Ministria e Punëve të Brendshme angleze Home Office thotë se është zhvilluar me sukses, fluturimi i parë për 2023, i dëbimit të shqiptarëve drejt Tiranës. Një zëdhënës i kësaj ministrie tregoi për Top Channel se paraditen e kësaj të enjteje me një avion charter u dëbuan 16 shqiptarë.
“Ata kishin mbërritur ilegalisht muajt e fundit pa të drejtë qëndrimi”, tha zëdhënësi Home Office.
Debimet
Të dëbuarit e kësaj të enjteje janë sjellë me avionin e kompanisë Titan Airëays, e marrë me qira nga Home Office në shërbim të deportimeve. Kostoja e dëbimit të një personi sipas të dhënave botuar në mediat angleze është 8.000 paund. Për çdo të dëbuar drejt Tiranës janë dy roje shoqërimi në avion.
Ndërkohë në javët në vazhdim si pasojë e konsultimeve intensive mes Ministrisë së Drejtësisë angleze me ministrin shqiptarë të drejtësisë Ulsi Manja, pritet të sillen në Shqipëri për të vijuar dënimet e dhëna nga drejtësia angleze 10 shqiptarë. Kjo ishte pjesë e një marrëveshjeje që u mbyll para fundvitit të shkuar mes Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe. Aktualisht në burgjet angleze janë 1336 shtetas shqiptarë dhe do të dëbohen gradualisht.
Emigrantët
Emigrantët shqiptarë kanë qenë kryefjala e mediave britanike muajt e fundit dhe sekretarja e Brendshme Suella Braverman është treguar mjaft e ashpër me ta. Referuar numrit të burrave shqiptarë që kanë ‘zbarkuar’ në brigjet britanike, rreth 10 mijë, Sekretarja e Brendshme britanike është shprehur se vendi po pushtohet prej tyre. Këto fjalë nxitën një retorike të ashpër dhe përgjigjia e kryeministrit Edi Rama nuk mungoi. Kreu i qeverisë i konsideroi deklaratat e Braverman si ‘britmë çmendine’ dhe ‘retorikë kriminale’.
Së fundmi është nënshkruar edhe një marrëveshje mes Britanisë së Madhe dhe Francës që ka për qëllim të rrisë vigjilencën dhe të ndalojë prurjet e emigrantëve që kalojnë përmes kanalit të La Manshit për në Britaninë e Madhe. Marrëveshja parashikon një pagesë vjetore të Mbretërisë së Bashkuar për Francën për të ndihmuar policinë e kufirit në 72 milionë euro.