Për t’iu përgjigjur kërkesës së tregut, “HMD Global”, kompania që ka marrë patentën e Nokias nga gjiganti finlandez i teknologjisë, nënshkroi një marrëveshje me kompaninë e prodhimit të lenteve, “Carl Zeiss”.
Ky është partneriteti i radhës i HMD, që synon të ringjallë edhe njëherë markën që dikur dominonte me mbi 70 përqind tregun e telefonisë celulare në botë.
Lentet dhe ekspertiza e “Zeiss” do të ofrohen në të gjithë telefonat inteligjentë Nokia të së ardhmes, megjithëse në asnjërin prej produkteve N3, N5 dhe N6, që të gjithë me sistem Android që dalin në shitje muajin e ardhshëm, këto lente nuk janë të pranishme.