• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Një kthesë e dukshme serioziteti në Washington për Ballkanin Perëndimor

09:32 | 09/12/2020
në Kryesore
0

Nga Veton Surroi

Një kthesë e dukshme serioziteti në Washington. Nuk kanë një zgjidhje për Ballkanin Perëndimor, por ndërtohet një kornizë për të.

Lexo edhe

Pamje nga shtëpia e Nezës, në lagjen e bosave në Nju Xhersi

Rama krah “Personit B”, koha kur mori çmim nga Clinton

Dhunohet gazetari në Lezhë, dy persona me makinë…

Presidenti i zgjedhur amerikan, Joe Biden nuk ka mundur të ketë paralajmërim më të mirë e më të fortë simbolik për politikën e vetw të jashtme ndaj Ballkanit Perëndimor sesa me shpjegimet që i dhanë njerëzit që nuk janë fare në administratën e tij; madje shpjegime që as s’pretendonin të jepnin shpjegime se çfarë do të jetë politika e jashtme e administratës së re, por çfarë sugjerojnë ata që duhet të jetë. Dhe, simbolika nuk ka mundur të jetë më e theksuar, posaçërisht për Kosovën, sesa me faktin se sugjeruesit e politikës së re të jashtme të Presidentit Biden në Ballkan ishin figura të njohura; ish-sekretarja Albright dhe ekspertët Daniel Serwer e Janusz Bugajski – ndërkohë që dëgjimi ishte në mbledhjen e Komisionit për Politikë të Jashtme të Kongresit Amerikan, kryesuar nga një kontribues i madh për pavarësinë e Kosovës, kongresisti Eliot Engel.

Pa u thelluar në rekomandimet e bëra, ja disa pika që vlen të shkoqiten.

1. Oguri: Është në kontrast të plotë me administratën Trump formësimi i politikës së jashtme për një çështje (madje periferike, krahasuar me sfidat që e presin presidentin e ri në politikë të jashtme) në një konsensus brenda Kongresit. Dhe është paralajmërim i mirë për seriozitet: herën e fundit, kur kishte një përpjekje të këtillë pajtimi, ishte gjatë negociatave për pavarësi të Kosovës; para asaj here ishte për çlirim të Kosovës.

2. Thellimi: Niveli i debatit, i pyetjeve e përgjigjeve, tregonte për nevojën që çështja e Ballkanit Perëndimor të inkuadrohet seriozisht në prioritetet e politikës së jashtme amerikane. Debati e tejkalonte shumë nivelin edhe ashtu të ulët të administratës Trump, por edhe atë të demonstruar gjatë administratës Obama.

3. Konteksti: Dy faktorë përcaktojnë hyrjen e Ballkanit Perëndimor në kontekstin e prioriteteve të politikës së jashtme të administratës së re. Një është harresa: pas Daytonit dhe çlirimit të Kosovës (gjegjësisht pavarësisë së saj) regjioni nuk e ka pasur kujdesin e duhur amerikan. Në atë periudhë ka pasur veprime intensive të Rusisë për të penguar shtrirjen e institucioneve euroatlantike në regjion. Dhe paralelisht, ka pasur shtrirje të politikës kineze për krijimin e një brezi ekonomik e politik që do të depërtonte thellë në Evropë, edhe nëpërmjet Ballkanit. Faktori i dytë është, pra rrjedhimisht, që nevojitet inkuadrim i politikës amerikane në Ballkanin Perëndimor për ta vënë regjionin sërish brenda kontekstit të bashkimit të një Evrope të lirë e në paqe me veten.

4. Kthimi në traditë?: Presidentit Biden, që njihet si “romantiku i fundit atlanticist” i trokitet në derë të hapur kur i thuhet se SHBA-ja dhe BE-ja duhet të punojnë së bashku për zgjidhjen e problemeve të Ballkanit Perëndimor, e këto në masë të madhe janë konflikti i papërfunduar mes Kosovës e Serbisë, disfunksionaliteti i Bosnjë-Hercegovinës dhe një Serbi e cila nuk është e përcaktuar as në vlera qeverisëse e as në strategji shtetërore se a do të jetë pjesë e Perëndimit apo Lindjes.

