Këshilli i Sigurisë Kombëtare ka nisur mbledhjen, e cila mbahet për faktin e mos arrestimit të shumë kërkuarit Klemend Balili.
Mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare është bërë me kërkesën e Kryetarit të Kuvendit Ilir Meta.
Kryeparlamentari Meta i kërkoi pak dtë më Presidentit që të mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare për të diskutuar për përgjegjësinë institucionale për mos arrestimin e Klemend Balilit dhe për situatën e krimit në vend
Në mbledhje vihet re mungesa e Kryeministri Rama pasi ai ndodhet për një vizitë zyrtare në Kosovë. Kryeministri Rama i dërgoi kërkesë Presidentit që ai të zëvendësohej nga zv.Kryeministri në këtë takim, por Presidenca nuk e ka pranuar këtë gjë.
Në këtë mbledhje marrin pjesë
Presidenti Bujar Nishani
Kryetari i Kuvendit Ilir Meta
Kryeprokurori Adriatik Llalla
Kreu i SHISH Visho Ajazi Lika
Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri
Ministri i Drejtësisë Petrit Vasili
Ministrja e Mbrotjes Mimi Kodheli
Kreu i komisionit të Sigurisë Spartak Braho
Ministri i Energjetikës Damian Gjiknuri
Ministri i Ekonomisë Arben Ahmetaj
Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati