• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Një vend për gishtin e gjejmë dot?

10:30 | 12/03/2016
në Opinion
0

Nga Enkel Demi

Sa herë e enjtja shkon duket sikur Shqipëria merr frymë thellë për të vazhduar një të premte dhe do ditë tjera, gjersa të vijë prapë e enjtja. Nuk besoj se ka komb tjetër në rajon a kontinent që ta ketë një ditë të javës kaq shumë të ngarkuar me një shfaqje të pacipë të padijes, mungesës së edukatës. Kam përshtypjen sivëllezërit tanë të Prishtinës na konkurojnë rrotë më rrotë.

Lexo edhe

Tony Blinken po krijon krizë në Kosovë –

Celibashi “vulosi” vrasjen e zgjedhjeve

Zoti të ruajtë Znj.Kim dhe suksese në jetë!

E enjtja që sapo lamë pas mund të simbolizohet me atë të gishtit. Do të mbetet kudo e pashlyer në kujtesën kombëtare ai alamet gishti i shtrembër për një turrë drush që i drejtohej ish-kryeministrit dhe një tjetër kolegu të opozitës. Është gishti i Koços, ai i mesit që në vegjëli e quanim budallain e shokëve. Pikërisht, këtë budallën çoi njeriu që na mëson si të bëhemi milioner. Ai që flet si babaxhan, që e quajnë Pasha të Jugut, që u drejtohet të tjerëve me shprehjen lapidare “biri im”, pikërisht ai bëri simbolin e asaj fjale që nuk na e nxë goja e që nis me gërmën “K”.

KOKEDHIMA NE SEANCE PARLAMENTARE - Deputeti i PS, Koco Kokedhima, gjate nje seance parlamentare, ku eshte votuar dergimi i mandatit te tij ne Gjykaten Kushtetuese./r/n/r/nKOKEDHIMA AT PARLIAMENTARY SESSION - Lawmaker, Koco Kokedhima, during a parliamentary session.

Në të enjten e gishtit u shfaq dhe opozitari më i ri, Vangjel Dule që ju drejtua një kolegu të tij me fjalën “kone”. Me ndërhyrjen e kryeministrit, nderi u vu në vend, sepse miku grek u konsiderua qen. Pra, sërish e enjtja u bë gjellë qensh, do thoshte berberi i lagjes time.

Çdo të enjte në sallën e Kuvendit mblidhet paria e vendit, ata që janë pasardhësit e deputetëve të dikurshëm si fjala vjen Fishta, Noli, Zogu, Frashëri, Gurakuqi, Çoba e do të tjerëve. Këtyre të ditëve tona nëse do jua lexojmë fjalimet pas dhjetë vjetëve, pako gjë mund t’ju gjejmë, por nëse do u shohim fotot apo pamjet pa zë shumë kemi për t’u parë. Gishta, kapele cowboy, flokë të ngjyer, vazo e mikrofonë të thyer, vezë, barkderra, telefonë që lundrojnë në faqe të nxehta ose lojëra fëmijësh të klasave fillore. Këta ndryshe nga paradhësit e tyre do na lënë shenja, ndoshta jo fjalë të mençura që t’i përdorim tek rubrika “Ka thanë i moçmi”, por figura të pazëvendësueshme që kapërcejnë çdo fantazi halabakësh.

Ato vargjet “do ngrihen këmbët t’i bien kokës” tash janë katërcipërisht të vërteta. Është bërë vulgu, katundi i mendimit parì, ndaj e enjtja përjetohet si një farë panairi, ku kotësia, fjalët e pakuptimta, bjerraditësit janë kthyer në shembuj që duhet t’i ndjekin ata që nuk e gëzojnë këtë lloj pushteti, të thjeshtët qytetarë. Atyre u është ngritur ai gisht plot gunga i burrit të urtë që i nis emri me gërmën “K”.

Etiketa: bjerraditësitdo ngrihen këmbët t’i bien kokësEnkel DemigishtigjindjahalabakëKa thanë i moçmikatundi i mendimitparìrrotë më rrotëvulgu

Të Lidhura

Tony Blinken po krijon krizë në Kosovë –

Tony Blinken po krijon krizë në Kosovë –

nga 27
11:42 | 14/06/2023
0

Nga Edward P. Joseph Nëse është që mund ta kuptojë përplasjen e shëmtuar dhe të panevojshme mes Shteteve të Bashkuara...

Celibashi “vulosi” vrasjen e zgjedhjeve

Celibashi “vulosi” vrasjen e zgjedhjeve

nga 27
17:05 | 09/03/2023
0

Nga Andi Bushati – Zakonisht, në hapësirat e lirisë që mundësojnë demokracitë liberale, njerëzit që janë të detyruar të bëjnë...

Zoti të ruajtë Znj.Kim dhe suksese në jetë!

Zoti të ruajtë Znj.Kim dhe suksese në jetë!

nga 27
21:01 | 08/03/2023
0

Nga Myslym Murrizi –  E Nderuar Zj Kim! Meqenese sot mora vesh qe ke levizur “ der” me “ der”...

Rrëfimi i një polici

Rrëfimi i një polici

nga 27
21:45 | 07/03/2023
0

Nga Anila Hoxha – Ai është një nga policët më të ndershem që njoh. Për këtë arsye ky person ka...

Para
Arrestohen tre inspektorë tatimesh në Lezhë

Arrestohen tre inspektorë tatimesh në Lezhë

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Makina përplas 16-vjeçarin në Korçë, jashtë rrezikut për jetën

U kap duke vjedhur në banesën e vjehrrit, arrestohet dhëndri –

12:34 | 04/10/2023
KFOR i prerë: Sundimi i ligjit, ekskluzivitet i Policisë së Kosovës

KFOR i prerë: Sundimi i ligjit, ekskluzivitet i Policisë së Kosovës

12:26 | 04/10/2023
Rritet ‘Tempulli’, kapet 36-vjeçarja e shpallur në kërkim për drogë –

Rritet ‘Tempulli’, kapet 36-vjeçarja e shpallur në kërkim për drogë –

12:24 | 04/10/2023
“Grimcat kuantike”, treshja e shkencëtarëve fitojnë Nobelin në Kimi –

“Grimcat kuantike”, treshja e shkencëtarëve fitojnë Nobelin në Kimi –

12:20 | 04/10/2023
Kualifikueset e Europianit 2025/ Trajneri Bushi zbardh listën e Kombëtares U-21 për sfidat ndaj Finlandës & Malit të Zi –

Kualifikueset e Europianit 2025/ Trajneri Bushi zbardh listën e Kombëtares U-21 për sfidat ndaj Finlandës & Malit të Zi –

12:15 | 04/10/2023

Më Të Lexuarat

  • U kap duke vjedhur në banesën e vjehrrit, arrestohet dhëndri –
  • KFOR i prerë: Sundimi i ligjit, ekskluzivitet i Policisë së Kosovës
  • Rritet ‘Tempulli’, kapet 36-vjeçarja e shpallur në kërkim për drogë –
  • “Grimcat kuantike”, treshja e shkencëtarëve fitojnë Nobelin në Kimi –
  • Kualifikueset e Europianit 2025/ Trajneri Bushi zbardh listën e Kombëtares U-21 për sfidat ndaj Finlandës & Malit të Zi –
  • Protestoi “Live” kundër luftës, gazetarja dënohet me 8.5 vite burg –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • U kap duke vjedhur në banesën e vjehrrit, arrestohet dhëndri –
  • KFOR i prerë: Sundimi i ligjit, ekskluzivitet i Policisë së Kosovës

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com