• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nis ndërtimi i pistës së vrapimit e biçikletave te Liqeni Artificial

14:53 | 27/08/2017
në Shqiperi
0

Bashkia e Tiranës ka nisur një nga projektet më të rëndësishme për rigjallërimin e Parkut të Liqenit, ndërtimin e një piste vrapimi dhe ecje përgjatë gjithë liqenit dhe një pistë të posaçme për çiklistët që preferojnë pedalimin në natyrë dhe freskinë e liqenit.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi punimet që po kryhen në këto dy pista, ndërsa u shpreh se po bën realitet një premtim të dhënë më parë.

Lexo edhe

Mbajti për 10 ditë të vdekur në banesë Eltonin, dëshmia e Husës

Bushati: Ja çfarë do të ndodhë me zgjedhjet

Sekserët ryshfet 4 deri 6 mijë euro për legalizimet në Durrës

“Sot jam shumë i kënaqur dy herë: një herë si kryetar i bashkisë për një investim fantastik në kurorën e Liqenit, dhe një herë si vrapues që po përgatitet për “Maratonën e Tiranës”. Më në fund po mbajmë premtimin tonë për ta kompletuar komplet pistën e vrapimit të Liqenit të Tiranës. Pista e re fillon nga Kopshti Zoologjik, aty ku mbaron diga, dhe deri në kufi me Pallatin e Brigadave, që e kompleton në të dyja anët”, tha ai.

Veliaj theksoi se nëpërmjet projektit të pistës së vrapimit bëhet e mundur krijimi i një itinerari të pandërprerë për këmbësorë përqark liqenit artificial të Tiranës, duke përmirësuar dukshëm aksesin në pjesën çlodhëse dhe rekreative.

Kryebashkiaku theksoi se projekti merr një rëndësi të veçantë për faktin se për herë të parë në park parashikohet edhe një korsi e dedikuar për biçikletat, e cila do të ndërtohet në pjesën më pak të populluar të liqenit.

“Kemi pasur ankesa nga admiruesit e çiklizmit prej faktit se formalisht e kemi ndaluar përdorimin e biçikletës te liqeni prej fluksit të madh të qytetarëve. Kësaj here do të kemi një korsi të dedikuar edhe për çiklistët, që kushdo që të vijë, qoftë për të ndenjur apo pushuar, qoftë për të vrapuar apo për të përdorur biçikletën, të ketë hapësirën e tij në Parkun e Liqenit, i cili sot numëron 300 mijë vizitorë unik çdo vit”, u shpreh Veliaj.

Kreu i bashkisë bëri të ditur se investimi i Bashkisë së Tiranës për krijimin e këtyre dy pistave do të shoqërohet edhe me vijimin e punës për pastrimin e parkut nga të gjitha ndërtimet pa leje, ndërsa kërkoi nga qytetarët e tjerë që të tregohen bashkëpunues dhe të krijojnë mundësinë që ky investim të realizohet sipas të gjitha standardeve.

Etiketa: bicikletaerion veliajliqenipiste vrapimi

Të Lidhura

Mbajti për 10 ditë të vdekur në banesë Eltonin, dëshmia e Husës

Mbajti për 10 ditë të vdekur në banesë Eltonin, dëshmia e Husës

nga 27
23:13 | 09/03/2023
0

Është zbardhur dëshmia e plotë e Majdiel Husës, personi që mbajti për 10 ditë trupin e pa jetë të Elton...

Bushati: Ja çfarë do të ndodhë me zgjedhjet

Bushati: Ja çfarë do të ndodhë me zgjedhjet

nga 27
23:05 | 09/03/2023
0

Analisti Andi Bushati deklaroi në “Now me Erla Mëhillin” se Partia Demokratike është e Sali Berishës pavarësisht çfarëdolloj vendimi. Sipas...

Sekserët ryshfet 4 deri 6 mijë euro për legalizimet në Durrës

Sekserët ryshfet 4 deri 6 mijë euro për legalizimet në Durrës

nga 27
22:57 | 09/03/2023
0

Në redaksinë e emisionit Fiks Fare u ankua Selman Ferati, i cili ka filluar të ndërtojë një shtëpi banimi në...

lajmi fundit

Aksidenti tragjik në Tiranë, vdes 24-vjeçari

nga 27
22:37 | 09/03/2023
0

Është rënduar bilanci i viktimave nga aksidenti tragjik që ka ndodhur sot në autostradën Tiranë-Elbasan në afërsi të TEG. Mësohet...

Para
Qeveria e re, Gjosha: Mendova se Rama do ta niste me integrimin, po ajo ministri do atashohet në një cep

Qeveria e re, Gjosha: Mendova se Rama do ta niste me integrimin, po ajo ministri do atashohet në një cep

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Britney Spears dhe partnerin i saj drejt divorcit?! –

Britney Spears dhe partnerin i saj drejt divorcit?! –

23:20 | 31/03/2023
4 mln € për ujësjellësin, por banorët mbushin ujin me gomerë –

4 mln € për ujësjellësin, por banorët mbushin ujin me gomerë –

23:14 | 31/03/2023
Ç’duhet të bëni kur stresi merr përmasa epike –

Ç’duhet të bëni kur stresi merr përmasa epike –

23:10 | 31/03/2023
FMN miraton 15.6 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën –

FMN miraton 15.6 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën –

23:00 | 31/03/2023
Si duhet të reagoni ndaj provokimeve –

Si duhet të reagoni ndaj provokimeve –

22:50 | 31/03/2023

Më Të Lexuarat

  • Britney Spears dhe partnerin i saj drejt divorcit?! –
  • 4 mln € për ujësjellësin, por banorët mbushin ujin me gomerë –
  • Ç’duhet të bëni kur stresi merr përmasa epike –
  • FMN miraton 15.6 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën –
  • Si duhet të reagoni ndaj provokimeve –
  • Po sa sëmurën fëmijët –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Britney Spears dhe partnerin i saj drejt divorcit?! –
  • 4 mln € për ujësjellësin, por banorët mbushin ujin me gomerë –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com