Një vandal në Pejë (Cili është gomar; Edi Rama apo të tjerët?) – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Një vandal në Pejë (Cili është gomar; Edi Rama apo të tjerët?)

20:20 | 27/11/2018
në Shqiperi
0

Unë mendoj që është gomar kushdo që i thotë puna e mbarë Hashim Thaçit, kur ky i fundit bën përpjekje që ta ndajë vendin e vet në dysh. Unë mendoj që është gomar, gjithashtu, ai që vjen në Kosovë dhe ofendon gazetarët e vendit tonë, duke i quajtur kazan, vetëm pse gazetari ia ka drejtuar një pyetje normale një personi jonormal.

Nga Berat Buzhala

Kjo ishte e tëra nga cirku i ditës së djeshme.

Read more

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Erdhi Edi nga Tirana në Pejë për të na thënë se ai që e quan Hashim Thaçin tradhtar është gomar.

Kurse njeriu që e thotë këtë, e thotë me një siguri të tillë, sa të mbushet mendja që ai personalisht ka luftuar në Drenicë dhe Dukagjin, Luginë të Preshevës dhe Maqedoni. Dhe kur e thotë Edi këtë, nuk na mbetet asgjë tjetër përveçse ta mbyllim debatin për kufijtë, t’i kërkojmë falje Thaçit për dyshimet tona të padrejta, naive po se po, dhe të vazhdojmë të punojmë, sepse shpinën e kemi të sigurtë.

Kryeministri i Shqipërisë, erdhi në Pejë, i shoqëruar me shërbëtorët e tij, ata të cilëve në fund të ditës do t’ua numërojë llajkat dhe sherat në FB, për të na treguar se kush është gomar, kush është tradhtar dhe kush është patriot.

Gjatë ekspozesë së tij, plot pështymë, me një jostabilitet të theksuar fizik dhe mendor, kryeministri shqiptar, sillej me një arrogancë të tillë, sikur brenda tij të ishin riinkarnuar Skënderbeu dhe Ismail Qemali.

Gati e rrëzoi kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinajn, kur e tërhoqi për dore për t’ia vënë dorën mbi shqiponjë, kinse për t’u betuar. Për t’u betuar për çka? Që Shefqet Kastratit t’ia paguajnë kosovarët taksën e rrugës, apo që të njëjtin ta rrisim edhe pak, nga pesë euro njëri drejtim në 10 euro?

Por, le te kthehemi edhe pak te tallavaja nacionaliste në Pejë.

Javën që e kemi lënë prapa, zyrtarët më të lartë të Qeverisë së Shqipërisë kritikuan Kosovën për taksën prej 100 për qind për produktet serbe, u zotuan në Beograd për t’i intensifikuar raportet tregtare dhe ekonomike, kurse sot, të njëjtit vërshuan për në Kosovë me shqiponja të mëdha, të bindur, me plot të drejtë, që kosovarët, edhe këtë herë, si shumë të tjera, do të tregohen mjaftueshëm idiotë sa për t’u joshur nga ngjyrat kuq e zi.

Kaq.

Këta të Kosovës, të mangët nga goja dhe truri, dukeshin mjaft të kënaqur që Edi nuk po shkonte edhe më larg. Ai, ta zemë, edhe do të mund të tallej me ta. Prandaj, për sa kohë që Rama atyre ua ofronte atyre njërën dorë, që me të ta formonin një shqiponjë, ministrat e Kosovës, të shndërruar në tifoz, ishin të kënaqur. Ata dukeshin si ca mjeran të kompleksuar, të paditur, të paedukuar, të pakulturuar, dhe çdo gjë tjetër që fillon me “pa”, përballë udhëheqësit të Shqipërisë. Kush guxonte që t’i thoshte atij për taksën e rrugës? Kush guxonte t’i thoshte atij që ai dhe kabineti i tij, ndryshe flet në Beograd e ndryshe në Prishtinë? Kush guxonte t’i thoshte atij që nën udhëheqjen e tij, ekonomia e Shqipërisë çdo ditë e më tepër po afrohet më Beogradin e çdo ditë e më tepër po i bën pengesa Prishtinës.

