Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka pritur sot në një takim zyrtar Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin.
Presidenti Nishani u shpreh se dialogu Kosovë-Serbi sjell stabilitet në rajon.
Pas takimit me Nishanin, Thaçi do të pritet nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kurse me vonë ai do të takohet edhe me Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta.
Po ashtu presidenti Thaçi do të takohet edhe me liderin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha.
Pas takimeve me krerët e shtetit, presidenti Thaçi do të vizitojë familjen e shkrimtarit Dritero Agolli.
Kjo është vizita e parë e zotit Thaçi si president i Kosovës.