Grupi parlamentar i LSI-së vendosi të përjashtojë deputetin Përparim Spahiu pas qëndrimit të tij të fundit për reformën në drejtësi. Spahiu e deklaroi votën e tij kundër reformës në drejtësi, qëndrim ky që sipas kreut të grupit parlamentar të LSI-së, është kundër forumeve të kësaj partie. Vasili përsëriti qëndrimin e LSI-së pro miratimit të refomës në drejtësi.
Dy ditë më parë, Spahiu e deklaroi votën e tij kundër kësaj reforme duke vënë në diskutim qëndrimin e LSI-së për reformën në drejtësi.
“E kuptoj dhe jam dakord që sovranitetin e vendit tonë të përbashkët duhet ta ndajmë me NATO, me KE, shpresoj dhe me BE. Por nuk jam gati të votoj ndarjen e sovranitetit me Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit. Çfarë përfaqësojnë këta?!”, shkruante në Tëitter deputeti i LSI-së, Spahiu.
Pas këtij qëndrimi, Lëvizja Socialiste mblodhi grupin parlamentar dhe vendosi përjashtimine Spahiut nga ky grup.