Mëngjesin e sotëm në Tiranë ka nisur aksioni për patrimin e qytetit.
Një grup vullnetarësh së bashku me kryebashkiakun Erion Veliaj u janë bashkangjitur aksionerëve. Veliaj tha se falë këtyre aksioneve qyteti i Tiranës është më i pastër sakaq u bëri thirrje qytetarëve që të japin kontributin e tyre për të pastruar qytetin.
Veliaj: “Nuk po kursejmë asgjë për të administruar atë që ka në dorë bashkia. Falenderoj mediat për trajtimin e çështjeve mjedisore dhe sensibilizimin e publikut”