Një tjetër aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në Itali, ku ka humbur jetën 21-vjeçari shqiptar.
Aksidenti ndodhi gjatë ditës së sotme në rrugën “Chiesa” në Cortile të Carpit, ku një automjet tip BMW dhe një furgon u përplasen bashkë.
Mediat italiane shkruajnë se 21-vjeçari, shqiptar, i cili drejtonte furgonin, ka humbur jetën në spitalin e Baggiovara-s.
Ndërsa drejtuesi i automjetit BMË, është një 25-vjeçar rumun, i cili ndodhet në gjendje kritike për jetën.
Policia italiane kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.