Pak para nisjes së sezonit të ri parlamentar, kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj mblodhi këtë të mërkurë në një takim informal deputetët demokratë. Mësohet se takimi u thirr me kërkesë të deputetit Lefter Gështenja. Po ashtu raportohet se takim u zhvillua në një hotel në kryeqytet.
Gjithashtu mësohet se kreu i PD-së, Sali Berisha ka thirrur mbledhjen e kryesisë, që është parashikuar të mbahet në orën 12:00. Në këtë takim do të diskutohet mbi aksionin politik opozitar të PD–së, ku do të bëhet dhe miratimi grupeve të punës, miratimi i departamenteve sipas sektorëve përkatës dhe sekretarëve politikë për disa nga degët.