Një Parti që lindi mbi simbolika – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Një Parti që lindi mbi simbolika

10:18 | 04/11/2016
në Opinion
0

Nga Frrok Çupi

Me sa duket fushës së politikës nuk i ka mbetur gjë tjetër veç simbolikës. Kur pashë dje skenën e formimit të partisë më të re të kryesuar nga Ben Blushi-ish gazetar, shkrimtar dhe deputet socialist, më erdhi para syve përsëri fati i keq i “lëndës politike”.

Partia e Blushit, që, po të imitoja noterin, do të thoja se “tani e tutje po e quajmë “partia Libra”, e kishte gjithë performancën, madje të kryer në mënyrë të kujdesshme deri në njëfarë teprie. Mirëpo nuk pashë njerëz. Edhe një gazetare (ose më mirë të them spikere televizionesh) që u shfaq aty dhe e morën lajmet si “gjë të bujshme”, për pesë minuta e mohoi: “Jo- tha- nuk jam në atë parti, thjesht po vëzhgoja”. Edhe një poet të periudhës së poezisë më revolucionare që rekrutoi partia para se të lindte, nuk e pashë më.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Domethënë nuk ka njerëz. Kjo parti që në themelim të saj vërtetoi se “politika nuk ka lëndë”. Kjo është çështja: Pse nuk ka më lëndë politika? A nuk është vallë i njëjti popull që ka nxjerrë nga barku i tij dhjetëra parti politike dhe tani nuk iu dihet sa është përqindja e secilës në përfaqësimin politik? Ky popull është… A është ky popull që nxori Partinë Demokratike në mënyrën më të bujshme, mu në hundët e diktaturës komuniste? Po, ky është. A janë këta njerëzit që kanë nga tre a katër tesera partie nëpër xhepa? Këta janë…

Atëherë pse nuk ka më lëndë për politikën?

Partia “Libra” vërtetoi shumë gjëra. Në radhë të pare, i dha përgjigje pyetjes “pse nuk ka lëndë politike?”. A është veç dëshpërimi dhe neveria që kanë fituar njerëzit ndaj partive politike? Kjo është e është, por kjo cilësi iu përket njerëzve të klasit që nuk kanë shumë etje për partitë. Disa nuk e pranojnë se këtu është krijuar shtresa e mesme, por ja që është reale kjo.

Përgjigja pse nuk kishte shumë njerëz si “lëndë politike” vjen pikërisht nga fakti se njerëzit gia i kanë bërë lidhjet me partitë, tani nuk ka më.

Një parti “Libra” i frikëson njerëzit e lidhur pas partive. Sepse, njerëzit e lidhur pas partive janë të lidhur pas një copë pune, pas një çikë servilizmi, pas një parcele me drogë, pas një vjedhjeje, pas një mashtrimi… Çfarë do të gjejnë te “Libra”? Sot për sot asgjë… Atëherë, shiko rrugën e “shkojmë në partinë tonë”.

Partia “Libra” vërtetoi që edhe pse ka lindur si oponent e partisë-fasadë të Rilindjes, megjithatë iu ngjit pas fasadës. E përsosi performancën e saj, që nga ngjyra e sfondit, te mënyra si u vendos mikrofoni në sallë, te të gjitha. Sigurisht me dy çika lekë që kishte, me kursim të madh. Mirëpo mbeti me kaq; ose ngjashëm si edhe partia-mëmë, që është Rilindja e sotme. Sigurisht, edhe partia më e madhe “fasadë” që quhet Rilindje, po të mos kishte para pa fund të marra nga fondet publike (domethënë, nga xhepat e njerëzve të dashuruar pas partive), nuk do të kishte asnjë njeri në sallë. Mirëpo “Libra” guxoi të bëjë sakrilegjin e saj.

