Kancelarja gjermane Angela Merkel është e gatshme të vijojë hapat e mëtejshëm për largimin sa më të shpejtë të Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian.
Me gotën e birrës dhe e buzëqeshur Merkel ka ngritur dolli me Presidentin Meksikan Enrique Nieto dhe ka bërë të qartë se situata politike në Britani nuk i kushtëzon negociatat për dalen e saj nga Unioni.
Merkel e cila në datën 19 qershor pritet të fillojë fazën tjetër të bisedimeve për nxjerrjen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian.
Kancelarja gjermane ka konfirmuar edhe një herë qëndrimin e të gjithë aleatëve eurpianë se pavarësisht daljes nga BE, Britania do të vijojë të jetë partner i rëndësishëm.
Angela Merkel dhe Enrique Nieto në Meksikë