Një luftë e shkuar dëm – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Një luftë e shkuar dëm

20:58 | 10/07/2018
në Uncategorized
0

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Nga Frrok Çupi

Dje, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e kërkoi “me këmbë të kalit” Medvedevin e Rusisë, njeriun numër 2 që është një ngjizje te numri 1, Putin. Thaçi, me nofkën “gjarpër” në Luftën e  Kosovës, e kërkoi me dyfishin e rrugës një kontakt me kryeministrin e Rusisë;

Njëfishi i rrugës ishte ajo që nga Prishtina në Ankara të Turqisë për të festuar ngritjen në pushtet të pakufishëm të autokratit Erdogan.

Njëfishi i dytë i po kësaj përpjekjeje për takim mes Thaçit dhe Mevedev ishte kërkimi nëpër korridoret e “sulltanatit” dhe nëpër labirinthet e turmave pa fund të frymëve njerëzore që skllavëroheshin në një festë jashtë realiteti në Turqi.

Por sidoqoftë, plani për takimin Thaçi-Medvedev ishte i bërë; ai veçse u plotësua në një arenë kaq të dyshimtë për aleatët tanë, siç është mejdani i vrasjes së demokracisë në Turqi.

Megjithëse mund të ketë njerëz që thonë “po atëherë, ça pse u takua me Medvedevin?!”, unë e neveris këtë pederasti politike. Presidenti i Kosovës nuk e takoi kryeministrin rus, ashtu si rastësisht, në një Pazar, ku u përplasen te një tezgë me domate të freskëta. Jo! Medvedev dhe Thaçi u takuan në kulmin e vëmendjes politike dhe gjeopolitike mbi ndërhyrjet e Rusisë në Kosovë e në rajon. Ka disa kohë që kjo ndërhyrje është konstatuar fort prej aleatëve tanë si komb, që janë Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian. Me takimin Thaçi-Medvedev, kjo ndërhyrje duket qartë.

Por, po kaq qartë shikohet dorëzimi i Presidentit të Kosovës te Moska. Nëse Shtetet e Bashkuara do të kërkojë të dhëna dhe prova mbi ndërhyrjen e Rusisë në rajon, dhe përpjekjet ruse kundër NATO-s, atëherë nuk ka më kuptim që të bëhen hetime: Fakti ja ku është “ashiqare”, Kosova vetë “kërkon kthimin nga Rusia”, sipas veprës së Presidentit të Kosovës.

Edhe një herë, jo vetëm pse Thaçi takoi Medvedev, por sepse Thaçi- sipas deklaratës së tij- i ka dorëzuar portofolin e shtetit të vet kryeministrit rus.

“Kryeministrin Medvedev shkurtimisht e informova për zhvillimet në Kosovë dhe në rajon. Me këtë rast, kërkova nga kryeministri Medvedev që të vendosim një komunikim fillestar midis dy vendeve tona.”, shkruan Thaçi me dorën e tij.

A nuk e shikoni që Thaçi informon Moskën mbi situatën në rajon, akoma pa e pasur detyrë shteërore e Kushtetuese?! A e shikon se ndërsa janë hapur bisedimet Serbi-Kosovë nën kujdesin e BE, Presidenti i Kosovës raporton në Moskë?! A e shikon që “komunikimi fillestar” me Moskën do të thotë “i prishim të gjitha çfarë thamë kundër Moskës…, i fshijmë edhe rekordet me Perëndimin dhe nisim epokën me ju, të dashur udhëheqës të Rusisë”, sipas Thaçit.

Perëndimi lihet pas krahëve… Ky është projekti i Turqisë dhe Rusisë për vendet e Ballkanit Perëndimor, duke u nisur që nga Kosova dhe Shqipëria. Vëmendja e Shteteve të Bashkuara po manifestohet shumë e lartë kohët e fundit, të paktën duke u nisur nga emërimi i ambasadorëve dhe diplomatëve të rinj në Tiranë e në Prishtinë, ekspertë të lartë të Rusisë dhe Turqisë…

A mund të fitojë furia e liderëve të Ballkanit, (i pari Thaçi), për të kthyer fytyrën nga Ankaraja dhe Moska?…

Aq e vështirë të duket kjo sa të lëvizësh boshtin e rruzullit tokësor. Kaq e vështirë është edhe që të shkelet e të bëhet “haram” Lufta e Kosovës e vitit 1999. Bombardimet mbi Serbi, për t’i dhënë lirinë Kosovës (për të krijuar edhe vetë Thaçin si president të shtetit të pavarur), u vranë rreth 500 civilë, u shkatërruan ura, komplekse industriale, ndërtesa publike, biznese private si dhe baza ushtarake. Bombardimi i NATO-s gjatë lutës për Kosovën ishte lufta e dytë më e madhe në historinë e NATO-s, pas fushatës së bombardimeve mbi Bosnjë- Hercegovinë. Kjo ishte lufta e parë në historinë e NATO-s, kur u përdor ushtria e saj pa miratimin e Këshillit të Sigurimit të OKB.

Kush do të mbetet pas krahëve: Lufta e Perëndimit për Kosovën, apo Thaçi me kundërshtarët e Kosovës?

http://veritas.com.al/nje-lufte-e-shkuar-dem/

Etiketa: Frrok ÇupiHashim Thacilufta e kosovesMedvedev

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
AFP: Gjirokastra e zhytur në histori, por duke u rrënuar…Qyteti i gurtë drejt zhdukjes…

AFP: Gjirokastra e zhytur në histori, por duke u rrënuar...Qyteti i gurtë drejt zhdukjes...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com