Partia vërtetoi një gjë, që, kushdo do të kishte frikë ta thoshte me fjalë; fikë nga fati. Vërtetoi se nuk është koha për Libra. Njerëzit e morën sikur është parti librash dhe kush do të afrohej?! Ndonjë njeri i rrallë që i ka mbetur koha te librat, veç kaq. Ka rrjedhur dëshira për dije, kanë rrjedhur kultura dhe libri në këtë vend. Duhen parti halabakësh, po të duash ta mbushësh lëndën politike.

Mirëpo, sipas Partisë së re nuk ishte gjithë puna te libri. Sigurisht që fjala “Libra” ishte zgjedhur me kujdes, që të tingëllojë edhe si “libër”. Por më shumë anonte nga pesha e Lirisë, domethënë, Liberty!, Liberta! Libertian! e të tjera. Kjo i tremb akoma më shumë njerëzit. Sepse kjo iu jep liri. Njerëz të mësuar nën diktaturë, nën tallje qeveritare, nën batuta rilindëse, nën përdhosje rilindëse…, të gjithë këta nuk e duan më lirinë. Është provuar në gjithë filozofinë politike se është shumë e vështirë të përballohet liria. Madje, për shoqëritë e dala nga dhuna dhe të dhunuar pastaj, njerëzit që pranojnë emërtimin “dele”, këta nuk e përballojnë dot lirinë…

Atëherë njerëzit hoqën dorë nga Liria, Liberta, Liberty, Libertians e kështu me radhë.

Atëherë nuk ka lëndë. Ka veç simbolika.

/veritas.com.al/

Etiketa: drogëfasadëFrrok Çupihalabakëlëndë politikeparcelëRilindjasimbolika

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Përndjekësit e rinj të Zhitit

A ja del dot PBDNJ, si parti “antishqiptare”?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Operacioni antidrogë në Tiranë/ Dalin para Gjykatës 22 të arrestuarit! Si ranë në kurthin e policëve të infiltruar –

Operacioni antidrogë në Tiranë/ Dalin para Gjykatës 22 të arrestuarit! Si ranë në kurthin e policëve të infiltruar –

13:38 | 26/12/2025
Nuk lejuan gazetarët në Kuvend, Zhupa denoncon Gardën e Republikës: Po sillen si ‘ushtar partie’

Nuk lejuan gazetarët në Kuvend, Zhupa denoncon Gardën e Republikës: Po sillen si ‘ushtar partie’

13:08 | 26/12/2025
Ra në kontakt me energjinë elektrike, humb jetën 27-vjeçari në Koplik –

Ra në kontakt me energjinë elektrike, humb jetën 27-vjeçari në Koplik –

12:48 | 26/12/2025
Rama dhe Peleshi po tentojnë t’i blejnë kohë –

Rama dhe Peleshi po tentojnë t’i blejnë kohë –

12:18 | 26/12/2025
Duhet t’i rikthehemi sheshit çdo natë dhe Edi Rama ikën si miu –

Duhet t’i rikthehemi sheshit çdo natë dhe Edi Rama ikën si miu –

12:04 | 26/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Operacioni antidrogë në Tiranë/ Dalin para Gjykatës 22 të arrestuarit! Si ranë në kurthin e policëve të infiltruar –
  • Nuk lejuan gazetarët në Kuvend, Zhupa denoncon Gardën e Republikës: Po sillen si ‘ushtar partie’
  • Ra në kontakt me energjinë elektrike, humb jetën 27-vjeçari në Koplik –
  • Rama dhe Peleshi po tentojnë t’i blejnë kohë –
  • Duhet t’i rikthehemi sheshit çdo natë dhe Edi Rama ikën si miu –
  • Nga koha me familjen dhe ushqimi, deri te kombëtarja dhe tifozët kuqezi –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Operacioni antidrogë në Tiranë/ Dalin para Gjykatës 22 të arrestuarit! Si ranë në kurthin e policëve të infiltruar –
  • Nuk lejuan gazetarët në Kuvend, Zhupa denoncon Gardën e Republikës: Po sillen si ‘ushtar partie’

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com