund të trashëgojë bazë për veprim juridik ndaj qytetarëve që i takojnë një realiteti të ri të rregullimit shtetëror, administrativ e politik”. Si i tillë ky konstatim nuk qëndron as edhe juridikisht dhe kjo ngase sistemi aktual i Serbisë është trashëgimtar ish-sistemi të ish-RFJ-së, nëse jo në plotni atëherë i reformuar. Dallimi është tek gjendja faktike, nga se Serbia është fizikisht jashtë Kosovës, dhe se nuk ka mundësi që t’i ekzekutojë dënimet e shqiptuara. Përndryshe e gjithë struktura shtetërore politika e juridike e Serbisë e cila funksionon sipas Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi e përfshin edhe Kosovën dhe qytetarin e saj. Kësisoj, Serbia mund të lëshojë fletë-arreste ndërkombëtare për të “dënuarit” dhe qytetarët veç mund të protestojnë e Qeveria e Kosovës të lëshojë reagime për shtyp.

Më pastaj Ministria e Drejtësisë e vendit tonë konstaton se “Ky rast cënon liritë dhe të drejtat e qytetarëve të Kosovës”. Gjithsesi Ministria e Drejtësisë e di që nuk është rasti i parë që “këto raste” të dënimit në mungesë të qytetarëve të shtetit të Kosovës po e cënojnë “lirinë dhe të drejtat e qytetarëve të Kosovës”. Çdo gjë në këtë drejtim, nga ana e shtetit tonë ka ngelur në reagime pas ndodhive. Ajo më cinikja nga reagimi i Ministrisë së Drejtësisë së Kosovës është premtimi se “Institucionet e Kosovës në koordinim të plotë edhe me faktorin ndërkombëtar që ndërmjetëson rregullimin e raporteve ndërshtetërore dhe të fqinjësisë, do të kërkojnë të tejkalohen këto insinuata pa bazë ligjore dhe destabilizuese. Krahas angazhimit për arritjen e një pakti për traktat paqeje dhe stabiliteti mes Kosovës dhe Serbisë do të duhej të ketë edhe një akt formal kërkim-faljeje nga ana e Serbisë, si dhe tërheqje te akteve akuzuese fiktive.”

Veç kësaj Kryeministri i Republikës së Kosovës, akademik Isa Mustafa ndër tjera ka thënë se “Asnjë gjykatë në Serbi nuk ka të drejtë të gjykojë qytetarë të Republikës së Kosovës.” Ky urdhërim, pa veprim konkret nga ana e kryeministrit Mustafa, edhe hyn në veshin e djathtë e del në të majtin tek sistemi juridik i Serbisë. Përfundimisht Qeveria e Kosovës duhet të gjejë mënyra për të qartësuar pozicionin e të dënuarve në raport me këto dënime, nga se veç me reagime koti askujt nuk do ti ndihmohet, pra as edhe drejtësisë.

/27.al/

Etiketa: Albinot MalokuGjykatë e Lartë në Nish të Serbisë i shpalli fajtorë dhe i dënoi me 15 vjet burgIsa Mustafaish-oficerë të UÇK-sëish-RFJKosovaMinistria e Drejtësisëqeveria e KosovesRepublika Federale e Jugosllavisë

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Hafizi: PS  “tokë e xanun” nga Edi Rama

Hafizi: PS “tokë e xanun” nga Edi Rama

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

U rrëzua tek blloqet e betonit, lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë –

U rrëzua tek blloqet e betonit, lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë –

21:51 | 20/12/2025
Aksident i rëndë në Elbasan/ Përplasen dy makina, katër të plagosur dërgohen me urgjencë në spital –

Aksident i rëndë në Elbasan/ Përplasen dy makina, katër të plagosur dërgohen me urgjencë në spital –

21:15 | 20/12/2025
Ja çfarë i kërkoi SPAK-ut Edi Rama –

Tjetër “shuplakë” e fuqishme për Ramën! SPAK urdhër-arreste për baxhanakun e tij dhe 3 të tjerë –

20:33 | 20/12/2025
“Shumë figura të PD-së janë konsumuar”, qytetari replikon me Berishën në Kurbin –

“Shumë figura të PD-së janë konsumuar”, qytetari replikon me Berishën në Kurbin –

20:15 | 20/12/2025
Aksident i rëndë në Tiranë/ Makina përplaset me motorin, një i vdekur dhe një e plagosur –

E rëndë në Tiranë, gjendet një trup i pajetë në një kanal uji –

19:53 | 20/12/2025

Më Të Lexuarat

  • U rrëzua tek blloqet e betonit, lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë –
  • Aksident i rëndë në Elbasan/ Përplasen dy makina, katër të plagosur dërgohen me urgjencë në spital –
  • Tjetër “shuplakë” e fuqishme për Ramën! SPAK urdhër-arreste për baxhanakun e tij dhe 3 të tjerë –
  • “Shumë figura të PD-së janë konsumuar”, qytetari replikon me Berishën në Kurbin –
  • E rëndë në Tiranë, gjendet një trup i pajetë në një kanal uji –
  • OSBE e akuzoi Ramën se ka 200 mln euro të fshehura në banka offshore –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • U rrëzua tek blloqet e betonit, lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë –
  • Aksident i rëndë në Elbasan/ Përplasen dy makina, katër të plagosur dërgohen me urgjencë në spital –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com