Ka nisur mbledhja e Grupit Parlamentar të PD-së. Kryetari i selisë blu, Sali Berisha e nisi fjalën e tij me problemet në pikat kufitare, ku sipas tij hyjnë e dalin lirshëm të kërkuar e të pa kërkuar pasi sistemet nuk funksionojnë.
Sipas tij sot çdo e dhënë e fshehtë nga arkivat për bandat kriminale ka dalë në treg pasi sistemet e sigurisë nuk funksionojnë më.
“Në zhvillimet e fundit në vend, çdo e dhënë e fshehtë që ka ekzistuar në arkivën e vendit për banda dhe kriminelë sot është në treg. Ky është një zhvillim tronditës, por kur mendohesh dhe konstaton se banditët më të mëdhenj të këtij vendi, shefat e bandave të vendit janë në parlament në qeveri, atëherë është e kohë të dramatizosh një diçka që në një vend normal është dramatike. Sot pikat tona kufitare qarkullojnë lirshëm, hyjnë dhe dali të kërkuar e të pakërkuar pasi sistemet nuk funksionojnë. Ishte një sulm i një fuqie armike, por këta kanë ndodhur nga vetë qeveria dhe bandat e saj”.– u shpreh Berisha.