Një letër Bujar Nishanit për çamët – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Një letër Bujar Nishanit për çamët

00:44 | 13/05/2016
në Opinion
0

Nga Arben Llalla

I nderuar kryetar i Shtetit Shqiptar!

Ju falenderoj nga zemra për vlerësimet që i keni bërë për të dytën herë figurave kombëtare nga Çamëria. Ndoshta jeni i vetmi kryetar i shtetit shqiptar që brenda një kohe të shkurtër keni nderuar zyrtarisht kontributin e çamëve për çështjen tonë kombëtare.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Në 23 qershor 2014, vlerësuat me Dekoratën “Nderi i Kombit” atdhetarin Abedin Dinon (pas vdekjes), dhe me titullin “Naim Frashëri” historianin e njohur Ibrahim Hoxhën

Në 23 qershor 2014, ju vlerësuat me dekoratën “Nderi i Kombit” atdhetarin Abedin Dino (pas vdekjes), dhe me titullin “Naim Frashëri” historianin e njohur Ibrahim Hoxhën. Dy figura të njohura që vijnë nga Çamëria, pjesë e trojeve shqiptare të tjetërsuara me luftë nga Greqia. Pas dy vitesh, më 8 Maj 2016, ju organizuat një pritje institucionale me temë: “Kontributit të popullsisë çame në Luftën e Dytë Botërore me rastin e 71 vjetorit të fitores historike të koalicionit ndërkombëtar kundër nazifashizmit. E pra, i nderuar zoti Nishani për mua si historian dhe si shqiptar e vlerësoj lartë gjestin tuaj për të nderuar lartë figurat tona kombëtare nga Çamëria. Pa harruar edhe një falënderim për ish-kryetarin e Shqipërisë zotin Alfred Moisu, i cili më 8 shkurt 2005 nderoi me “Medaljen e Artë të Shqiponjës”, dy pjesëtarë të komunitetit çam, Nuri Emin Zane (pas vdekjes) dhe Hajri Hasan Fetahu (pas vdekjes), me motivacionin: “Në shenjë vlerësimi të lartë dhe respekti të përhershëm për kontributin e dhënë në luftë kundër pushtuesve nazifashistë, në Krahinën e Çamërisë, dhe për rezistencën e vuajtjet, si i internuar në kampin e përqendrimit të Dakaos në Gjermani”.

dekorimi-i-nuri-zane-nga-presidenti-moisiu8 maj, 2016“Kontributit të popullsisë çame në Luftën e Dytë Botërore me rastin e 71 vjetorit të fitores historike të koalicionit ndërkombëtar kundër nazifashizmit.

Çamët janë pjesë e kombit shqiptar, ata s’janë minoritet brenda trungut tonë familjar, edhe pse janë trajtuar nga shteti shqiptar që nga viti 1945 e deri më sot si njerëz të dorës së dytë. Për fatin e keq ende qeveritë tona nuk kanë një strategji kombëtare për zgjidhjen e Çështjes Çame. Qeveritë të drejtuara ndër vite nga PD dhe PS nuk kanë guxuar që në krye të ministrive të vendosin një shqiptar me origjinë nga Çamëria. Përse ky racizëm brenda familjes sonë kombëtare? Çamët janë njerëzit e punës, të urtë, paqësor, nuk njihen historikisht si shqiptar grindavecë. Prandaj, askush të mos trembet nga emri çam dhe Çamëri, sepse s’ka çamë të pabesë, por ka shqiptarë të pabesë, ashtu siç ka shqiptarë me besë.

Ne nuk duhet të harrojmë Çështjen Çame, nuk duhet të lejojmë që ajo të varroset, të mbulohet me pluhur sepse nëse e lejojmë një gjë të tillë ne kemi mohuar dhe harruar trashëgimin tonë kombëtare, ndoshta më të lashtën dhe thelbësore, atë që shqiptarët kanë lidhje trashëgimie më shumë se të tjerët me Trojën, Pirron dhe Aleksandrin e Madh.

Në përfundim zoti kryetar Nishani ju them se është shteti ai që bën Kombin dhe jo Kombi që bën shtetin. Greqia në fillim të shekullit XIX, (1821), u themelua si shtet nga shqiptarët, më tej në vitet 1832 u forcua nga vllehët, sllavët, hebrenjtë, gjermanët, italianët, etj., dhe si përfundim u themelua Kombi grek. Ndërsa, shqiptarët kanë patur gjithnjë kombësinë, por nuk po forcojnë prej kaq dekadash institucionet shtetërore. Kjo është tragjike për ne si Komb, kur shikon pas historinë se kemi kontribuar në rreshtin e parë për themelimin e shteteve të tjera si Turqia, Italia, Rumani, Mali i Zi, Greqia, Maqedonia, Egjipti, etj. Prandaj, të gjithë bashkë duhet të bashkëpunojmë për një qëllim, për forcimin e institucioneve shtetërore, sepse ashtu ne forcojmë kombësinë dhe ndihemi të fuqishëm dhe të barabartë në tavolinën ndërkombëtare.

46

Etiketa: Abedin DinoAleksandri i MadhBujar NishaniCameriaÇeshtja çameNuri Emin ZanePirroTroja

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Fanelat më të shitura, Juve hyn në Top 10

Fanelat më të shitura, Juve hyn në Top 10

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com