Nipi i familjes Lala rrëfen terrorin që përjetoi kur u gjend pranë banesës së rrënuar – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nipi i familjes Lala rrëfen terrorin që përjetoi kur u gjend pranë banesës së rrënuar

21:01 | 02/12/2019
në Kryesore, Shqiperi
0

Ende nuk kishte zbardhur e marta e 26 nëntorit, kur Indrit Markja, nipi i familjes Lala, të cilës tërmeti shkatërrimtar iu mori jetën 8 pjesëtarëve të saj, u zgjua nga një telefonatë. Një zë nga Shqipëria, i tha se shtëpia trekatëshe e dajave të tij në ish Kënetë ishte shkatërruar nga lëkundjet dhe nëntë të afërmit e tij kishin mbetur nën rrënoja.

“Na erdhi një telefonatë dhe na tha se shtëpia e nënës është shembur. Kam dëgjuar mamin duke qarë. Jam ngritur dhe direkt jam nisur për në Aeroportin e Romës, për të ardhur për këtej”, -tha Indriti.

Mes lotësh, Indriti, i rritur në Itali, rrëfen tmerrin që përjetoi kur u gjend pranë banesës së shkatërruar. “Është e paimagjinueshme, nuk ka shpjegim, duke e ditur çfarë kishte aty brenda, ishin kalamajtë e dajës, daja, nëna, dhe goca e dajës.”, -pohoi ai.

Read more

Erion Veliaj lë paraburgimin, kontroll mjekësor në një spital privat –

LAJM I FUNDIT/ Alarm për bombë, evakuohet qendra tregtare “Toptani” –

Në këtë parti ka garë dhe kryetarin e përcaktojnë anëtarët –

Ferit Hoxha vepron njësoj si ultra nacionalistët serbë –

Shtatë ditë më vonë nga e marta e kobshme, nipi i familjes thotë se ata kanë humbur shumë, por fakti që tragjedisë i mbijetoi Rama, djali i njërit prej dajave, është një dritë shprese për ta. Ai na rrëfen takimin me 17-vjeçarin në spitalin e Traumës dhe arsyet përse e shmangte bisedën më te, për çfarë kishte përjetuar adoleshenti nën rrënoja.

“Ai është i terrorizuar, sepse edhe kur vajta unë në Tiranë kur e takova po binte akoma tërmet. Ai thoshte ‘tërmet, largohuni, largohuni’. I thoja që ‘po e lëviz unë krevatin’, ai më thoshte ‘mos e prek as ti atë krevat’. Është shumë i terrorizuar, ndaj e çuam në Itali.”, tha Indriti.

Por a shpresoi Indriti se veç Ramës, mund t’ja dilnin dhe të tjerët të mbijetonin? “Shpresën e kam pas gjithmonë. Në momentin që humba avionin, po shikoja live lajmet, duke pritur. Edhe pse zemra më thoshte se është e vështirë, por shpresa kam patur. Edhe kur erdha këtu bashkëpunova me zjarrfikëset italiane, duke ditur projektimin e shtëpisë”, rrëfen Indriti.

Pas tragjedisë, pjesëtarët e familjes dibrane janë strehuar në banesat sociale në Shkozë, por nipi I tyre thotë se po mendojnë ti tërheqin ata drejt Italisë, të paktën Albertin, dajën që humbi të gjithë familjen. “Që ditën e parë që kam ardhur i kam qëndruar afër dajës. Se me të jam rritur, ai ka qenë në Itali, rrinte me ma. Jam shumë i lidhur me të. Që do të ndërtojë shtëpi tjetër këtu, nuk e besoj, është e pamundur. Sigurisht që do ta marr, nuk do ta lëmë vetëm, sepse ai ka nevojë për ne”, theksoi nipi i familjes Lala.

