Nga Avni Delvina
Grafikë nga cikli “Metamorfoza – pjesa e parë”
– Një popull që zgjohet një mëngjes dhe e gjen veten të shndërruar në zombi. E vetmja shenjë e së kaluarës është simboli i shqiponjës. Të huajt dhe ndërkombëtarët llahtarisen nga kjo situatë dhe fillojnë e keqpërdorin…Dikush i bie me shqelm, dikush e largon sikur të ketë zgjeben, dikush mundohet të eksperimentojë mbi këtë fatkeqësi, etj….
Populli i shkretë mundohet të përshtatet me këtë gjendje të re fizike dhe shpirtërore, por e ka shumë të vështirë…Gjithçka ka ndërruar në komportamentin e tij me ambientin, që nga ecja dikur krenare e deri tek shijet e ushqimit…Ai fillon e mësohet me shijet e reja prej zombi dhe i pëlqejnë ushqime të dekompozuara dhe të skaduara…Mësohet të jetojë pa dashuri dhe i braktisur nga të gjithë. I izoluar dhe i përçmuar në shëmtimin e tij ai vazhdon të marrë frymë…