Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani ka dekretuar sot shkarkimin e Ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani si dhe emërimin e Petrit Vasilit, në këtë post.
Manjani u shkarkua ditën e djeshme me kërkesën e kryeministrit Edi Rama i cili i dërgoi një shkresë Presidentit të Republikes ku e njoftonte për shkarkimin e Ylli Manjanit nga post i Ministrit të Drejtësisë.
Dekreti i Presidentit u bë publik në faqen zyrtare të Presidencës.