Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Një burrë për Britaninë!

Nga 27.al 0

Nga Mehmet Elezi

Gjendja të kujton gazmoren: “Nanë, e kapa hajnin”. “Lëshoje, bir!”. “Po e lëshoj, por s’po më lëshon”. Çështja Brexit s’po e lëshon Britaninë. As andej, as këndej.
Para do ditësh rrugët e Londrës u mbushën me njerëz: Brexit jo! Shenjë e fortë, britanikët rrallë dalin në rrugë. Nuk janë si francezët.
Sovrani popull vendosi për divorc, sovrani popull kërkon të rigjykojë. Krijoja mundësinë. Ta mbyllë ai çështjen një herë e mirë.
Pse s’bëhet?
Arsye komplekse. Me gjasë kryesorja rreh te pushteti. Një vendim për referendum prapë, prish ekuilibra, lëkund mundësi afrimi me pushtetin.
Duhet guximi i dikujt që “s’mendon për zgjedhjet e ardhshme, por për të ardhmen”. Ky përkufizim për thelbin e burrit të shtetit ka dalë pikërisht në Londër (Çërçilli).
Referendum tjetër? Për të vendosur duhet një burrë shteti. Dikush që ngrihet në lartësinë e burrit të shtetit.
Qoftë me fustan a me kollare.

28 mars 2019

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej