Ka nisur sot viti i ri shkollor 2016-2017.
Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj së bashku me zv/ministren e Arsimit Nora Malaj kanë vizituar mëngjesin e sotëm shkollën “1 maji”. Veliaj u shpreh se këtë vit vetëm tre gjimnaze do të bëjnë mësim me dy turne dhe se duhet të hiqet nga fjalori çështja e mësimit me dy turne pasi është jonjerëzore.
Ndërkohë Malaj u shpreh se duhet t’u jepet më shumë hapësirë dhe shanse fëmijëve me aftësi të kufizuara.
Ministri i Mirëqënies Sociale, Blendi Klosi ka vizituar shkollën profesionale “S. Bandilli” në Berat nga është shprehur se, këtë vit nis sfida për profesionalizimin e arsimit profesional, i cili, siç tha ai, do të kthehet në identitet.
Veliaj: Këtë vit rikonstrukturuam shkollat. Disa nga shkollat më problematike si “1 Maji”, “Emin Duraku”, “Fan Noli” sot janë të rikonstrukturuara. Kemi hapur themelet e shkollave të reja. Ky do jetë viti i parë që do të kemi maksimumi 2 ose 3 gjimnaze me dy turne, ndërkohë që 20 të tjera sot janë me një turn fal dhe shtresave që bëmë. “Qemal Stafa” është rritur në kapacitet që do të thotë se kalon me një turn dhe besoj që do të vazhdojmë me këtë rritëm. Brenda këtij mandate do të kemi 20 shkolla dhe më në fund të heqim nga fjalori çështjen e shkollave me dy turne është jo njerëzore, mungesë vizioni që ne kemi menduar gjithçka për të rritur, por jo për fëmijët.
Malaj: Si kjo kauz të zgjidhen edhe disa kauza të tjera në mënyrë që dhe fëmijët me aftësi të kufizuar tu japim shansin që nëpërmjet rampeve dhe transporteve që bashkia do marri si iniciativë ta realizojmë të plotë.
Klosi:“Rritja e numrit të nxënësve në arsimin profesional vjen si pasojë e punës dhe këmbënguljes”.