Problemi i kthimit tek politika transatlantike është se gjërat nuk janë të njëjta sikur ishin kur SHBA-ja, pas pavarësisë së Kosovës pak a shumë e braktisi vëmendjen ndaj regjionit. Ndërkohë, shtetet e regjionit u shndërruan në shtete të kapura, në to u futën aktorët joperëndimorë, si Rusia, Kina dhe Turqia, e ndërkohë në politikën transatlantike ndodhi ngopja me zgjerim në BE, largimi i Britanisë së Madhe dhe katër vjet dëmtues të mandatit të presidentit Trump. Për Kosovën kombinimi nuk kishte si të bëhej më i keq: vjedhja industriale e votave, kapja e shtetit, ndërmjetësimi i qullët Ashton-Mogherini, e në fund edhe negociata për këmbim territoresh së bashku me aventurat e ambasadorit Grenell.

5. Korniza për ide, strategjia regjionale: Dihen objektivat – Kosova si shtet normal, brenda OKB-së e në marrëdhënie të njohjes së ndërsjellë me Serbinë, Bosnjë-Hercegovina si shtet me Kushtetutë normale, Serbia me një avancim drejt integrimit evropian – por nuk ekzistojnë politika të veçanta se si të arrihen ato. Bidenit i propozohet që të hartojë një strategji për tërë regjionin, që do të kishte tri shtylla bazike: që të jetë pjesë e bashkëpunimit SHBA-BE, që të çkapë shtetet nga korrupsioni dhe që t’i bëjë funksionale, dhe që të sigurojë që të kenë një kornizë të bashkëpunimit regjional.

6. Sfida post–COVID: Pandemia COVID-19 ka krijuar dëme të mëdha ekonomike e sociale në Ballkanin Perëndimor dhe BE-ja ka ndarë fonde të mëdha rindërtimi për shtetet anëtare të BE-së dhe për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Këto fonde, që duhet të nxisin rimëkëmbjen ekonomike, mund të jenë funksionale nëse janë pjesë e një ndryshimi më të madh politikash. Së pari, të adresojnë krijimin e një hapësire të lirive ekonomike në Ballkanin Perëndimor. Së dyti, t’i përshtaten nevojës që zinxhiri furnizues i ekonomive të Perëndimit do të ketë nevojë për shkurtim strategjik, prej Kinës ku ishte deri më sot në vise më të afërta. Dhe, së treti, që të adaptohen në politikën e re energjetike që nga njëra anë aspiron që të ketë më shumë burime gjenerimi dhe nga ana tjetër synon eliminimin e karboneve deri në gjysmën e shekullit.

7. Sfida post–Trump: Veprimet e administratës amerikane që po i numëron ditët e fundit nuk kontribuuan që të arrihet ndonjë përparim në marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë, por në masë të madhe legjitimuan veprimet e Serbisë, rrjedhimisht edhe shpërblyen politikën ruse në tërë dhjetëvjetëshin e kontestimit të pavarësisë së Kosovës. Veprimet e Kosovës – prej Marrëveshjes së Bashkësisë së komunave serbe e deri te negociatat për këmbim territoresh – po ashtu kanë shpërblyer politikën ruse në këtë pjesë të Ballkanit. Sfida është si të ndërtohet një politikë e përbashkët SHBA-BE që do të dalë nga binarët e deritanishëm në të cilët investuan edhe SHBA-ja e më shumë BE-ja.

8. Nuk ka zgjidhje, ka ftesë për mendim: Nuk ekziston një zgjidhje për asnjërin prej problemeve veç e veç e as për të gjitha së bashku, që do të vijë prej Washingtonit. SHBA-ja nuk do ta bëjë shtet Kosovën – ndonëse e çliroi dhe e sponsorizoi pavarësinë e saj. As s’do t’ia shkruajë një kushtetutë normale Bosnjë-Hercegovinës – ndonëse ia shkruan një abnormale në Dayton, si nevojë për ta ndalur luftën. Washingtoni do të ofrojë vëmendjen dhe energjinë e përbashkët me evropianët për një kornizë për veprime, që është ende jo krejtësisht e qartë. Aktorët lokalë bëjnë mirë të mendojnë e të gjenerojnë përgjigje të reja.