Shikoni vetëm të dhënat në sajtin e CEFTA-s, të cilat flasin shumë më shumë se sa secila shqiponjë e bërë në Pejë. Shqipëria, vitin e kaluar ka shitur në Kosovë më shumë se sa në secilin vend në rajon dhe ka konsumuar prodhime serbe më shumë se sa nga secili vend tjetër në rajon. Pra, Shqipëria blenë mallra në Serbi (186 milionë euro) dhe shet mallra në Kosovë (në vlerë 156 milionë euro). Ndërsa Kosova, vitin e kaluar ka shitur në Shqipëri, pak më shumë sa ka shitur në Serbi. Pastaj, mos të harrojmë kontributin e miliona turistëve të Kosovës që për çdo vjet i çojnë në Shqipëri miliona euro të tjera për turizëm, ani pse, Edi Rama, prej kur u bë kryeministër i Shqipërisë, atë pjesë të Rrugës së Kombit që kishte mbetur e papërfunduar nga koha e Berishës, e la në atë gjendje që e gjeti. Vetëm se, bakshish, e shtoi edhe taksën prej 10 eurove.

Mos më keqkuptoni, unë nuk kam kërkesa për Edi Ramën. Ai është kryeministër i Shqipërisë, i zgjedhur nga qytetarët e Shqipërisë, për të punuar për qytetarët e Shqipërisë. Mirëpo, kur i njëjti zbarkon në Kosovë, na tregon se kush çfarë guxon e çfarë jo t’i thotë Presidentit Thaçi, kur na tregon kush është e kush nuk është patriot, kush bëri diçka e kush nuk bëri asgjë për shqiptarët, atëherë e konsideroj legjitime që edhe ne t’i themi hapur disa gjëra.

Ta zemë, unë mendoj që është gomar kushdo që i thotë puna e mbarë Hashim Thacit, kur ky i fundit bën përpjekje që ta ndajë vendin e vet në dysh. Unë mendoj që është gomar, gjithashtu, ai që vjen në Kosovë dhe ofendon gazetarët e vendit tonë, duke i quajtur kazan, vetëm pse gazetari ia ka drejtuar një pyetje normale një personi jonormal.

Kjo çfarë ndodhi sot në Pejë, ishte çdo gjë tjetër, përveç asaj për të cilën ishte thirrur. Kryeministri i Shqipërisë kishte ardhur në Kosovë për t’ia rrahur shpatullat Hashim Thaçit, për t’i intimiduar politikanët tjerë të Kosovës, për t’i intimiduar gazetarët e Kosovës, për të ushtruar terror medial mbi qytetarët e hutuar – kuptohet i përkrahur nga gazetarët personalë.

Ky ishte një lloj vandalizmi i paparë deri më tash në Kosovë. Një kryeministër, qoftë ai edhe i Shqipërisë, që kërset dhëmbët, hakërrehet, shtrëngon grushtet, sikur të jetë disa sekonda larg krizës së radhës epileptike, nuk mund të jetë ylli ynë polar. Një kryeministër që ofendon, sulmon, të vegjëlit, dhe i kthen kurrizin oligarkëve, nuk është shembulli për t’u ndjekur.

Kushdo që pret që ekonomia e dy vendeve, pas këtij cirku, do të sheh ditë më të mira, shpejt do të dëshpërohet. Për ekonominë tonë nuk vendosin këta. Për ekonominë tonë, për taksat tona vendosin devollët, kastratët, vilmanushët e të tjerë, e të tjerë.

Prandaj, më zgjoni nga gjumi, kur këta oligarkë vendosin që ta mbajnë një samit mbarëkombëtar. Deri atëherë, zoti Rama: Fuck Off!

https://www.gazetaexpress.com/oped/shkruan-berat-buzhala-nje-vandal-ne-peje-599349/

Etiketa: Berat Buzhalaedi ramagomarHashim Thacipejepuna e mbarëvandal

Të Lidhura

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

nga 27 ok
16:24 | 28/05/2025
0

Zhvillohet ceremonia e nisjes së fazës së dytë të projektit “Në ndihmë të fëmijëve jetimë të Republikës së Shqipërisë” në...

Para
“Kam punuar 15 vite në Angli, vjen dhe ma prish ky robq**i”… Flet banori që u dhunua me grushte e shkelma nga policia (film)

“Kam punuar 15 vite në Angli, vjen dhe ma prish ky robq**i”… Flet banori që u dhunua me grushte e shkelma nga policia (film)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com