Nuk ka ndonjë njoftim nga FSHF apo vetë tajnieri i Kombëtares sonë, por duket se De Biazi e ka gjetur pasuesin e Paolo Tramexanit.
Mediat italiane raportojnë se është Marko Veroneze zëvendëstrajneri i ri i Shqipërisë.
Veroneze ka pasur një karrierë të pasur si futbollist dhe është në hapat e parë si trajner, pak a shumë si Tramexani. Ish-sulmues i formuar tek Interi, Veroneze ka luajtur nën drejtimin e De Biazit në vitet 2000-2002, kur ishte futbollist i Modenës.