9. Ridrejtim: Problemet vazhdojnë të jenë po ato që ishin. Vetëm se tash në Washington ka njerëz në krye që i kuptojnë dhe po ashtu kuptojnë se ato duhet zgjidhur. Dhe ky është një ndryshim i madh.

/koha.net/

Etiketa: ballkani perendimorEliot EngelKomisioni për Politikë të Jashtme të Kongresit AmerikanNjë kthesë e dukshme serioziteti në Washington për Ballkanin PerëndimorsimbolikaVeton Surroi

Të Lidhura

Pamje nga shtëpia e Nezës, në lagjen e bosave në Nju Xhersi

Pamje nga shtëpia e Nezës, në lagjen e bosave në Nju Xhersi

nga 27
22:14 | 25/01/2023
0

Agron Neza, shqiptaro-amerikani i identifikuar si ‘Personi A’, në dosjen e ish-agjentit të FBI-së, Charles McGonigal rezulton se jeton në...

Rama krah “Personit B”, koha kur mori çmim nga Clinton

Rama krah “Personit B”, koha kur mori çmim nga Clinton

nga 27
19:42 | 25/01/2023
0

Kryedemokrati Sali Berisha ka publikuar një tjetër foto ku kryeministri Edi Rama shihet krah Dorian Duçkës, i cili në dosjen...

lajmi fundit

Dhunohet gazetari në Lezhë, dy persona me makinë…

nga 27
19:36 | 25/01/2023
0

Gazetari Elvis Hila dhe bashkëshortja e tij janë dhunuar sot në qytetin e Lezhës. Hila ka kallëzuar në komisariat se...

VIDEO/ Rama gënjeu shqiptarët, dikur agjentin e quante ‘mik’

VIDEO/ Rama gënjeu shqiptarët, dikur agjentin e quante ‘mik’

nga 27
19:22 | 25/01/2023
0

Fjala ”mik” nuk ka të njëjtin kuptim për kryeministrin Edi Rama, në shtator të vitit 2022 dhe në janar të...

Para
“Prisja ta martoja, jo ta çoja në arkivol”, babai i të riut që u vra nga polici: Shteti të vret në derën e shtëpisë, dua drejtësi! (film)

“Prisja ta martoja, jo ta çoja në arkivol”, babai i të riut që u vra nga polici: Shteti të vret në derën e shtëpisë, dua drejtësi! (film)

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“Ti kalon në xhelozi artistike”, debat mes Valbonës dhe Armaldos –

“Ti kalon në xhelozi artistike”, debat mes Valbonës dhe Armaldos –

23:25 | 28/01/2023
Maestro hap kutinë e ‘Pandorës’, ja cilët banorë dënoi ai –

Maestro hap kutinë e ‘Pandorës’, ja cilët banorë dënoi ai –

23:21 | 28/01/2023
Xhonatani kishte biletë vajtje-ardhje, rikthehet në shtëpi

Xhonatani kishte biletë vajtje-ardhje, rikthehet në shtëpi

23:17 | 28/01/2023
Rama i lidhur me Sinaloan –

Rama i lidhur me Sinaloan –

23:13 | 28/01/2023
lajmi fundit

Eliminohet Xhonatani nga Big Brother

22:39 | 28/01/2023

Më Të Lexuarat

  • “Ti kalon në xhelozi artistike”, debat mes Valbonës dhe Armaldos –
  • Maestro hap kutinë e ‘Pandorës’, ja cilët banorë dënoi ai –
  • Xhonatani kishte biletë vajtje-ardhje, rikthehet në shtëpi
  • Rama i lidhur me Sinaloan –
  • Eliminohet Xhonatani nga Big Brother
  • Unë jam vetëm, nuk jam te skuadra e Luizit –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • “Ti kalon në xhelozi artistike”, debat mes Valbonës dhe Armaldos –
  • Maestro hap kutinë e ‘Pandorës’, ja cilët banorë dënoi ai –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com