Një lajm i vonuar në Top Channel me qëllime dashakeqe – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Një lajm i vonuar në Top Channel me qëllime dashakeqe

10:41 | 28/09/2017
në Uncategorized
0

Prej më shumë se 70 vitesh grekët nuk e kanë vërtetuar kurrë me dokumenta dhe fotografi bashkëpunimin e çamëve. E vërteta është se çamët ishin zyrtarisht luftëtarë të ushtrisë çlirimtare të Greqisë EAM-ELAS.

Nga Arben Llalla

Mediat shqiptare si përherë me vonesë përcjellin lajmet nga Greqia rreth Çështjes Çame, por ajo që është tragjike për mediat tona, vjen nga fakti që ndikohen nga zyra e informacioni dhe propagandës së zbulim – kundërzbulimit të sigurimit të Greqisë. Media që më shumë ndikohet nga ato që thashë më lartë është Top Channel që përcjell shtrembërimet që dalin nga ambasada e Greqisë në Tiranë nëpërmjet gazetarit Ilir Paço, i cili mban kontakte të rregullta me diplomatët grekë që mbulojnë sferën e informacionit dhe propagandës së Greqisë. Lajmi për themelimin e shoqatës të pasardhësve të viktimave të masakrave të nazistëve gjermanë me “bashkëpunëtorët” e tyre çame 1941-1944, Top Channel e dha më 24 Shtator, ndërsa shoqata është themeluar më 3 shtator nga Bashkia e Pargës në një aktivitet të madh. Shtypi grek disa herë ka botuar shkrime për themelimin e kësaj shoqate me mendimin se do të shkaktonte reagime në Shqipëri, por kjo gjë kaloi në heshtje në Shqipëri, sepse themelimi i shoqatës greke që e drejton ish-ministër dhe deputeti i djathtë Andonis Bezas është një provokim me interesa politike.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Shkrimi i fundit për themelimin e kësaj shoqate e botoi më 22 shtator, miku i Ilir Paços, publicisti Stavris Çimas tek gazeta “Kathimerini” dhe asnjë media në gjuhën shqipe nuk ia vari shkrimit të drejtorit mediatik Stavros Çimas (e njoh personalisht Stavro Çimën qysh nga viti 1997 dhe kam biseduar shpeshherë kohëve të fundit edhe për Çështjen Çame, për të cilën ai ka një qasje krejt të gabuar).

Atëherë, Greqia kur e pa se në Shqipëria nuk e vuri njeri ujët në zjarr për themelimin e kësaj shoqate të lojtur mendsh, u ndezën motorrët e zyrës së informacionit dhe propagandës të sigurimit të Greqisë pranë ambasadës së tyre në Tiranë. Kuptohet nëpërmjet njerëzve të tyre të kontaktit, në rastin në fjalë me Ilir Paçon na del në Top Channel ky lajmërim, thua se ishte lajm i minutës së fundit që do të bënte bujë.

Gjithsesi lajmi për themelimin e “Shoqatës së pasardhësve të viktimave të çamëve” ka prapavijë politike për të fituar disa vota më shumë partia “Demokracia e Re” e Micotaqit, sepse nëse vërtetë shqiptarët nga Çamëria do të kishin bashkëpunuar me italianët dhe gjermanët, kjo shoqatë qo të ishte themeluar në vitet 1945, 1950, 1970, 1980, pra para shumë kohësh dhe jo sot në vitin 2017, kur dy vendet po kërkojnë të merren vesh që Çështja Çame dhe pronat e shqiptarëve në Greqi duhet të zgjidhen, me qëllimin e mirë që dy popujt ta shohin njeri-tjetrin me mirëbesim dhe jo duke ngritur kurthe dhe presione me veto.

Prej më shumë se 70 vitesh grekët nuk e kanë vërtetuar kurrë me dokumenta dhe fotografi bashkëpunimin e çamëve. E vërteta është se çamët ishin zyrtarisht luftëtarë të ushtrisë çlirimtare të Greqisë EAM-ELAS. Historianët dhe studiuesit grekë nuk kanë sjellë asnjë fakt që vërteton pjesëmarrjen e shqiptarëve të Çamërisë në ndonjë masakër apo shkatërrim të fshatrave në periudhën 1941-1944 që Çamëri, në të cilat banonte edhe një pakicë greke.

Prandaj, si përfundim, Top Channel me lajmin për themelimin e shoqatës në fjalë është i vonuar dhe dashakeq, ashtu siç është ish-deputeti grek Andonis Bezas për themelimin e shoqatës në 3 shtator 2017 në Pargë të Çamërisë.

Etiketa: Andonis Bezasarben llalladashakeqIlir PaçoPargëShoqata e pasardhësve të viktimave të çamëveTop Channelveto

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Vajza turpëron presidentin në OKB, bën selfie gjatë fjalimit të tij (film)

Vajza turpëron presidentin në OKB, bën selfie gjatë fjalimit të tij (film)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Shpërthim në xhami gjatë faljes së akshamit, autoritetet nisin hetimet –

Shpërthim në xhami gjatë faljes së akshamit, autoritetet nisin hetimet –

14:32 | 25/12/2025
Tregu i Vlorës 1.6 miliardë lekë, Dritan Agolli i skualifikon të gjithë, përveç Erjon Kërrit dhe Refit Hysenit –

Tregu i Vlorës 1.6 miliardë lekë, Dritan Agolli i skualifikon të gjithë, përveç Erjon Kërrit dhe Refit Hysenit –

14:18 | 25/12/2025
Tenderi sekret i AKSHI-t nxjerr në pah lidhjet me Ergys Agasin dhe “First Shpk” –

Tenderi sekret i AKSHI-t nxjerr në pah lidhjet me Ergys Agasin dhe “First Shpk” –

14:16 | 25/12/2025
Kodi i MAFIA-s dhe kodi i Don Agasit –

Kodi i MAFIA-s dhe kodi i Don Agasit –

14:00 | 25/12/2025
Aksident në Rrugën e Arbrit, plagoset një person –

Aksident në Rrugën e Arbrit, plagoset një person –

13:46 | 25/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Shpërthim në xhami gjatë faljes së akshamit, autoritetet nisin hetimet –
  • Tregu i Vlorës 1.6 miliardë lekë, Dritan Agolli i skualifikon të gjithë, përveç Erjon Kërrit dhe Refit Hysenit –
  • Tenderi sekret i AKSHI-t nxjerr në pah lidhjet me Ergys Agasin dhe “First Shpk” –
  • Kodi i MAFIA-s dhe kodi i Don Agasit –
  • Aksident në Rrugën e Arbrit, plagoset një person –
  • Vodhën karburant nga mjetet e punës, pezullohen 3 punonjësit e Bashkisë së Vlorës –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Shpërthim në xhami gjatë faljes së akshamit, autoritetet nisin hetimet –
  • Tregu i Vlorës 1.6 miliardë lekë, Dritan Agolli i skualifikon të gjithë, përveç Erjon Kërrit dhe Refit Hysenit –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com