Nga vila trekatëshe e familjes Lala, nuk ka mbetur më asgjë. Në rrënoja gjen këpucët dhe djepin e Dionisit, kukullat e motrës binjake, Dionisës, librat e Emilios dhe Amelas, rrobat e Marjetës. Nëna bashkë me 4 fëmijët nuk mbijetoi dot, sikurse fatkeqësisht nuk ja dolën as nëna e familjes Sahadetja, i biri iliri dhe mbesa Grisilda./ Bw

Etiketa: Indrit Markjanipi i familjes LalaTermet

Të Lidhura

Erion Veliaj lë paraburgimin, kontroll mjekësor në një spital privat –

Erion Veliaj lë paraburgimin, kontroll mjekësor në një spital privat –

nga 27
22:25 | 25/04/2026
0

Ditën e mërkurë kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka lënë paraburgimin e Durrësit për një kontroll mjekësor në një spital...

LAJM I FUNDIT/ Alarm për bombë, evakuohet qendra tregtare “Toptani” –

LAJM I FUNDIT/ Alarm për bombë, evakuohet qendra tregtare “Toptani” –

nga 27
21:07 | 25/04/2026
0

Një alarm për bombë ka vënë në lëvizje strukturat e sigurisë në qendrën tregtare “Toptani” në Tiranë, duke shkaktuar evakuimin...

Në këtë parti ka garë dhe kryetarin e përcaktojnë anëtarët –

Në këtë parti ka garë dhe kryetarin e përcaktojnë anëtarët –

nga 27
14:46 | 25/04/2026
0

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se “zgjedhja e drejtuesit të partisë është një proces ekskluzivisht në dorë...

Ferit Hoxha vepron njësoj si ultra nacionalistët serbë –

Ferit Hoxha vepron njësoj si ultra nacionalistët serbë –

nga 27
13:50 | 25/04/2026
0

Kreu demokrat Sali Berisha e konsideroi një sjellje prej gangsteri atë të ministrit të Jashtëm, Ferit Hoxha, pas publikimit të...

Para
Sazan Guri publikon hartën e Shqipërisë dhe tregon cilat zona janë më të prekura nga tërmetet

Sazan Guri publikon hartën e Shqipërisë dhe tregon cilat zona janë më të prekura nga tërmetet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Erion Veliaj lë paraburgimin, kontroll mjekësor në një spital privat –

Erion Veliaj lë paraburgimin, kontroll mjekësor në një spital privat –

22:25 | 25/04/2026
LAJM I FUNDIT/ Alarm për bombë, evakuohet qendra tregtare “Toptani” –

LAJM I FUNDIT/ Alarm për bombë, evakuohet qendra tregtare “Toptani” –

21:07 | 25/04/2026
Në këtë parti ka garë dhe kryetarin e përcaktojnë anëtarët –

Në këtë parti ka garë dhe kryetarin e përcaktojnë anëtarët –

14:46 | 25/04/2026
Ferit Hoxha vepron njësoj si ultra nacionalistët serbë –

Ferit Hoxha vepron njësoj si ultra nacionalistët serbë –

13:50 | 25/04/2026
Burg për lypësin që nuk iu bind policisë dhe kërkonte lëmoshë për bukë! –

Burg për lypësin që nuk iu bind policisë dhe kërkonte lëmoshë për bukë! –

13:46 | 25/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Erion Veliaj lë paraburgimin, kontroll mjekësor në një spital privat –
  • LAJM I FUNDIT/ Alarm për bombë, evakuohet qendra tregtare “Toptani” –
  • Në këtë parti ka garë dhe kryetarin e përcaktojnë anëtarët –
  • Ferit Hoxha vepron njësoj si ultra nacionalistët serbë –
  • Burg për lypësin që nuk iu bind policisë dhe kërkonte lëmoshë për bukë! –
  • SMS nuk janë dërguar nga ne. Mos klikoni linqe të dyshimta! –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Erion Veliaj lë paraburgimin, kontroll mjekësor në një spital privat –
  • LAJM I FUNDIT/ Alarm për bombë, evakuohet qendra tregtare “Toptani” –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com